MUROSA BUZËQESHJEN
Jetë plotë dhimbje,
Zhgënjime dhe humbje.
Humbje të lumturisë,
Humbje të lirisë së kërkuar,
Kërkim të miqësisë së harruar.
Kërkim të një ndjenje vendlindje,
Por gjithmonë kërkim në ikje!…
Gurë mbi gurë kalita një mur
Që shkatërroi jetën time,
Flakëroi shpresën,
më zhveshi nga e bukura,
Shkelmojë besën.
Fajtore më bëjnë!…
Fajtore, pse murosa veten time,
Murosa buzëqeshjen në vaj,
Një buzëqeshje me dhimbje në shpirt,
Bashkë me dëshirën – si, kah, ku të ik!?
Pas murit tim, maska!
Njerëz!..Mosbesi!…Tradhë
MUROSA BUZËQESHJEN
Jetë plotë dhimbje,
Zhgënjime dhe humbje.
Humbje të lumturisë,
Humbje të lirisë së kërkuar,
Kërkim të miqësisë së harruar.
Kërkim të një ndjenje vendlindje,
Por gjithmonë kërkim në ikje!…
Gurë mbi gurë kalita një mur
Që shkatërroi jetën time,
Flakëroi shpresën,
më zhveshi nga e bukura,
Shkelmojë besën.
Fajtore më bëjnë!…
Fajtore, pse murosa veten time,
Murosa buzëqeshjen në vaj,
Një buzëqeshje me dhimbje në shpirt,
Bashkë me dëshirën – si, kah, ku të ik!?
Pas murit tim, maska!
Njerëz!..Mosbesi!…Tradhë
ti!…Moskuptim!…
Gracka!…Rreziqe!…Fliji
m!…
E unë !.. në një burg të ndërtuar nga unë!..
Burg që harruar ja kam ndërtimin,
Që si hije më ndjek gjithkund.
Një terr i vetmisë!
Kërkim në zgjidhje!
Zgjidhje në një dhimbje tjetër!?…
Dhe tjetra të mbetët e vjetër!..
Krahë të thyer!
Një greminë,
Ku unë bie poshtë e më poshtë
Në kërkim të një zgjidhje,
Kërkim i të bukurit kopsht!..
Rënja e fundit!…
Dhembja e fundit!…
Një hap i vetëm!…
Të luftojë me murin tim!…
Ta shkatërroj!Ta flak!Ta rrënoj!
Ta mbys!…
Dhe në fund!…
Një jetë e re të lindi!
SHPRESA, e përcjellë nga BESA!