Forumi Kuq E Zi
SABIT RRUSTEMI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SABIT RRUSTEMI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SABIT RRUSTEMI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SABIT RRUSTEMI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1SABIT RRUSTEMI Empty SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:33

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SABIT RRUSTEMI Sabit%20Rrustemi

Sabit Rrustemi lindi më 3 Prill 1959 në Terzijaj afër Zhegrës (Gjilan). Shkollimin fillor e kreu në Zhegër, vijoi shkollën e mesme në Gjilan kurse fakultetin Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë.

2SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:34

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
E DIELA ZGJATË ËNDRRËN

E diela zgjatë ëndrrën
vonon agun
atë trokitje në dritare

jashtë shtëpisë
bryma tinzare e natës
dogji atë jeshil buzësh

u vonuam e dashur
një orë u vonuam
duke e pritur atë puthje
në ëndërr

të dielën e shterrim solo
si kafenë e zezë
të një mëngjesi

31 tetor 2010

3SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:34

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MA GJEJ

Ma gjej atë varg
atë imazh
ma gej atë Po E zi
që flakë mërzi

veten tënde
ma gjej në mua
veten time në Ty
e m'i kthjell këta Sy

në dritë hëne e dielli
deri te ajo kupë e kaltër
të prekim
e të prehemi
sall me dashuri

1 Nëntor 2010

4SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:35

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TEK RRËNJA JOTE

dyshimi
për dallim nga krimbi,
nuk e gërryen atë ZemërMollë,
po atë LoçkëZemre

mos i jep rast
të të futet në brendi
trupit jeshil
qerpikëve të zi

strehë e tij
mos u bë
moj peh’rri

se ajo zemërrëmollë
do gërryhet
do bëhet zi

ajo loçkëzemre
do rrudhet
do t’kurret
e do varet syve të mi
plot mërzi

as dyshimit
as krimbit
strehë
nuk do t’i bëhesh ti

verë e dimër
tek rrënja jote do rri
plagët të t’i mbyllë me dashuri
nëpër sythat me lule
të buloj përsëri
me frut të ri

Gjilan, 6 nëntor 2010

5SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:35

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VJEN ME DIELL

e diela vjen sërish
me diell
lutje e vetmi

vjen dhe me të dridhshmen dashuri
fshehur diku
nën gji

vjen
e më gjen mua tek ty
ku rri

të gjen ty
nën këtë strehë zemre,
si zog vjeshte nën çati
të t’mos lag ai shi

e diela vjen
e më gjenë atje ku dua
ku me ëndje rri

tek ai Çepur i lashtë
nën një meditim të ri
i flakëruar me dashuri

14 Nëntor 2010

6SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:36

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MONOLOG DIELLOR

ajo sillet njëzeekatër orë
rreth meje
ditë e natë
me mijëra vjet

në sistemin tim
e kam më të bukurin planet

ia kam dhënë të gjitha
të gjitha

ato që i fsheh në brendësi
dhe ato që i shihen në jashtësi
dhe të bukurit sy

oh,
po nuk di ç'i mungon tashti
pos meje

nga dhimbja
se mund ta shkrijë të tërën
nuk ju futa nën qepalla
nën të shkriftin gji
për pa e krijuar një planet të ri

ajo më rrëshqiti faqesh
ra në tjetër dashuri


(23 Nëntor2010)

7SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:37

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MONOLOG DIELLOR

ajo sillet njëzeekatër orë
rreth meje
ditë e natë
me mijëra vjet

në sistemin tim
e kam më të bukurin planet

ia kam dhënë të gjitha
të gjitha

ato që i fsheh në brendësi
dhe ato që i shihen në jashtësi
dhe të bukurit sy

oh,
po nuk di ç'i mungon tashti
pos meje

nga dhimbja
se mund ta shkrijë të tërën
nuk ju futa nën qepalla
nën të shkriftin gji
për pa e krijuar një planet të ri

ajo më rrëshqiti faqesh
ra në tjetër dashuri


(23 Nëntor2010)

8SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:38

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
FESTIVE

nga rrënjë e emrit tënd
të njomë e plot shend
piptha të flamurtë
bulojnë
e lëshojnë shtat
luleshqiponjat
me aromë
atdhedashurie

(28 Nëntor 2010)

9SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:38

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË MESNATË

Hyre qetas shpirtit tim
Si një ëndërr
Në mesnatë

nuk ndjeva zë
nuk ndjeva gjëmë
as fytyrën
nuk ta pashë

brenda syve t'u isha
vetëm nuk të lashë

gjumin nuk ta prisha
asnjë fjalë s' ta thashë

veten time krejt ta dhashë
moj
ta dhashë

(1 dhjetor 2010)

10SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:39

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NATA RREBELE

nata u bë rrebele
shtyp portrete
pllakateve prej letre
e i ngjet nëpër mure
trungje
rrugëve
shesheve
hyrje daljeve
vërshojnë retë mbi gënjeshtra
vërshojnë gjerë e gjatë
tokës së mpirë shpresash
me premtime boshe

gënjeshtarët nën ombrella
struken katesh të larta

po populli ecën rrugësh
këmbëlagur i qullur
se s’ka si struket xhepash

vetëm pritjeve thahet
prej fjalëve
që pa prekur tokën
barten prej ere

sa shi bie
e pritet me ra
këtë soj gënjeshtarësh
për me la e shpërla

(3 dhjetor 2010)

11SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:40

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
E FSHEHUR N’THELLËSI

rrëzë Çepurit struken ëndrrat
nën kaçuba
vetullave të mia
thellë diku në gji
hirin e kujtesës shprushë
për zjarr të ri

janë tharë çufurraket
pritjeve nën diell
nën erë
nën shi e stuhi

e dora ime s' është aty
as buzët tua
e mëngjesit puhi

se si ndizen të shkretat
si ëndrrat marrin flake
e më kthejnë aty
ku tash jam dhe unë
je dhe ti

një ëndërr Çepuri
e fshehur n' thellësi

( 10 dhjetor 2010)

12SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:41

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
BESOJ

E diela e lutjeve
e diela e pritjeve
e diela e pendesës
kjo ditë e shërbesës

troket nesësr
si ditë e shpresës
maje Çepurit
me atë fytyrë diellore
e bukë nore

të pres
e nuk zbres pa ty
për dore
ëndrra ime
për një puthje
që mbeti pa prehje
e nuk pushoi
ende ku desh'

e diela ime
me ty vjen

nuk ka rrugë tjetër
pritja ime
zgjatet deri nesër

11 dhjetor 2010

13SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:41

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PËR DRITË TË LLAMPËS
për dritë t' llampës
i futën gishtërinjtë
duart
dhe kapën qetas
atë pjesë të vullnetshme
për ta hedhur
atje ku s' binte

më pas
futën dhe këmbët
qetas e pa drojë
sipas porosisë
spërkatën me egjër
njerëzit e shtëpisë

shpërgjumja ndodhi vonë
diku në mesnatë

kryemjeshtri i hajnisë
pa gojë la një popull
në qendër të Dardanisë

historia
aty ku përsëritet
nuk është mësuese e jetës
fituesi edhe njëherë
shpallet përmes gënjeshtrës

(13 dhjetor 2010)

14SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:42

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
(VARIANT)

Për dritë të llampës
futën gishtërinjtë
duart
dhe kapën qetas
atë pjesë të vullnetshme
për ta hedhur
atje ku s' binte

më pas
futën dhe këmbët
qetas e pa drojë
sipas porosisë
spërkatën me egjër
njerëzit e shtëpisë

shpërgjumja ndodhi vonë
pasi mjeshtëri i vjedhjes
cipricullak la të zonë

(13 dhjetor 2010)

15SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:43

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MUNGOJNË

teshtinë Kosova
nga të kundërtat
zbresin gradat përjashta
temperaturat ngriten përmbrenda
dyert hapen
koridoreve të mbyllura
mungojnë shkallët për të zbritur
zonave të lira

e mali harxhohet
muret nxihen
trarët e shtëpisë
mushkëritë e njerëzisë

tabletat
si përkujdesje çasti
vetëm fshehin dhembjet
të kundërtat rikthejnë teshtimat
lutjet
bëje mirë o zot

(15 dhjetor 2010)

16SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:44

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KOKRRAT
Dimri ha kashtën
Leje ma kokrrat

Dilni
Përpushni
Ç’prisni

Mblidhni më
Ato dokrra
Kokrra...

Hajni e borë po reshë
Si brenda
Si jashtë shtëpisë
TROJËS ju shterr zëri
Ju mpi goja
Prej acarit
Veshtë na lanë

Ku me gjetë lesh
Pojatën kush s’ e ruan
E ujqit
Bartën kopenë

Dimër i shtirë
Do vijë
Mbi ne do n’lurë
Do teshtijë

Dhe flokët do të na bien
Prej kresë
Duke kruar

Dimrit ju sos kashta
Kokrra po ha

(16 dhjetor 2010)

17SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:44

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
UDHA E SOTIT

N' gushtohet njeri
në ditë të sotit
shtirë me ecë drejtë
...me metë n' kamë
përfundi akull
e naltë
nji qiell i vratë

e lehtë
e lehtë i qoftë udha
kush ka me udh'tu
gjatë

deri tek ai lis
me maje t' thatë

(20 dhjetor 2010)

18SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:45

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
THELLËSISË SATE
(maleve të Karadakut në dimër)


Heshtja e bardhë
si paqe e ftohtë
ma mbulon trupin
të shtrirë nën lisa
mb rrënjë malesh

vetëm flokët
m' i shkund era
degëve krahëlehta
ka pak gjethe
shpresë pranvere

i vetëm ha veten
ditët që ikin
me ushtimë ere
zë a gjëmë s' ka
sall kur thyhem
prej jugu a ngrice

rri e pres
sot e mot
nuk shkulem dot
e kanë kot

vetëm yti lot
më djeg
dhe ai zot
fshehur në mua

prej dhimbjeve
shtrydhem
shpërthej në krua
buzëve tua

(21 dhjetor 2010)

19SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:46

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
BJERI TRUP

ka shumë shtigje
deri tek ajo maje

kahdo që t' i biesh
ecja jote do shihet
nuk ka se si fshihet

mali që patëm
më parë është prerë
tash po digjet

bjeri trup përpjetzës
diku gjunjaz
diku me duar

e di sëpaku
që arrive vetë
kurdo që ta prekësh atë majë

tagër s' i paguan askujt

dhe pusho pastaj
pusho e kënaqu
krejt i qetë

(22 dhjetor 2010)

20SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:47

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ORËZEMRA
Orëzemra
në dymbëdhjetë dritare
trokiti
dymbëdhjetë herë
për t'u bërë një me ty

dhe u bë

mes zerosh
u shfaqe Ti
në pikë të natës

përmes puthjesh
ditë e re agoi


(24 dhjetor 2010)

21SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:47

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SHPORRE DHIMBJEN

( Mikut tim, Abedin Gashit, që po sfidon një sëmundje të rëndë)

Rrallohet mali n’ Karadak
E tymi fjollë shkon n’ Obiliq
Meraku s’u shkul na ha ngapak
Kësaj bote për atdhe e miq

Ku je fshehur lum miku
Bëhu i gjallë me tëndin zë
Një verë e vjeshtë na iku
E dimri sall borës nuk sjell gjë

Hajde ma dil te ajo kështjellë
Dridhe atë Shtolberg sot e mot
Dhimbjen që po të mbështjellë
Shporre pashë të lumin zot

Se m’ ka marrë malli o burrë
Për ta pirë natën deri n’ mëngjes
Të ’ keqen me mbyllë në kurrë
Peng i fjalës për ty do mbes

Lëshoje atë zë o Gur i Gashit
Dejve t’u le të ndizet ai gjak
Stolise kullën me brirët e dashit
Midis Kosove a n’ Karadak

(24 dhjetor 2010)

22SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:48

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DITA JONË

I morëm mësysh ditës,
pa u parë në katër sy,

tërë natën prej dhimbjes u gri,
me mendjen tek ty,

vrërët agoi e mbuluar mërzi,
vetëm sa nuk është shprazur në shi...

dita jonë përherë merr mësysh ,
nëse mes nesh ka mëdysh !

17 Nëntor 2010

23SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:49

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VJEN...

ai moment
bëhet monument

aty ku zemra lumnon
dashuri e paqtë
zë vend
një ëndërr të re
end

e dashur
falja pritjes
një biletë pa kthim
e kthehu tek unë

puthjes që shenjtëron
t' ia shkruajmë një urim

24SABIT RRUSTEMI Empty Re: SABIT RRUSTEMI 22/2/2013, 02:50

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Veprimtaria letrare:

"Ku i la lisat era" Rilindja Prishtinë
"Besoj në një diell", Fajala, Prishtinë1992
"Variacione për lirinë",Rilindja, Prishtinë 1997
"Ëndrra që puthet", poezi, Rozafa, Prishtinë 2001
"Pika e zezë"", përmbledhje tregimesh, Flaka, Shkup, 1993
"Maska e mysafirëve" Buzuku, Prishtinë, 1997.
"Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës", prozë dokumentare 1994 "Plejada", Prishtinë
"Natyrë me vaj", album poetik, "Plejada", Prishtinë
"Paqja e brishtë", Rozafa, Prishtinë 2007
"Shiu i buzëve tua", Rozafa, Prishtinë 2009
"Antingere divina / Prekje hyjnore (përkthye në rumunisht nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009
"NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009
I përfaqësuar në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI (Tempulli i Fjalës), Bukuresht 2009
për Filolet, zgjodhi dhe pregatiti: Shaban Cakolli

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» SABIT ABDYLI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons