Një ngjarje e cila ngjason me një skenar filmi ka ndodhur sot në fshatin Hatesh të komunës Luzni, të rrethit të Peshkopisë. Sipas burimeve zyrtare dy nuset e shtëpisë kanë masakruar vjehrrën e tyre dhe më pas e kanë groposur në kasollen e lopëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa nga të dhënat paraprake të policies mësohet se ngjarja ka ndodhur për pas një sherri të momentit.
Vjehrra rreth të 60-ve është konfrontuar me dy nuset të cilat e kanë goditur më pas me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas ato duke u munduar të fshehin krimin e kanë groposur në kasollen e lopës por janë zbuluar nga pjestarë të tjerë të familjes. Gjithsesi në orët në vijim pritet të zbardhen me shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.