DITA IME
Tungjatjeta dita ime!
Zgjuar prita,
të përshëndesja,
minutin tënd të bardhë,
orën tënde të parë,
akrepat e tu,
që dyshues lëvizin përballë meje,
e si shtojzovalle përrallash, më shohin bebëza-zmadhuar,
kur unë lehtas u them:
Ndalni!
Ku shkoni ju maratonomakë të vegjël?
Zbritni nga kuajt e kohës,
e ndaloni orët!
Tungjatjeta Dita ime.
Ndali pra akrepat e tu!
Pusho pak,
por dashuri me mua, bëj pa pushuar.
Më fal bardhësinë tënde,
te të fal erëdashurinë time.
Largoje çarçafin e natës tutje,
e mos i fshih hiret e tua, nga retë ziliqare.
Tungjatjeta dita ime!
Ne prehrin tënd, shoh më mirë,
dëgjoj e gëzoj më bukur,
shoh dhe dashuroj më shumë.
Thuamë pra dita ime,
që më do, sa të dua ,
që të jap, ç’ka më jep
që s’do të ndahesh nga unë!
Tungjatjeta dita ime!
Ti, mund të jetosh,
edhe pa natën,që të ndjek pa t’u ndarë
tash’ e milona vjet, qysh kur Eva e Adami,
kafshuan mollën e ndaluar.
Falmi orët e tua,
e mund ti shndërroj në ëndërra,
edhe pa qenë mbrëmje.
Ti, dita ime e bardhë,
antonim i errësirës që vërtitet si çikllop,
me heshtën zjarrskuqur në syrin e tij të vetëm,
e né,
orët na gllabëron me gjumin-vdekës,
falmu mua o ditë!
Gjithshka mund të bëj, orëve-tua të ndritëshme!
Tungjatjeta dita ime!
U rritsh, pa u plakur kurrë!
Tu ngjatë JETA, pra!
22 shkurt 2013