Forumi Kuq E Zi
Sëmundjet e zemrës, ja disa simptoma Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sëmundjet e zemrës, ja disa simptoma Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Sëmundjet e zemrës, ja disa simptoma Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sëmundjet e zemrës, ja disa simptoma Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sëmundjet e zemrës, ja disa simptoma Mjeku_zemra
Hulumtuesit kanë bërë një numër të madh testimesh, të cilat kanë zbuluar të gjitha shenjat e sëmundjeve të zemrës.
Këto janë simptoma befasuese që tregojnë që me zemrën tuaj diçka nuk është në rregull:
Dhimbja në fyt
E ndieni thuajse ju shtrëngon muskuli në zonën e qafës? Mendoni përsëri, veçanërisht nëse dhimbja nuk ndalet. Pas sulmit në zemër, disa pacientëve u kujtohet se si shpesh kanë ndier dhimbje dhe shtangim në zonën e qafës. Femrat më së shpeshti as që i ndjejnë simptomat e tilla të sulmit në zemër. Ajo që këtë dhimbje e dallon nga të tjerat është që dhimbja përhapet në anën e majtë të trupit, dorën apo supin e majtë.
Disfunskioni erektil
Nëse keni probleme me arritjen ose mbajtjen e ereksionit, ndoshta vuani nga sëmundjet koronare. Një hulumtim ka treguar që meshkujt problemet me ereksionit fillojnë t’i ndjejnë me muaj apo vite para se të kuptojnë që kanë probleme me zemrën. Arteria mund të ngushtohet ose ngurtësohet, kështu që penisi nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak.

Marramendja, dobësia ose frymëmarrja e shkurtuar
Më shumë se 40 për qind e femrave në një hulumtim kanë deklaruar që kanë ndier shkurtim të frymëmarrjes në ditët para sulmit në zemër. Ndoshta do të ndiheni thuajse nuk mund të merrni frymë ose do të ndieni marramendje. Të gjitha këto janë arsye që ta vizitoni mjekun tuaj. Shkaku i këtyre simptomave është arteria e dobësuar e cila nuk mund të qarkullojë shumë oksigjen.

Të përziera apo thartësirë e stomakut
Edhe pse shumica prej nesh pret që dhimbja e cila ka të bëjë me sëmundjet e zemrës të shfaqet në gjoks, ajo mund të paraqitet kudo, madje edhe në zonën e stomakut. Disa njerëz, veçanërisht femrat, këtë dhimbje e përjetojnë si thartësirë të stomakut. Çrregullimet në tretje dhe të përzierat mund të jenë shenja të hershme të sulmit në zemër. Në një hulumtim është treguar që femrat dukshëm më vështirë i hetojnë të përzierat dhe çrregullimet tretëse si simptoma të sëmundjes së zemrës.

Dhimbjet e nofullës dhe të veshit
Dhimbja e nofullës mund të jetë simptoma kryesore e sëmundjeve koronare dhe e sulmit të ardhshëm të zemrës. Dhimbja mund të shtrihet deri te veshi, ndërsa ndonjëherë mund të jetë vështirë të përcaktohet se nga cila zonë vjen. Kjo është simptomë, të cilën mjekët kanë filluar ta studiojnë vetëm në kohën e fundit, sepse shumë pacientë pas sulmit në zemër pohojnë që dhimbjen në zonën e nofullës dhe veshit e kanë ndier ditë ose javë më herët

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të
ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e
zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të
trupit të njeriut. Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar
të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre
sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta
te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë,
ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive
mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.
Sëmundjet e zemrës


Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e
sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur
zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta
në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo
do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin
e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Në këto sëmundje futen grupime
të ndryshme si ato të prishjes së ritmit të zemrës, infarktet. Me e
shpeshta nga këto, është ajo e ngushtimit të enëve të gjakut të këtij
organi. Ndërkohë, që në masë shkaktohen edhe sëmundjet e zemrës
reumatizmale të cilat shkaktohen në fëmijëri, por shenjat klinike mund
të shfaqen në mosha të mëdha. Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh
siç janë hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë
arteriore mbi normë njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të
kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Kjo
sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato
shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur
prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të
shtuar ose takikarditë ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë.
Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet që bashkë me të tjerat
shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit. Përgjithësisht kjo
kategori sot luftohet nëpërmjet medikamenteve. Një pjesë e madhe e
sëmundjeve të zemrës janë të lindura. Këtu është shumë e vështirë për të
ndërhyrë por mundet që në saje të operacioneve të zëvendësohen pjesët e
dëmtuara me ato të padëmtuarat. Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i
pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e
krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose
ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare. Stadi
i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës
(insuficienca kardiake) në të cilën zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në
momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi
atëherë organizmi vdes.

Simptomat dalluese


Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të
ndryshme sipas kategorive të prekura. Shumë herë ka ndodhur që pacienti
të ketë trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria, por simptomat
dalluese kanë qenë të fshehura duke mos e zbuluar sëmundjen. Kjo sjell
probleme të mëdha në shëndetin e pacientit, të cilat do të shfaqen me
kalimin e viteve. Ndaj është e rëndësishme që të mbahen kontakte të
vazhdueshme me mjekun kardiolog. Që një pacient të kuptojë se vuan nga
zemra duhet të ketë shenja të tilla dalluese si vështirësi në
frymëmarrje, dhimbje gjoksi të cilat shtohen vazhdimisht. Lodhjet dhe
debulesat që shfaqen gjatë aktiviteteve të ndryshme sidomos atyre
sportive, si përshembull ngjitja dhe zbritja e shkallëve, në të tilla
raste ka edhe rrahje të shpeshta e të ç’rregullta të organit të zemrës.
Edhe në rastet kur i sëmuri ulet për të fjetur dhe gjatë kontaktit që ka
me çarçafët e ftohtë mund të vërehet edhe shkalla e problemeve të
zemrës. Një tjetër shenjë dalluese është edhe vështirësia në ecje, e
cila shkaktohet si pasojë e mos qarkullimit si duhet të gjakut brenda
organizimit. Por ka dhe simptoma të tjera siç janë ato të marrjes së
frymës, ënjtje e këmbëve, nxirjee buzëve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjese të murit të dhomave të zemrës.
Shkaktarët


Shkaqet nga të cilat, lindin sëmundjet e zemrës janë nga më të
ndryshmet. Sipas kategorive të sëmundjes që u përmendën më lart.
Sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut ka faktorë risku madhore dhe
minorë të cilët varen nga organizmi dhe nga veprimtaria e tij në
mjedisin ku ndodhet. Hipertensioni arterial, shkaktohet nga diabeti si
dhe nga sëmundjet e obezitetit duke ia vështirësuar punën e funksionimit
zemrës në të gjitha aspektet. Ndërkohë që diabeti ndikon dhe në
shfaqjen e atakeve dhe të infarktit të miokardit, duke ngushtuar kështu
së tepërmi enët e gjakut. Ndërkohë që kërcënuesit më seriozë për
shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë përdorimi i lartë i alkoolit dhe
duhanit të cilat mund të japin goditje të menjëhershme në zemër. Duke
qenë se shoqëria ecën para duhet pasur kujdes ndaj këtyre rreziqeve. Më
parë këto si sëmundje nuk ekzistonin pikërisht për shkak të përdorimit
në masë të paktë të këtyre produkteve. Ndërsa sot gjendja është bërë për
të qarë hallin sepse jo vetëm të moshuarit por po shtohet në masë dhe
numri i të rinjve të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu
dhe pakësimi i veprimtarive sportive dhe të bërit e një jete sedentare e
shton mundësinë e të prekurit nga këto sëmundje. Ndërkohë që një nga
shkaktarët e shpeshtë të infarktit myokardial është dhe tensioni i larte
i gjakut ose hypertensioni. Në pjesën më të madhe të rasteve emocionet e
forta janë dhe shkaktari kryesor i sëmundjeve vdekjeprurës të zemrës.
Emocionet dhe streset ndikojnë në shpërthimin e sëmundjeve të zemrës.
Ekzaminimet


Që nga fazat e para të sëmundjes është e nevojshme që pacienti të
paraqitet pranë mjekut specialist për të bërë “EKG” e zemrës. Ky
ekzaminim është edhe hapi fillestar që shërben për përcaktimin e një
prognoze të saktë të sëmundjes. Më pas duhet bërë një ekokardiogramë.
Nëpërmjet bërjes së kësaj grafie të zemrës, mund të zbulohen shumë
detaje dhe shqetësime të këtij organi, që pacienti më parë mund të mos i
ketë ndjerë. Kjo është një metodë shumë e rëndësishme që nuk e shpon me
gjilpëra të sëmurin, si dhe jep të dhëna të sakta. Ciklorigometria
është një tjetër lloj ekzaminimi që shërben për të parë sesa ka avancuar
sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut. Në gjuhën popullore kjo
njihet ndryshe edhe si biçikletë e zemrës. Në përqindjen më të madhe të
rasteve ajo jep edhe diagnozën e saktë të sëmundjes. Ekzaminimi tjetër
është edhe koronografia. Kategoritë më të prekura dhe trajtimet
mjekësore Në sëmundjet e zemrës janë të përfshira të gjitha moshat.
Përgjithësisht sëmundja është në masë tek moshat e mëdha, por
fatkeqësisht ky raport ka filluar të marrë përmasa të tjera. Kohët e
fundit i janë shtuar listës së prekur nga sëmundjet e zemrës edhe moshat
e reja. Ndryshe ndodh për sëmundjet e lindura të zemrës. Ata takohen që
në fëmijëri. E meta në këtë rast është se nuk japin shenja klinike që
në moshë të vogël. Duke e gënjyer kështu pacientin se nuk vuan nga
ndonjë sëmundje. Këto të fundit të lëna pa kurim për shkak të mungesës
së shenjave klinike kanë rezultuar shumë të dëmshme për shëndetin, duke
sjellë dhe pasoja fatale për jetën. Trajtimet mjekësore, ndikojnë në
pjesën e madhe të rasteve të sëmundjes këto janë dhe shpëtimi më i madh
për të sëmurët e zemrës. Një kujdes sa më i rreptë medikamentoz është
dhe çelësi kryesor për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Nëpërmjet
mjekimit mund të bëhet dhe një prognozë e saktë e ecurisë së sëmundjes.
Bashkëpunimi i ngushtë mes mjekut dhe pacientit mund të sjellë
rezultatet mëpozitive për shmangien e kësaj sëmundjeje.

