Banorët të terrorizuar: Dikush po na vjedh penisët
Në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, ka raportime të shpeshta për grabitje të organeve gjenitale.
E nxitur nga këto raportime, një antropologe amerikane udhëtoi për të dokumentuar në një fshat lajmet për vjedhje penisësh.
Kur mbërriti aty, Louisa Lombard mësoi se si një i huaj kishte ardhur në fshatin e tyre, duke vjedhur penisët.
Ajo ka takuar të paktën dy viktima të kësaj grabitje.
Njëri prej tyre tha se i huaji i kishte shtrënguar dorën dhe ai ndjeu disa dridhje në trup dhe papritur organi seksual iu tkurr dhe iu bë sa i një bebeje.
Ai nisi të ulërinte dhe aty u mblodh një turmë.
Dëshmitarët thonë se atij i ishte zvogëluar ndjeshëm penisi.
Një tjetër viktimë e vjedhjeve, ka kaluar në krizë mendore pasi ka mbetur me një mini- penis.
Antropologia thotë se banorët shprehen se personi që u vodhi penisët është një magjistar. Disa thonë se ai është arrestuar dhe është arratisur në mënyrë misterioze nga burgu. Të tjerë thonë se e kanë ekzekutuar.
Por ndërsa nuk dihet gjë për fatin e tij, banorët thonë se penisët ai i përdor për magji.
Mjeku në qytetin më të afërt thotë se perëndimorët nuk e kuptojnë një gjë të tillë, pasi kjo nuk ka lidhje me mjekësinë, por me magjinë.