Shkencëtarët ishin të informuar për ekzistencën e disa planetëve “jetimë” që endeshin “të pastrehë” hapësirës së ftohtë ndëryjore. Planetët në fjalë nuk janë pjesë e ndonjë sistemi planetar ndaj dhe ndjekin një jetë të vetmuar në orbitë të lirë në Hapësirë. Janë quajtur “të pastrehë” sepse deri pak kohë më parë nuk ishte identifikuar asnjë prej tyre. Tashmë, një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë arriti të zbulonte planetin e parë të lirë. Bëhet fjalë për CFBDSIR2149, një planet gjigand, 4-7 herë më i madh se Jupiteri.
Zbulimi u krye nga një ekip shkencëtarësh Kanadezë e Francezë, me ndihmën e teleskopëve VLT në Observatorin Jugor Evropian dhe teleskopin CFH në Havai. Sipas kërkuesve, CFBDSIR2149 konsiderohet tepër i ri në moshë, pasi është vetëm 50-120.000.000 vjeçar. Është 100 vite dritë larg nesh dhe ka një temperaturë prej 400 gradë celsius. Planeti lëvizë në orbitë të lirë dhe nuk varet nga asnjë forcë rëndese./AlbStroka/
CFBDSIR2149 lëvizë në një zonë ku ndodhet një grup yjesh, i përbërë nga 30 yje të reja. Shkencëtarët vlerësojnë se CFBDSIR2149 dikur ishte pjesë e një sistemi planetar që filloi të krijohej në një nga këto yjet, por ngaqë diçka ndodhi gjatë procesit të formimit, u largua nga “vatra”. Zbulimi pritet të japë të dhëna të rëndësishme për planetët e “pastrehë”./AlbStroka/