Ndërhyrjet kirurgjikale


Në shumë raste kur defektet e zemrës janë të pakorrigjueshëm me anë
të përdorimit të medikamenteve, është e nevojshme që të ndërhyhet për
riparim të pjesëve të dëmtuara me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale. Këto
të fundit bëhen për disa patologji të veçanta siç janë sëmundjet e
zemrës të lindura, të cilat rregullohen vetëm nga operacionet, po në
këtë grupim futen dhe disa kategori të tjera sëmundjesh të cilat janë të
fituara, siç janë bypass-et dhe ngushtimet e enëve të gjakut. Është
shumë e rëndësishme dhe thelbësore që në operacionet e zemrës të
planifikohet koha e duhur për realizimin e ndërhyrjes. Kjo sepse dhe
rezultate do të jenë të duhurat kur është e nevojshme dhe pozitive për
shëndetin e pacientit. në të tilla raste marrin pjesë si mjeku
kardiolog, i cili ka vërtetuar diagnozën e sëmundjes ashtu edhe ai
kardiokirurg që do të bëjë operacionin. Në ndërhyrjet e zemrës duhet
përcaktuar saktë koha e bërjes së operacionit. Të sëmurët e zemrës duhet
të jenë vazhdimisht nën kontrollin e mjekut për të përcaktuar kohën e
saktë të ndërhyrjes e cila do të japë efektet e duhura në shëndetin e
pacientëve. Nga studimet e bëra thuhet se ndërhyrjet kirurgjikale janë
më të efektshme se sa trajtimet medikamentoze dhe më pak të kushtueshme
se sa trajtimi konservativ me ilaçe
Konsultat


Zhvillimi i konsultave të vazhdueshme me mjekun specialist është edhe
baza kryesore për trajtimin e këtyre sëmundjeve vdekjeprurëse. Sa më i
shpeshtë të jetë kontrolli aq më e madhe do të jetë dhe mundësia e
diagnostikimit të hershëm të sëmundjes, e cila do të ndihmonte në
mënjanimin e faktorëve rriskues për jetën e pacientit.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kujdesi për zemrën gjatë vjeshtës dhe dimrit


Ato shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit dhe
janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve pasi mund të
shkaktojnë vdekje të menjëhershme nëse nuk do të kurohen në kohë. Këto
njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto
raste njihen si mbushja e zemrës me një. Kjo sëmundje që mund të mbartë
pasoja fatale për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit
dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë.
Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet
shumë i vështirë pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet.
Shpesh kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të
rinjtë. Në këtë rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra duke quar
në dobësim të muskujve dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat
duhen kapur që në fazat e para të sëmundjes por të anashkaluar simptomat
mortale që mund të lërë. Është e nevojshme që kur kalohet një fazë
gripi dhe individi ka temperatura, dhe ka marrje të frymës të larta
atëherë është e nevojshme që të kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja
sepse në të tilla raste janë të shumta sëmundjet e zemrës që lindin.
Infarkti miokardit i zemrës


Muskuli i zemrës ushqehet me gjak nëpërmjet arterieve. Kur bllokohet
njëra nga këta arterie miokardi vuan për praninë e oksigjenit. Kështu që
kjo pjesë e muskulit që nuk merr oksigjenin e mjaftueshëm vdes duke
paralizuar një pjesë të funksionit të zemrës. Pikërisht vdekja e një
pjese të muskulit të zemrës si pasojë e mungesës së furnizimit me gjak
quhet infarkti miokardit. Shenjat kryesore të goditjes nga infarkti janë
dhembja në pjesën e kraharorit mbi zemrën e cila shtrihet drejt qafës,
shpatullës dhe krahut të majtë. Vdekja nga kjo sëmundje përbën dhe 56
për qind të të gjitha rasteve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe
enëve të gjakut.
Simptomat e infarkteve


Bllokim, shtrëngim ose dhimbje në kraharor për më shumë se dy minuta
(dhimbja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë.
Dhimbja mund të shfaqet gradualisht duke u rritur nga masa në masë. Në
fillim ajo shfaqet në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me
shume dhimbje, por me shume si shtrëngim, si ngërç në kraharor. Ndërkohë
që shenja të tjera dalluese janë dhimbjet e forta të kokës, marrje
mendsh, rënie të fikëti, djersë, provokime të vjellash ose mungesë
mbushjeje me frymë. Ndërkohë që dhimbjet. Probleme me krahët dhe
nofullat, të cilat lëvizin me vështirësi, edhe pse mund të shfaqet
gradualisht me kalimin e kohës. infrakti i miokardit shkaktohet nga
mbyllja e artriteve te zemres.nese pjesa e vdekur nuk eshte shume e
gjere dhe i semuri merr mjekimin e duhur atehere zemra fillon te rimarre
veten.
Zemra mund të preket dhe nga infeksionet


Dëmtimi i mureve të zemrës dhe kllapave të saj mund të vijë dhe nga
infeksionet e ndryshme. Kështu sëmundjet reumatizmale të zemrës
shkaktohen nga një infeksion bakterial i marrë në rrethana të ndryshme.
Dërgimi i këtij bakteri nëpërmjet gjakut në zemër mund të lërë pasoja të
rënda të cilat dëmtojnë kllapat e zemrës. Janë të shumta bakteret,
viruset që prekin shtresat e mureve të zemrës duke shkaktuar dhembje,
aritmi e dëmtime të tjera.
Aritmia


Kjo njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato
shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës, ose nga
çrregullimet e tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një
ritëm më të lartë se 100 për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast
pjesët përbërëse të këtij organi nuk punojnë njësoj ndaj dhe puna e
zemrës çorientohet. Çrregullimet e ritmit mund të gjenden në masë tek
njerëzit e shëndoshë, të cilët përdorin një sërë medikamentesh që mund
të lënë efekte anësore. Simptomat dalluese në këtë rast janë vështirësi
në frymëmarrje, presion pulsor i rritur. Mund edhe të mos ketë simptoma.
Ndërkohë që pulsi është totalisht i çrregullt të sëmurët ndiejnë dhe
parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi. Trajtimi në
të tilla raste duhet bërë me mbrojtjet e ventrikujve të zemrës
nëpërmjet goditjeve elektrike të cilat e kthejnë ritmin e zemrës në
normal. Karakteristikat e takikardive arteriale janë të shumta. Veshoret
e zemrës kanë vatra të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo
lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të
mushkërive. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nëse
pacienti është në rrezik. Ajo mund të zgjasë deri në 30 sekonda.
Trajtimi i saj varet nga simptomat që ka. Në qoftë se pulsi nuk ndjehet
dhe presioni është i ulët, pacienti duhet trajtuar me anë të goditjeve
elektrike të cilat kthejnë funksionin normal të aparatit të zemrës.
Aktivitete sportive


Aktivitete sportive janë shumë të rëndësishme për të mënjanuar
problemet e zemrës. Ndërkohë që jo të gjitha kategoritë e pacientëve
mund të bëjnë aktivitete sportive. Shumë njerëz me kondita të ndryshme
shëndetësore si sëmundje të mushkërive apo të zemrës mund të shkaktojnë
më shumë dëm se sa përfitim nga stërvitja. Para se të përcaktohet se
çfarë aktiviteti sportiv do të bëjë është e rëndësishme që të
kontaktohet mjeku specialist i cili do të përcaktojë dhe gjendjen e
pacientit nëse duhet të bëjë aktivitete sportive dhe se këto aktivitete
ndihmojnë në ndonjë aspekt të rëndësishëm. Sipas ekspertëve rreth 30
minuta aktivitete sportive janë shumë të domosdoshme në ditë për të
sëmurët e zemrës. Aty mund të bëhen ushtrime fizike si ecje ose vrapim i
lehtë mund të pakësohen dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet. Sipas
studimeve të bëra thuhet se për të pasur një zemër të shëndoshë gjatë
këtyre ushtrimeve është e rëndësishme që të bëhen më shumë se ushtrime
te thjeshta fizike. Kryesisht ngritja e peshave ndihmon në formimin e
muskujve, por të dhenat kanë treguar se një prej muskujve që përfiton
nga ky lloj sporti është edhe zemra. Ngritja e peshave pakëson rrezikun e
prekjes nga sëmundjet e zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit në
gjak nivelin e yndyrave si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat
dhe të shmangë komplikacionet kardiovaskulare.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons