Trikineloza është sëmundje parazitare (e shkaktuar nga larva Trichinella spiralis), një zoonozë që bartet prej kafshëve në njerëz. Paraziti është I përhapur në shumë vende të botës, shkakton dëme të mëdha jo vetëm në rritjen e derrave, por rrezikon edhe shëndetin e njerëzve. Lufta kundër kësaj sëmundje kërkon shpenzime të mëdha dhe përsonel të specializuar. Kohëve të fundit, sëmundja është vu re edhe në territore ku nuk ka qenë më heret, çka paraqet një problem shëndetësor më të madh se ç’është menduar. Supozohet se ka më shumë njerëz të infektuar me trikinelozë, se sa deshmon statistika zyrtare. Sëmundja është vërtetuar edhe në Mal të Zi, si dhe në komunën e Ulqinit disa herë, kryesisht në mishin e derrave të egër. Parazitet (trikinelat ose trikinat e rritura) jetojnë në zorrë, kurse larvat e tyre në muskuj. Bartësit kryesorë të trikinelozës janë kafshët e egra, por edhe ato shëpiake. Duhet theksuar, se infektimet vijnë vetëm prej mishit me trikinelozë të derrave të egër ose të butë (e nëse është i infektuar, edhe mishi i ariut, vjedudhës ose ujkut në vendet ku përdoret për ushqimin e njerëzve).
Te kafshët, posaçërisht te derrat, sëmundja shpeshherë kalon pa u vërejtur, për arsye të infektimeve të lehta dhe kohë pas kohe; një infektim i rëndë sjell edhe shenja të qarta të sëmundjes. Kryesisht, sëmundja ka zhvillim kronik, dhembjet e muskujve e detyrojnë derrin të qëndrojë i shtrirë, duke mos lëvizur kohë të gjatë. Frymëmarrjen e ka sipërfaqësore, I ajen kapakët e syve dhe këmbët. Kafsha mund edhe të ngordh. Te njerëzit, shenjat e para të trikinelozës shfaqen 8-30 ditë pas marrjes të mishit ose produkteve të mishit të infektimuar. Në fazën e migracionit, kur qarkullimi i gjakut i përcjell në muskuj larvat ose parazitet e rritur, I sëmuri ka temperaturë të lartë (deri 40 0 C), si dhe të ajur kapakët e syve dhe muskujt e fytyrës. Posaçërisht janë karakteristike dhembjet e muskujve të këmbëve, të nofullës dhe të qafës. Pas këtyre, paraqiten edhe çrregullimet e sistemit nervor, siç janë dhembja e kokës, marramendja, pagjumësia, zhurma në veshë, si dhe skuqja e syve. Gjuha ajet, çka pengon të folmen. Është mirë, që njeriu i sëmurë, për çdo rast t’i paraqitet mjekut; mos të prese që mundimet e pranishme të kalojnë vetë. Mjekimi i hershëm, I trikinelozës në zorrë, jep rezultate të mira. Te njerëzit e mjekuar, larvat në muskuj janë të degjeneruara, kurse te ata që nuk janë mjekuar, larvat janë aktive (mund të qëndrojnë deri 30 vjet). Për të parandaluar infektimin e njerëzve me trikinelozë, dua të theksoj që është i domosdoshëm kontrollimi I mishit të derrave (trikinoskopia). Deri sot nuk është shënuar infektimi I njerëzve me mish të kontrolluar. Pra, kontrollimi i mishit ruan shëndetin tonë.