Meshkujt i duan me eksperiencë, femrat kërkojnë zhvirgjërim kirurgjikal
Njëherë e një kohë kërkonin të “qepnin” virgjërinë, tani kërkojnë ta humbasin, jo më si pjesë e aktit se ksual, por nëpërmjet operacioneve kirurgjikale. Kjo, sepse të dashurit nuk pranojnë të kryejnë marrëdhënie se ksuale, nëse vajza nuk ka eksperienca të mëhershme.
Një rast i tillë është paraqitur jo shumë kohë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. “Kërkoj të humbas virgjërinë”, ishte kërkesa e çuditshme, e cila iu parashtrua mjekëve. Arsyeja? “I dashuri im është i huaj. Ai thotë se, nëse nuk ke kryer marrëdhënie se ksuale më parë, pse duhet ta bëj unë.” Mimoza Keta, mjeke obstetri gjinekologe në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë, thotë se tashmë koncepti i virgjërisë, shihet si i dalë mode. Vitet e fundit është konstatuar një rënie e ndjeshme e numrit të vajzave, që vijnë në spital me kërkesën për të rikthyer virgjërinë. “Ndryshe nga kohë më parë, janë shumë të pakta rastet e vajzave të reja, që kërkojnë riformim të himenit. Tani ka ndryshuar goxha mentaliteti shqiptar. Kërkesat janë ulur.” Mjekja gjinekologe thotë se humbja e virgjërisë dalëngadalë po pranohet edhe nga prindërit.