Zbulohet zyrtarisht funksioni i sistemit te antenve HAARP
Në faqen zyrtare te S. Naval Research Lab,është zbuluar zyrtarisht operacioni i antenave HAARP. Antenat e famshme dhe misterioze të përdorura nga amerikanët për të kryer eksperimente në atmosferën e Tokës, kanë një funksion shumë preciz.Ato jane Mjete ushtarake.
Zbulimi i ketij sekreti te supozuar qe me pare,vjen drejtpërsëdrejti nga shkencëtarët amerikanë, të cilët kanë punuar me keto antena,ne një deklaratë me shkrim.
Antenat HAARP,te cilat janë akuzuar për krijimin e tërmeteve dhe fatkeqësive ne të gjithë botën, kanë një detyrë për të studiuar metoda të reja të komunikimit. Prodhojnë në lartësi të larta, pikërisht në jonosferë mjergulla me densitet të lartë plazme.
Paul Bernhardt, pjese e seksionit ''NRL Plasma''thote: "Disa kohë më parë mund të krijonim retë e plazmës për 10 minuta, por tani me antenat HAARP mund të krijojme këto re për më shumë se një orë,dhe retë zhduken pasi të jete fikur sinjali i antenave HAARP ".
Duke përdorur tek transmetuesit frekuencë të lartë 3,6 megavat (HF) HAARP, retë e plazmës, apo sferat e plazmes, janë duke u studiuar për përdorim si pasqyra artificiale në një lartësi prej 50 kilometra nën Jonosfere dhe do të përdoren për reflektimin e radarëve HF dhe sinjalet te komunikimit.
Përpjekjet e mëparshme për të prodhuar përmirësime të densitetit elektronike kanë dhënë dendësi elektronesh prej 4 x 10 ne fuqi te peste për centimetër kub (cm 3) duke përdorur transmetimet radio HF afër brezit të dytë, të tretë dhe të katërt,te frekuencave elektronike ciklotron. Kjo frekuencë prej 1,44 MHz,është afër shpeshtësise,me të cilën elektronet sillen rreth fushës magnetike të Tokës.Ndersa me Grupin NRL ishin në gjendje për të prodhuar retë plazmike artificiale me dendësi elektronesh,qe tejkalon 9 cm x 10 5/3, duke perdorur brezin e gjashtë te frekuencës te elektroneve ciklotron te transmetimit të antenave HAARP.
Imazhet optike te rese se plazmës te krijuara nga HAARP,tregojnë se ata janë turbolente dhe ndryshojne dinamikisht strukturen dhe densitetin. Valët elektrostatike te krijuara nga transmetimet radio HAARP mendohet të jenë përgjegjëse për përshpejtimin e elektroneve të energjisë së lartë të mjaftueshme për të prodhuar shkarkime dhe ndricime në atmosferën neutrale,në lartësi prej pothuajse 170 kilometrash.
Retë artificiale te plazmës janë llogaritur duke përdorur radio HF dhe backscatter te frekuencave të larta (UHF) radarë dhe imazhe optike. Matjet tokësore te emetimeve elektromagnetike te stimuluara, ofrojnë dëshmi të fuqisë dhe frekuencës për valët elektrostatike te elektroneve te përshpejtuar në mjedise jonizuese.
Ekipi është duke punuar për këtë projekt me bashkëpunëtorë të NRL SRI International,te Universitetit te Alaskas, Fairbanks, Universitetit te Floridës, dhe BAE Systems,duke sintetizuar vërejtjet e deritanishme me teorinë e ndërveprimeve parametrike,për të zhvilluar një teori të plotë të gjeneratës së re plazmatike . Fushata HAARP per te ardhshmen,e planifikuar në fillimet e vitit 2013, do të përfshijë eksperimente për të zhvilluar re me te jonizuara,me te dendura dhe më të qëndrueshme.