Forumi Kuq E Zi
QAMILI I VOGEL-ZË QË NUK SHUHET Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
QAMILI I VOGEL-ZË QË NUK SHUHET Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
QAMILI I VOGEL-ZË QË NUK SHUHET Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
QAMILI I VOGEL-ZË QË NUK SHUHET Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
» TË PËRKUJTOJMË VETERANIN E KËNGËS SHQIPE - QAMILI I VOGËL

QAMILI I VOGËL ZË QË NUK SHUHET-MONOGRAFI NGA DEMIR KRASNIQI

Shkruan: Shaban Cakolli

Pavarësisht situatave të disfavorshme politike dhe ekonomike, kur pushtuesi po bënte krejt çka arrinte të shëmtonte përmbajtjen kombëtare kulturore të diturisë sonë, Qamili i vogël po rezistonte me dinjitet, për të ruajtur frymën kombëtare të kulturës sonë,
pa përfillur pasojat që mund të binin mbi të. Ai e deshi atdheun, këngën dhe diturinë kombëtare dhe në moshën e tij njomake krijoi, kompozoi dhe këndoi shtatëdhjetë e tri këngë motivesh të ndryshme, suksesi i të cilave më pas i zgjoi ëndërrën e zjarrtë,
për të u bërë këngëtar i dashur i popullit, këngëtar i qëndrueshëm i kohërave. Ai përherë e më shumë e përvetësoi mjeshtrinë e këtij arti të dashur popullor dhe nga artëdashësit e kombit u stolis me shumë epitete, si: Bilbili i Kosovës, Babai i këngës shqipe, veteran dhe doajen i këngës.
Epitete këto që kanë arritur pak personalitete të kulturës dhe këngës sonë kombëtare.



