PER BABANE QE S’E NJOHA KURRE
Kjo poeme eshte marre nga libri i Poetit e Shkrimtarit FERDINAND LAHOLLI(Vellai im i dashur) me titull “Te Kjo Vajze e Pergjakur” botuar dy gjuhesh Shqip-Gjermanisht 1994
Qielli qe na rri mbi koke
c’do dite behet dhe me gri,
dhe zbret Debora floke floke,
e vendi mbushet bardhersi
Une me vetmine sy nder sy,
ketu ku flitet gjermanisht,
nje shteg mendimi hap per ty
per te takuar,sigurisht.
Qe une te behem veti i dyte,
qe une te behem me baba!
Nderkohe me lot me mbushen syte
Nga fjala qe tani u tha.
Ne shtrat vetmie tek jam sot
mendoj per ty,baba i shtrenjte!
Ti udhen more neper bote
e ne vend teje heshtja flet
Nuk di vertet ne je i gjalle
nuk di per mua a mendon,
vec di qe jeta s’do ma fale
nese yt bir nuk te kerkon.
Kam brenge e mall e dashuri
Baba,o fjale qe s’e thashe kurre!
Te kam kerkuar qe femij
E gjer me sot gjersa jam burre.
Kendoj per ty,por jam i mjere,
Kam tridhjetevite ne mjerim
S’te kam pare asnjehere,
Denuar qenkam me harrim!
Te thane,te flisje duke heshtur,
Te qeshje,tek te hiqnin zvarre.
Te deshen gjalle duke te vdekur,
Nje kembe mbi dhe-tjetra ne varr!
Shtatzene ishte ime nene
K’te here ne jete do vija une
Ndaj pergatitje shume u bene
Sa netet gdhiheshin pa gjume.
Po ti s’e prite lindjen time
Ti arratine more shpejt,
Se rrotull kishe kercenime
Per nje burgosje me te rrepte.
Po kur ke shkelur te kufiri
Pa tjeter qe ke ndjere dicka,
Dicka qe dhemb atje te gjiri
Per token qe si bij na ka.
Ke marre ndoshta dhe nje plis,
E ke lemuar lehte-lehte,
Se ke qene bir i Shqiperise
Dhe token e ke pas te shtrenjte.
Po mundet edhe te kesh qare
Ashtu ne heshtje,krejt pa ze,
Per kete jete porsi varr,
Per poshtersite qe mbijne ne te
E ne keshtu ka ndodhe vertete
Ti turp ke ndjere,sidoqofte,
Ke fshire lotet me te shpejte,
Se lotet s’e ndryshojne nje bote.
Pastaj pushtetin do kesh share,
sic shahet gjeja e peshtire,
se nga femija te pat ndare
edhe nga gruaja e mire.
Kjo jete mizore eshte gatuar,
Nuk paska jete me te lige:
Babane pasi ta kane denuar,
E detyrojne edhe te ike!
Pastaj e shpallin tradhetar,
Armik e shpallin pa ngurrim,
I vene nofken “jo shqiptar”
Per ta fundosur ne harrim.
Ndersa familjen mbetur shkrete
Pa shperblim jo nuk e lene:
Ne interrnim e nisin shpejt,
Atje ku bota mohim gjen.
Qe kur u Linda gjer me sot
Une zerin tend dot s’e kam ndjere.
Ke qene larg po sidoqofte,
s’te kam harruar asnjehere.
Kam pase nevoje per doren tende,
Se jeta eshte nje rruge e rende,
Mund te rrezohesh vende-vende,
Po duhet ngritur prape ne kembe.
Kam pase nevoje per syte e tu,
Se rruga ka dhe erresire,
Dhe mund te endesh tutje-tehu
Pa mbritur dot ku ke deshire.
Kam pase nevoje per nje keshille,
Nje ledhatim a nje shuplake,
Se jam njeri e si i tille
Te keqen dua tej ta flak.
Veshtire per mua shume ka qene
Jetim i rritur tridhjete vjet!
Ne c’humbetire valle ke rene,
Qe vec me heshtje po me flet?
E lashe vendin tone te mire,
E lashe vendin aq te shtrenjte,
E jo se kam patur une deshire,
por me grabiten c’do te drejt.
Ne Gjermani une gjendem sot,
Per ty, baba,nuk di ku je.
Shperndare jemi neper bote
Si te mos kishim hic Atdhe.
Une jam i bindur asnjehere
Ti Shqiperine s’e ke harruar,
Per te cdo cast malli tem err,
Larg saj ti ndihesh I mjeruar.
Dhe kam besim kur te trese nata,
Kur te cele dita ne Liri
Do kthejme ne nga rruge te largeta
Ne Dhethin tone Shqiperi!
Pa tjeter ti do ta kesh ndjere,
E ndjej dhe une ne zemren Zjarr:
Ne Shqiperi e kemi ndere,
Gjersa te dy jemi Shqiptar!
Poema eshte shkruar me 1990,autori ishte i vetmi poet ne dyndjen e Ambasadave
I prezantuar publikisht nga Bari i Italise nga personaliteti me i shquar shqiptar Albanollogu
I nderuari z.Robert Elsie me banim ne Gjermani