Sonda "Messenger" e NASA ka zbuluar praninë e mundshme të akullit në zonat polare të Mërkurit, pjesë të të cilit mbeten gjithmonë në hije. Ky zbulim konfirmon atë që ishte vënë re nga hartat e radarëve që kishin evidentuar zona reflektimi të ngjashme pikërisht me ato të shkaktuara nga akulli.
Përkundër temperaturës sipërfaqësore që është më e lartë se 4000 gradë centigradë, disa kratere përbëjnë një të ashturuquajtur “grackë të ftohtë”.
Imazhet e përcjella nga sonda, që është e dyta që viziton planetin më të brendshëm të sistemit diellor pas "Mariner 10" në vitet ’70, kanë konfirmuar se zonat e hijes përkojnë me ato të refleksioneve më të mëdha të radarit. Gjithsesi, ekspertët paralajmërojnë se bëhet fjalë për një hipotezë dhe që depozitat e akullit duhet të mbulohen nga një shtresë e hollë mbetjesh, për të qendruar stabël.