Forumi Kuq E Zi
FEMRAT DHE SËMUNDJA E ZEMRËS Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FEMRAT DHE SËMUNDJA E ZEMRËS Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
FEMRAT DHE SËMUNDJA E ZEMRËS Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FEMRAT DHE SËMUNDJA E ZEMRËS Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
FEMRAT DHE SËMUNDJA E ZEMRËS Zemra
Të jeshë mashkull do të thotë të jeshë më i rrezikuar nga sëmundja e zemrës dhe nuk është çudi se femrat janë të brengosura për zemrat e meshkujve. Po, a duhet femrat të brengosen për zemrat e tyre? A janë ato në rrezik nga sëmundja e zemrës? Sëmundja iskemike e zemrës (apo sëmundja koronare – emri rjedh nga arteriet koronare që dërgojnë gjakun në muskulin e zemrës për ta ushqyer) është vrasësi numër një i femrave! Në SHBA afro 500.000 femra vdesin çdo vit nga format e ndryshme të sëmundjeve të zemrës, e që është dy herë më tepër se nga të gjitha tumorët malinj së bashku. Nga kanceri i gjirit po në këtë shtet vdesin 42.800 femra në vit, dhjetë herë më pak se nga sëmundjet e zemrës! Besimi se sëmundja iskemike e zemres është e rezervuar për meshkuj është i gabueshëm, por, edhe i rrezikshëm, sepse zvogëlon kujdesin e femrës për zemrën e saj, zvogëlon interesin dhe luftën kundër faktorëve të rrezikut nga kjo sëmundje. Femra shpeshë injoron simptomet dhe i interpreton si pasojë e ndonjë sëmundje tjetër. Në anën tjetër statistika tregon se femrat në atakun e parë (infarkt i zemres) dy herë më shpeshë vdesin se meshkujt! Shërimi i sëmundjes koronare është më pak i suksesshëm te femrat. Baj pasit (by pass) 4 herë më shpeshë i nënshtrohen meshkujt se femrat, por edhe rezultatet e kësaj metode si dhe i angjioplastikës (zgjerimi i arterieve të ngushtuara koronare me balon) janë më të dobëta. Ndoshta është shpjegim më i thjeshtë se këto metoda te femrat zbatohen në moshën më të shtyer, atëherë kur janë të shpeshta sëmundjet tjera që e keqësojnë prognozën (sëmundjet e veshkave, infeksionet, sëmundja e sheqerit). Por, studimet dëshmojnë se edhe nëse krahasohen dy grupe, meshkujt e femrat të moshës së njëjtë, dhe përdoret medoda e njëjtë shërimi vdekshmëria te femrat është më e madhe.