Qamili i Vogël u gjind gjithëhere në stërvitje, nuk pushoi së vepruari, fitoi simpati te dashamirët e artit, bashkoi rreth vetes grupe këngëtarësh e këngëtare dhe u bë nismëtar i shumë shoqërive kulturore, jo vetëm në Kosovë, por edhe në treva tjera shqiptare.
Në situatën jo të favorshme politike, por edhe ekonomike nxori mbi tetëdhjetë audiokaseta, tridhjetë videokaseta dhe afro pesëqind këngë të veta me motive të ndryshme. Atë botë Qamili i Vogël para masave artëdashëse u bë i dashur dhe këngëtar i pa zëvendësueshëm.
Qamili i Vogël atë kohë ishte ndër këngëtarët më të ngrohtë, që artëdashësit më së shumëti kanë vjelur nga shpirti i tij artistik. I lindur në Gjakovë, Qamili i Vogël, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Prishtinë. Ai ka punuar në" Rilindje" deri në pension, kurse ka kontribuar
dhe pasuruar TVP, tani RTK, ku ka lënë shumë gjurmë nga veprimtaria e tij kulturore. êshtë për t'u habitur se si sot nuk janë në gjendje së paku një herë në vit ta përkujtojnë me një emision këtë personalitet të madh të kulturës sonë kombëtare! !
Këngëtari popullor, Qamili, quhet i Vogël, sepse qysh si fëmijë ka filluar të këndoj nëpër dasma dhe tubime të ndryshme. Prandaj sa herë që shpërthente hareja në Gjakovë, të pranishmit thonin:"Thirreni Qamilin e Vogël të këndojë", gjë që ishte normale, sepse ende ishte fëmijë.
Prandaj mbiemri i Vogël është një epitet i bukur që ia ka dhuruar populli. Kështu falë përkëdheljes së popullit "Qamili i Vogël", këngëtari i lavdishëm me zërin e tij artistik që ushtonte në malin e Qabratit u bë i njohur në mbarë Shqiperinë Etnike
Ai u bë sinonim i këngës popullore me melodinë e tij, prej të cilit kënduan shumë gjenerata,. Një dhunti tjetër e këtij solisti të mirënjohur është se Qamili i Vogël kurrë nuk këndoi këngë për qoftëlargun J. B. Tito, siç vepronin disa këngëtarë, (ani me sharki e çifteli dhe kostum kombëtar shqiptar), siç ishin vargjet "Marshall Tita n' kali t'bardhë".
meithëse ai ishte shtatëgjatë dhe personalitet i madh. Ai ishte kultivues i kulturës sonë kombëtare, duke i shpallur tërë jetën e tij luftë të pakompromis antivlerës, nga se donte një kulturë kombëtare të pasur dhe unike. A duhet të lihet në harresë ky personalitet i madh i kulturës sonë kombëtare?! Ndoshta të hutuarit pas shundit dhe kiçit,
mendojnë se kjo ikonë e kulturës sonë do të mbulohet me pluhurin e harresës, por jo ne nuk do të lejojmë pluhërosjen mbi personalitetet madhështore të historisë dhe kulturës sonë kombëtare. Vlerat më të themelta të së kaluarës që kanë mbajtur gjallë popullin tonë janë: Historia, kultura dhe tradita kombëtare, të cilat do t'i hulumtojmë, ndriçojmë dhe do i bëjmë të njohur e të dashur për çdo dashamir të kulturës dhe kombit. Ata që e njohën Qamilin e Vogël si dhe e deshën kulturën kombëtare nuk do ta harrojnë kurrë këtë veteran të këngës, por edhe ata që nuk e njohën do të mësojnë dhe do të mbjellin simpati shpirtërore për të. Pse? Sepse ai u mor me karakteristikat simbolike të këngës, i këndoi Rilindjes Kombëtare dhe figurave të etapës së saj, vlerave më të rezistueshme kombëtare, që do të nxitin kureshtjen e të rinjëve të e njohin verën e tij, dedikuar së kaluarës sonë historike. Veprimtaria e tij dedikuar shtigjeve të historisë sonë kombëtare, ka vlerë reale-historike për të kaluarën tonë. Padyshim tani mbi 22vjet të vdekjes së tij, ka gjurmë se ai ka lënë këngë dhe krijimtari poetike, me të cilat nuk është marrë asnjë studjues intelektual, për të hedhur ndriçim mbi to, e që mundësitë më të mëdha për kët dhe përkujtimin e figurës së tij kanë pasur "Rilindja" ku a ipunoi dhe RTK, ku ai derdhi kontributin e tij. Nga ky borxh nuk mund të lirohen as disa intelektual të Gjakovës artëdashëse, në gjirin e së cilës lindi dhe hapëroi Qamili i Vogël, të cilës i këndoi tërë jetën. Gjeneratat e tij dhe gjeneratat tona në vazhdim, duhet të jemi ballëlartë që nga gjiri i popullit tonë doli ky personalitet që e deshi atë dhe i këndoi tërë jetën. Të rinjtë tanë duhet të njohin dhe kanë nevojë për të njohur këtë veprimtari të kulturës sonë kombëtare dhe historike. Ata duhet të e mësojnë në mënyrë që ta njohin, ta përkujtojnë me shënime kulturore kalimtare dhe të emërojnë institucione kulturore me emrin e krijuesit popullor - Qamili i Vogël.

____________________

Ka pasur etnomuzikolog,të quajtur miq të tijë,njohës të mirë të tijë,njerëz që kanë vjelur nga shpirti i tijë,që u ka lënë vepra të begatshme,të cilët pas vdekjes së bacës Qamil,treguan shpirtngushtësinë e tyre dhe nuk u treguan të gatshëm së paku njëherë në vit,të përkujtojnë
këtë ikonë të çmuar të kulturës sonë kombëtare!Po,kjo ikonë,ky veteran i këngës shqipe nuk mund të mbetej në pluhurin e harresës si mendonin disa.A do të donin disa që në një farë mënyre të përvetsonin punën e begatshme të këtij veterani të madh,duke ia vjedhur autorsinë
këtij mjeshtri të madh,duke i përdorur këngët e tijë si të vetat,duke dalur kështu pa fije turpi autorë të këngëve,autorë të rrejshëm të teksteve dhe melodive të tij,madje edhe bastardim i teksteve të tijë,madje shumë nga këngëtarët inçizuan produkcionet e tyre,duke shtrembëruar realitetin,
duke i regjistruar këngët që i krijoj dhe komponoi baca Qamil,si këngë pa autorë,të shënuara si popullore,duke ua shtrembëruar edhe melosin!!!Po,baca Qamil kishte edhe miq të mirëfilltë,të cilët e donin,bashkëvepronin me te,që duanin vlerat kombëtare,që çmuan dhe ruajtën
veprimtarinë e tijë.I tillë ishte Demir Krasniqi,një këngëtar e krijues i madh,që diti të krijoj e ruaj vepra,një etnomuzikolog,një këngëtar i çmuar.që vet dha gjitha nga vetja për kulturën e kombin,shoqëroj Qamilin në këngë e krijimtari,por edhe ia ruajti me kujtim e rrespekt,krijimtarinë
e tijë të frytshme muzikore.këtij këngëtari të spikatur popullor.Duke pasur parasyshë miqësinë e ngrohët me bacën Qamil,kontributin dhe veprat që i ka lënë në dispozicion baca Qamil,rëndësinë e shumëfishtë të tyre për etnomuzikologjinë Kosovare dhe shqiptare në tërësi,për të
njohur brezat e rinjë me punën kulturore të këtij veterani të madh,Demir Krasniqi i hyri një pune aspak të lehtë dhe me shumë përgjegjësi,duke pasur shumë fakte për te si bashkëpunëtorë e mik,duke hulumtuar edhe shënime tjera,hartoj një monografi për bacën Qamil,duke
e titulluar ate"QAMILI I VOGËL ZË QË NUK SHUHET".Këtë monografi Demir Krasniqi e nisi për hartim në baza vullnetare,nga vullneti dhe dëshira të jep kontributin për ndriçimin e jetës dhe veprimtarisë së Qamilit të Vogël.Kjo monografi shquhet ndër monografitë më të mira që ka
mundur të hartohet ndonjë nga monografitë te ne.Aty jipen burime të pasura ,të drejtuara nga rrespekti,malli dhe dashuria e madhe që pati Demir Krasniqi ndaj këngëtarit dhe krijuesit të madh Qamili i Vogël.Kjo monografi e vullnetit të mirë ka bërë që brezat që nuk e kanë
njohur bacen Qamil,të e njohin hollesisht punën e tij,të ua ofrojnë atyre një pasqyrë komplete rreth tij,të ua rikujtoj dashamirëve të artit që veprat e tij të mos harrohen,por edhe atyre që luajnë me autorësinë e tij të heqin dorë nga ai veprim i shëmtuar.Demir Krasniqi,si muzicient
dhe krijues i madh,si mik i baces Qamil,me këtë monografi kapi dy ngjarëje të mëdha.E para,monografia u botua në shenjë rrespekti për një përvjetor të ndarëjes së tij nga ne,si dhe njohëja e dashamirëve të artit tonë me jetën dhe veprimtarinë e bacës Qamil,kultivimi,dhe
mbrojtëja e krijimtarisë së tij.Tani ne këtë punë të madhe monografike të Demir Krasniqit,edhe po deshëm nuk mund të e përmbledhim në një vështrim tonin,por ka disa çështje të zbardhura,që janë shumë të rëndësishme për ne dhe lexuesit tanë kudo që janë.
E para,na e bënë të mundur të njohim hollësisht jetën dhe veprat e tij.E cekëm më lart në shënimin tonë,përse populli e quajti Qamil Muhaxherin-Qamili i Vogël,tani po japim përse quhej Muhaxheri?Demir Krasniqi,mik dhe bashkepunetorë i baces Qamil ,na mëson:
Qamili i Vogël,sipas rrethanash historike,me rastin e shpërnguljeve të mëdha të shqiptarëve nga fshatrat e rrethit të Jabllanicës,të parët e familjes së tij ishin ardhur në Gjakovë nga një fshat i komunës së Medvegjës,u ku të gjithë ardhacakët quheshin "Muhaxhir",
kështu mori mbiemrin edhe familja e baces Qamil.Kjo është një e dhënë shumë e ndritshme rreth figurës së tij,nga që deri më tani shumëkush nga ne nuk e kemi ditur.
Qamili i Vogël-Muhaxheri,u lind me 1923 në në familje bujqësh,në mahallën e Gecës në GjakovëNë kushte të vështira kishte arritur arsimin elementar,pasi gjendja dhe kushtet atëbotë ishin të tilla,ka qenë pjesmarrës i LNÇ,së,ku më vonë u kualifikua si punëtor grafik
në shtypshkronjën"NGB+Rilindja*Prishtinë,ku punoi deri në pension.Autori i monografisë Demir Krasniqi,na njofton se:Talenti i rrallë i Qamilit,u vërejt shumë heret kur ai ishte fëmijë.Ai kishte mjeshtri dhe zë karakteristik,kështu mjeshtri i madh,pedagogu i këngës
popullore Ymer Riza,e mori në mesin e vet nga fëmijëria dhe punoi me te cilin punoi gjatë tërë jetës.Që nga ajo kohë Qamili filloi të le gjurmë në këngën popullore dhe krijoi emër këngëtari i cili nëpër kohë fitoi famë të madhe.Të flasim për veprën dhe jetën e bacit
Qamil.rrethanat dhe kushtet e vështira në të cilat ka vepruar,krijimtarinë e tij të madhe me plot vepra e rrespekt,asesi nuk mund të e përmbyllim në vështrimin tonë,lexuesi duhet të lexoj veprën e Demir Krasniqit"QAMILI I VOGËL ZË QË NUK SHUHET";ku do të njeh
gjërësisht jetën dhe veprimtarinë e bacit Qamil.Para se të hedhim edhe disa njohuri rreth baces Qamil,të ju njohim pak me veprimtarinë e Demir Krasniqit.




Demir Krasniqi u lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës, nga nëna Hysnije dhe babai Shefkiu .Rrjedh nga një familje skajshmërish e varfër , por shumë bujare , mikpritëse dhe me bazamente të forta kombëtare .

Shkollën e plotë fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollimin dhe kualifikimin profesional muzikor i kreu në Prishtinë.

Talenti i tij i rrallë muzikor dhe dashuria e madhe ndaj këngës , u vërejt që nga ditët e para të fëmijërisë së tij, në bankat shkollore, në programet e ndryshme shkollore, ku gjithmonë dallohej me talentin dhe interpretimin e tij të shkëlqyeshëm.

Më 25 Maj 1964, në Manifestimin ndërkomunal të Kamenicës “Mikrofoni është i juaji”, Demir Krasniqi i shoqëruar nën përcjelljen e violinës nga arsimtari i tij, Rexhep Bunjaku, përfaqësoi shkollën fillore të Tugjecit, me këngën “Hajredin pasha po na vjen Radikës”, me ç’ rast nga Juria profesioniste u nderua me Shpërblimin e Parë, në vlerë prej 5000 dinarësh, që atë kohë ishin sa dy paga e gjysmë të një mësuesi .

Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:

Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës, ku krahas punës edukativo – arsimore , në të gjitha shkollat ku ka punuar, ka themeluar edhe grupe e shoqëri të ndryshme muzikore, si: SHKA “Shpresa e Malësisë” në fshatin Tugjec, të Malësisë së Kamenicës, gjatë vitit shkollor 1970/71, Grupi muzikor i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë , më 1974- 1977, SHKA “Kosova” në Prishtinë, më 1974, Grupi muzikor i Shkollës Fillore në fshatin Llabjan, në fshatin Slivovë, në fshatin Novo Bërdë dhe në fshatin Viti të Merecit, prej vitit 1977 deri më 1980.

Ka qenë anëtarë i rregullt i AVI “ÇIFTELIA” të Radio Prishtinës, nën drejtimin artistik të kompozitorit dhe etnomuzikologut Lorenc Antoni, prej vitit 1968 deri më 1977. Anëtar dhe bashkëthemelues i Grupit folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë, prej vitit 1965 deri më 1980.

Në Gjilan, ka themelua SHKA “DITURIA” pranë shkollave të mesme të qytetit në fillim të viteve të 90-ta, pastaj themelues i Grupit muzikor “Xhevahiret e Gjilanit”, Grupi muzikor “Krasniqja” në Gjilan, Grupi folklorik “Shahiria” në Gjilan, Grupi muzikor i shkollës fillore “Selami Hallaçi “ në Gjilan, Grupi muzikor “Marigona” i shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, Grupi muzikor i shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, Grupi muzikor “Tefta Tashko” i shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan etj. etj.

Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar që nga viti 1968, kur u pranua si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ka dhënë një bagazh shumë të madh incizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.



Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gazmendeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare si: Rivista e Folklorit Ballkanik në Zagreb, Rivista e Folklorit Ballkanik në Ohër, Tubimet e Folklorit Ballkanik në Beograd dhe në Festivalin e Folklorit të popujve evropian “Danubi i kaltër” në Novi Sad, ku ka këndua në duet me Nexhmije Pagarushën , këngën “Ku po shkon moj Rrushja e lalës”, festival ky që për herë të parë u transmetua direkt përmes rrjetit televiziv evropian “Eurovizion”.

Në Jubileun e 500 – vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar legjendar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu , më 1968 , ka incizua dhe publikua këngën “Kushtrimi i Skënderbeut”.

Në Jubileun e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , më 1978 , ka krijua, kompozua , incizua dhe publikua këngën me titull : “Lidhja e Prizrenit”.

Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër.

Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova.

Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është prezantuar si kantautor i këngës:”Kosova – nuse me kurorë”.

Me rastin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, para publikut gjilanas është prezantuar si kantautor i këngës :”100 vjet të Pavarësisë”.

Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Kënga e parë që e ka kompozua , titullohej “Kënga e vashës” dhe këtë këngë e ka incizua në Radio Prishtinë në duet me këngëtaren Liliana Çavolli.

Ka qenë pjesëmarrës disa herë me radhë në Festivalin tradicional “Akordet e Kosovës” më 1969,1970, 1974, 1976, 1980, 1988, 1995 etj. Në Festivalin tradicional “Kosovarja këndon” në Ferizaj më 1976, kënga e tij kushtuar heroit të popullit Zenel Hajdini, është shpërblyer me Vendin e Parë të Jurisë profesionale dhe me Vendin e parë të Publikut.

Që nga viti 1969 ka qenë anëtarë i Lidhjes së Kompozitorëve të Jugosllavisë (SAKOJ) në Beograd , anëtar i Mbrojtjes së të Drejtave Muzikore të Autorëve (ZAMP) dhe anëtar i Lidhjes së Autorëve të Muzikës Popullore (SANAM) në Beograd .

Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.

Është kantautor i himnit të Televizionit të pavarur “Festa” të Kumanovës, himnit të “Liberalëve”, “Himnit për Kosovën”, “Marshi i UÇK-së” dhe Himni i “Flakës së Janarit” në Gjilan.

Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.

Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare. Pos kësaj, ka botuar me qindra këngë burimore në “Folklorin muzikor shqiptar” Bleni 4,5,6 dhe 7 të Lorenc Antonit.

Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit.

Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi . Ndër mediumet publike në të cilat ka punua si gazetar dhe moderator i shumë emisioneve, duhet përmendur : Radio “Viktoria” në Gjilan, Televizioni i pavarur “Vali” në Gjilan, gazeta “Bashkimi” në Gjilan, Gazeta javore “Fokus” në Prishtinë, gazeta javore “Perspektiva” në Preshevë dhe veb faqja elektronike “Zemra Shqiptare” në Londër .

Për punën dhe kontributin e tij, gjatë karrierës prej këngëtari e krijuesi muzikor është nderuar me qindra mirënjohje, pllaketa , e dekorata tjera.

Demir Krasniqit , për mbledhjen dhe publikimin e dy veprave muzikore të këngëtarit legjendar kosovarë Qamili i Vogël – Muhaxhiri ( pas vdekjes së tij) , Familja e këtij këngëtari të pavdekshëm , ia dhuroi dy kompletet e gardërobave kombëtare të Qamilit të Vogël, dhurata këto që Demir Krasniqi i mbanë, i veshë dhe i ruan me krenarinë dhe respektin më të madh njerëzor .

Në Qershor të vitit 2010, përmes Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, dy këngët autoriale të Demir Krasniqit:”Faleminderit Amerikë” dhe “ Këngë për Presidentin Bill Klinton”, i dorëzohen në duar Presidentit historik të SHBA-së , z. Bill Klinton, i cili e falënderon publikisht autorin dhe këto dy këngë janë të parat në historinë e folklorit muzikor shqiptarë, të cilat hynë në Muzeun e burrështetasve amerikanë , në Shtëpinë e Bardhë të Vashingtonit .

Në Festivalin tradicional “Zëri i Alfabetit-2011” në Manastir, Demir Krasniqi nderohet me një mirënjohje dhe me “Plaketën e Kongresit të Manastirit”.

Në çmimet e Dhjetorit të vitit 2011, nën moton:”Me më të mirët”,organizuar nga Kuvendi Komunal dhe DKRS e Gjilanit, nderohet me mirënjohje “PËR KONTRIBUTIN SHUMËVJEÇAR NË SFERËN E ARTIT DHE TË KULTURËS”.
Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993,
“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995,
“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
“Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003,
“Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,
“Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004,
“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005,
“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë ,2005,
“Kroi i këngës “- Gjilan, 2006,
“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
“Valle popullore” – Gjilan, 2007 ,
“Këngë dhe ilahi fetare” – Gjilan, 2007,
“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 ,
“Diell lirie” – Gjilan, 2008 ,
“Lirika popullore e Gollakut” – Gjilan, 2008,
Gëzim Marku :”Intervistë me Demir Krasniqin”, botoi “Zemra Shqiptare” – Londër , më 2009 ,
“I pa epur” – Gjilan, 2010,
“Malli për Gollakun” – Gjilan, 2010,
“Djepi i këngës” – Gjilan, 2011,
“Therje me vegsh “ – Gjilan , 2011.
“Amaneti” – Gjilan, 2011.
“Tinguj dhe ofshama” – Gjilan, 2012.
“Komentime dhe përkushtime” – Gjilan, 2012.
“ Kënga ime” – Gjilan, 2012.
“ Sofra e këngës ” – Gjilan, 2012.

Jeton i pa punë, pa kurrfarë të ardhurash dhe krijon në Gjilan.

Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:

“Për emrin e Zotit,

Për nderin e kombit,

Për gjakun e dëshmorëve,

Për eshtrat e varreve”!





Demir Krasniqi,njohës i mirë i muzikës,këngëtar i ëmbël,mik i bacës Qamil,bashkëpunëtorë i tij,bacën Qamil e quan:Qamili i Madh,Bilbili i Kosovës,Mbret i Këngës,Baba i këngës,Mësues i këngës,Ambasador
i këngës,Shpirt i këngës,Mjeshtër i këngës,Pioner i këngës,Veteran i këngës,Doajen i këngës,etj.......Vet këto emërtime tregojnë se Qamili ishte njeri i madh,por jo vetëm kaq,tregojnë se edhe autori i monografisë
Demir Krasniqi,është njeri i madh,nga se njeh vlerën e artit dhe mikut,pa njohëjen e të cilave nuk mund të ndihemi as vet se kemi vlerë.
Qamili i vogël del si këngëtari më i spikatur i gjysmë shekulli kënge.Në fillim të këngës së vet Qamili ka kënduar këngë me motiv nga jeta e tij personale,këtë e ka shty frymëzimi i rinisë së tij të përmbushur
plot vuajtëje.Më vonë me mjeshtri të rrallë e ka kultivuar këngën burimore gjakovare,duke e pasuruar më vonë me një vistër këngësh të zgjedhura nga rrethi i Tiranës,Shkodrës,Elbasanit, Beratit,Korqës.
Në moshën e pjekurisë Qamili iu është rrekur edhe këngës folklorikeqë i ka kënduar me mjeshtri,që ua ka ruajtur me shumë kujdes origjinalitetin.Qamili me sukses diti të thurë dhe komponoj këngë të reja,me
motive qytetare e fshatare,të cilat u mirëpritën gjithmonë nga publiku.Ato këndohen dhe dëgjohen me ëndje edhe sot e kësaj dite kudo,në ndejat shoqërore,ahengje e gazmende popullore,koncerte e mediume
tjera publike e kulturore.Duhet cekur se veprat dhe kenget e Qamilit të Vogël,i kanë qëndruar dhe u qëndrojnë të gjitha kohërave,kanë tërhequr dhe tërheqin vemendjen dhe kërshërinë e lexuesit.
Këngët e tij:Vajtimi i Avdisë,Kënga e Rexhës,Krisi Pushka,Dah Polloshka,Met Isufi,Te shtunen nga içinija,Krisen Topat,Kadal dal,po vjen Pleqnia,ishin karakteristikë e veçantë e këngëvetë tij të cilat hynë
në zemrën e popullit.Qamili veq si krijues i këngës dhe kompozitor,me vargjet e veta dhe figurat stilistike na bënë përshtypjen e një poeti të rryer.Se ishte poet i mirë ka dëshmuar me shumë nga poezitë e veta,
por quditërisht pesë vite para vdekjes e kishte shkruar epitafin për vdekjen,të cilin e kishte ruajtur në fshehtësi të titulluar"VJERSHA IME",e cila tani thuaj është shumë e njohur për gjithë ne,unë po i jap
vetëm një strofë,që lexuesi sapo të e vështroi do i kujtohet:

VJERSHA IME

O,ju shokë,miqë dhe dashamirë
Kur t´kaloni ndonjëherë këtu pari
K´theni e m´kqyrni ku jam i shtrirë,
Ndoshta pak ju hiqet malli!
Se kush ishte Qamili i Vogël,këtë na e thotë gjërë e gjatë me disa analiza veq e veq,Demir Krasniqi,të cilin e falemnderojmë për mundin e tij të madh,që bëri për të ruajt kujtimin dhe për të na njohur me vepren e tij.

Nga monografia mësojmë se Qamili ishte një krijues i begat muzikor,një mik i çmuar,një atdhedashës që shkruante dhe këndonte për atdheun,ëndërronte për lirinë shqiptare,nuk ishte materialist,gjithçka
çka inçizoj e botoj bëri me mjete të veta materiale.Qamili i Vogël ,kohën kur shumë krijues muzikor,që turreshin mbas porosive me pagesa të majme,ai nuk kishte qëllim material,kishte synim në mbrojtëjen e kulturës kombëtare,pasurimin e saj
investoj tërë jetën potencialin e tij shpirtëror e material,,udhëtoj me shpenzime të veta nga oda në odë, nga fshati në fshat, nga qyteti në qytet,nga shkolla në shkollë,nga koncerti në koncert,nga një shoqëri
në tjetrën,nga një shtet në tjetrin në çdo mes ku kanë jetuar e punuar shqiptarët,të përhap,kultivoj dhe mbjell dashuri ndaj këngës shqipe.Madje baca Qamil e kishte thënë haptas:
NËSE KËNDON PËR FYTYRË-NUK DO TË KESH PARA;NËSE KËNDON PËR PARA -NUK DO TË KESH FYTYRË!Çka të shkruajmë më parë për këtë monografi të pasur:Na mëson se Qamili si ambasador i këngës ,që i dha famë edhe
Radio Prishtinës,pas vdekjes fatkeqësisht nuk u përkujtua as nga ata.Autori i monografisë na njeh:Qamilin e Vogël,si këngëtar popullor,si kompozitor i këngës popullore,formimi i tij si krijues popullor,
na jep:Analiza dhe pasqyrën tabelare të këngëve të Qamilit të Vogël,Ambitusi në Këngët e Qamilit të Vogël,Veprat e tij muzikore,Qamili i Vogël si Poet Laik,Popullor,Qamili i Vogël-Amator i jetës kulturore
dhe pedagog i këngës popullore,Qamili i Vogël si mbledhës i folklorit muzikor shqiptar,Qamili i Vogël si producent i parë shqiptar nga Kosova,Qamili i Vogel,ambasador i kenges shqipe në vende tjera....

Në fund muzicienti dhe këngëtari Demir Krasniqi,në monografinë e Qamilit,jep edhe disa shkrime që kanë shkruar të tjerët për Qamilin e vogël,SI QAMILI I VOGËL TEMË E KONGRESEVE FOLKLORIKE-Shefqet Pllana,
QAMILI I VOGËL NË LIRIKËN TONË QYTETARE-Rexhep Hoxha,SI DUKAT I VOGËL-Maksut Shehu,KRIJUES E RRAPSOD I PALODHSHËM-Vehap Shita,GJYSMË SHEKULLI KËNGË-Sylejman Dërmaku,U SHUA EDHE NJË YLL I KËNGËS"Fjala",

E HARRUAM SI SHPEJT QAMILIN E VOGËL"Bujku"1993,I MADHI QAMIL I VOGËL-EsatDujaka,BIE SHARKIA E YMER AGES;Poezi nga Esat Mekuli, dhe ne fund AUTO-EPITAF i Qamilit të vogël.
Të shtjellojmë tani këta tituj një nga një për lexuesin tonë,edhe pse duam,kjo duket e pa mundur,por secili që lexon monografinë Qamili i Vogël Zë që nuk Shuhet,nga Demir Krasniqi,do të njeh bukur
jetën dhe veprën e Qamilit të Vogël.Do të mësojmë se Qamili i Vogël,si njeri i mençur e i urtër,si atdhedashës e këngëtar me famë,u bë udhërrëfyes i shumë këngëtarëve dhe grupeve muzikore,që lindën
pas tij në Kosovë dhe viset shqiptare.Ai në zemrat e artdashësve u bë një çenie e shejtë e cila nëse lindë,lindë shumë rrallë te ne.Figura e tij çmohej dhe do të duhet të çmohet kurdoherë,si për kah miqësia,
urtësia,atdhedashuria e kënga,ai ishte që qdonjëri nga ne ia kishte lakmi,çdonjëri prej nesh veçmas këngëtaret,ëndërronin të ishin një Qamill,si ai.Andaj këtë gjenerator burimi të këngëve sikur do të
ishte mirë çdonjëri nga ne të e përkujtojmë më shpesh,të e nderojmë,rrespektojmë e çmojmë,punën dhe veprën e tij të pashoq.Edhe njëherë falemnderojmë Demir Krasniqin,për monografinë e tij"Qamili i Vogël
zë që nuk shuhet,mes të cilës patëm mundësi të njohim më mirë ambasadorin e këngës shqipe Qamili i Vogël.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons