Një planet i ri dhe që nuk ka të ngjashëm. Vëzhgimet e reja ë Mërkurit, që janë realizuar në këto muaj nga sonda Messenger e NASA, shfaqin një imazh absolutisht të pazakontë të planetit më të vogël të Sistemit Diellor.
Mes zbulimeve të publikuara në revistën ‘Science’ thuhet se kompozimi i sipërfaqes shumë ndryshe në krahasim me atë të planetëve të tjerë shkëmborë të Sistemit Diellor tregon për një aktivitet sizmik ndoshta ende të pranishëm aty. Kaq ka mjaftuar për të ndryshuar dijet e deritanishme që kishim për planetin më të afërt me Diellin.
I gjendur në orbitën e planetit që prej pranverës, "Messenger" po mbledh të dhëna mbi të gjithë sipërfaqen e planetit dhe ka koleksionuar informacione relative me një vit të tërë (rreth 88 dite) të Mërkurit. Imazhi që del është vërtet revolucionar, aq sa detyron astronomët dhe planetologët të rishikojnë plotësisht disa teori mbi planetin. Të dhënat, gjithashtu, konfirmojnë edhe ekzistencën e një fushe magnetike, një fenomen që deri më sot ishte vërejtur vetëm mbi Tokë.