Pse femrat nuk e marrin seriozisht këtë sëmundje vdekjepëruese!? Shkaku i parë është se ato nuk atakohen aq herët. Zakonisht, sëmundja koronare te femrat paraqitet 10 vjet më vonë se te meshkujt, por pas moshës 65 vjeçare rreziku nga kjo sëmundje është pothuajse i njëjtë në dy gjinitë. Shkak tjetër që modifikon kuptimin e rrezikut nga sëmundja koronare te femrat është fakti se studimet e mëdha e kanë marrë si subjekt mashkullin. Sot tentohet që dizajnimi (planifikimi) i studimeve të përfshin në të njëjtën masë femrat si edhe meshkujt. Sidoqoftë, informatat e sotit janë të mjaftueshme që femra së bashku me mjekun e saj ordinues të llogaritë rrezikun individual të sëmundjes koronare, të evidenton faktorët e rrezikut (pirjen e duhanit, sëmundjen e sheqerit, shtypjen e lartë të gjakut, majmërin, nivelin e lartë të kolesterolit në gjak, mungesën e aktivitetit fizik, stresin) dhe të fillon luftën kundër tyre. Estrogjeni (hormon i gjinisë femërore) mund të ketë efekt mbrojtës te femrat gjatë periudhës reproduktive. Ai e rritë nivelin e HDL-kolesterolit në gjak (kolesterolit “të mirë“) dhe e zvogëlon nivelin e LDL-kolesterolit (kolestreolit “të keq”), por pas menopauzës ky efekt humbë. Është vërejtë se marrja e “pilulave kontraceptive” përcillet me rritjen e rasteve të infarktit të miokardit për 3-4 herë. Pos kësaj te këto femra të shpeshta janë trombozat e venave të këmbëve si dhe tromboembolia mushkërore. Rreziku shumfishohet nëse femra që merrë kontraceptiv e pinë duhanin – pilula dhe duhani kurrsesi nuk “shkojnë” së bashku! Vlenë të përmenden edhe disa karakteristika të sëmundjes koronare te femrat. Kolesteroli I rritur në gjak është faktor rreziku sikurse edhe te meshkujt, por nuk është aq i fuqishëm. Arsyeja është se te femrat është i rritur HDL-kolesteroli i cili e mbron femrën nga sëmundja koronare. Nga ana tjetër, diabeti e rritë rrezikun nga sëmundja koronare për 7-10 herë te femrat. Nëse te këto femra zhvillohet infarkti i miokardit, komplikimet janë më të shpeshta dhe prognoza është më e keqe. Te meshkujt diabeti nuk është kaq faktor prognostik “i fuqishëm“. Nga kjo që u tha mund të konkludohet se sëmundja koronare nuk është sëmundje meshkujsh. Ajo atakon edhe femrat, diç në moshë më të shtyer se meshkujt, por manifestimet e saja atëherë janë më të rënda. Femrat, pra, duhet ta ruajnë zemrën e tyre! Jo nga meshkujt, sepse kjo është e pamundur, por nga sëmundja iskemike e zemrës - kjo është e mundur.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
FEMRAT DHE SËMUNDJA E ZEMRËS Zemra1-300x200Por angiogramet jo gjithmonë zbulojnë problemet në arteriet e
grave. Kjo i vë gratë në rrezik më të madh ndaj një goditjeje në zemër.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se sëmundjet e zemrës marrin jetën e 18 milionë grave në vit.

Dhe kjo është një sëmundje që ka ndikim jo vetëm tek gratë e
moshuara. Carrie Vincent pësoi një goditje në zemër pas lindjes së
fëmijës së saj të parë, kur ishte 31 vjeç.

Kështu ajo dhe Irene Pollin krijuan shoqatën Motra për Motrën për
ndërgjegjësimin e grave në lidhje me sëmundjet e zemrës. Kjo shoqatë
inkurajon gratë të mësojnë rreth presionit të gjakut, nivelit të
kolesterolit dhe faktorëve të tjerë të rrezikut për goditje në zemër.

Qëllimi është parandalimi i sëmundjes, që njerëzit të kuptojnë
rrezikun e tyre, dhe se ata duhet të përpiqen për të njohur faktorët dhe
pastaj të bëjnë diçka për t’i shmangur.” – thotë zonja Irene
Irene Pollin u lidh me kardiologët në spitalin Brigham të grave në
Boston, ku Doktoresha Joanne Foody përqëndrohet në parandalimin e
sëmumndjeve të zemërs, e cila thotë:

Tani ne e dimë se 95 për qind e sëmundjeve të zemrës, janë të parandalueshme,duke eleminuar faktorët e rrezikut.”

Kjo do të thotë të mos pihet duhan, të kontrollohet diabeti duke
mbajtur një peshë normale, duke ngrënë ushqime të shëndetëshme, duke
ushtruar 30 minuta çdo ditë dhe duke pakësuar stresin.
Sëmundjet e zemrës prekin gjithnjë e më shumë gratë në vendet në
zhvillim. Dr kardiolog Dariush Mozafarian fajëson për këtë edhe mbi
peshën si një epidemi globale.

Njerëzit preken nga sëmundje kronike, jo sepse hanë shumë por sepse
hanë ushqime me vlera të varfra. Ata dëmtohen më shumë nga ajo që nuk
hanë.” – thotë ai
Dr Mozafarian rekomandon dietë të pasur me peshk, drithëra, perime,
vajra vegjetale dhe arra dhe duke zvogëluar sasinë e kripës dhe
trans-yndyrnat.

Të dy mjekët rekomandojnë politika publike që përkrahin shëndetin e
zemrës, dhe, natyrisht, vizita të rregullta dhe ndërgjegjësim nëpërmjet
programeve si të Irene Pollin dhe Kerri Vincentit. (voa)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons