MALLI PËR MEDVEGJËN
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Medvegjë,
Qe sa kohë s’ jem pa , o, unë , dajën Rexhë ?!
Ta përqafoj fort dhe ta pimë nga një kafe ,
T’i qajmë dertet s’ bashku dhe t’i ndërrojmë pak llafe !
Ka shumë kohë e vite, që nuk jemi pa –
Lotët nëpër faqe, neve na janë tha !
Dushmani i zi, o, neve na ka nda –
Mos me u pa ndër veti, as vëllai me vëlla !
Na ka hy ndërmjet dushmani si kaçë –
Nuk na la n’ këtë jetë , na kurrë me u kënaqë !
Nuk e shohim t’ riun, nuk e shohim t’ vjetrin –
Po vdesim me mall me e pa njëri – tjetrin !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Llapashticë –
Ta ndiej bacën Ukë, kah luan me mezhnicë !
Se ku bien mezhnica – aty hidhen vallet ,
Kështu harrohen vuajtjet , kështu harrohen hallet !...
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Bojnik –
Ta shoh mixhën Sylë, se asht shpijanik !
Do t’ na banë mikpritje , na banë muhabet ,
Do t’ na tëhollojë pite , pulën do t’ na e pret !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua në Vllasë –
Qe sa kohë s’ jem pa ne, o , me tezën Hasë ?!
T’ dalim e t’ pushojmë nën hije te bojlia ,
Ta shtrojmë muhabetin – tezja na pjek flija !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua në Vrapcë –
T’ pimë duhan me llullë e ta ndezim me gacë !
Siç e kanë zakonin burrat në Gollak –
Pas darke na sjellin molla me pështjellak !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Sjarinë –
Qe sa kohë s’ jem pa ne , me hallën – Sabrinë ?!
T’ dalim krah për krahu bashkë me bacë Hajzerin –
Në Bajë të Sjarinës ta shijojmë Gejzerin !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Tupallë –
Me vëllezër e motra s’ bashku me u çmallë !
Të ulëm këmbëkryq te mullari i lamës –
Ta qes gishtin n’ vesh dhe t’ ia themi këngës !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Dukat –
Qe sa kohë s’ jam pa ne, me mixhën Murat ?!
Të ulëm nën hije te dardha e livadhit –
T’ këndoj këngë burrërie nën tinguj t’ kavallit !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Dediç –
Qe sa kohë s’ jem pa , ne , me shokë e me miq ?!
T’ ulemi këmbëkryq mbi qilima t’ shtrojës –
Dhe t’ ia themi s’ bashku këngës edhe lojës !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Gërbac –
Ta shoh mixhën Xhelë , ku na mbet ai bacë ?!
T’ ulemi këmbëkryq ne , s’ bashku rreth oxhakut –
Dhe t’ i kujtojmë trimat e pushkës dhe çarkut !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Ramabajë –
Qe sa kohë s’ jem pa ne, me teze e me dajë ?!
T’ ulemi këmbëkryq n’ odë t’ shtruar me jana –
Bashkë me shokë e miq të luajmë me filxhana !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Starabajë –
Shumë kujtime t’ vjetra në zemër i mbajë !
T’ ulëm n’ ballë t’ oxhakut nën dritën e llambës ,
Me burra t’ konakut ne t’ ia themi këngës !
Zemra flakë po m’ digjet për grykë t’ Jabllanicës ,
Që të ngjitëm brigjeve n’ atë katund të Sfircës !
T’ dal në një bregore ku shkrepë rrezja e diellit –
T’ këndoj këngë malësore nën tingujt e fyellit !
T’ dalim , të shëtisim mu në maje Tepje ,
Dhe t’ ia themi këngës atje për shtatë qejfe !
T’ dalim n’ Velegllavë e n’ maje t’ Setilisë –
Dhe t’ ia themi këngës n’ tela t’ çiftelisë !
T’ vrapojmë për marama , t’ qesim gurapesh ,
Siç ishte zakoni kudo në mes nesh !
T’ ulemi këmbëkryq në odat e burrërisë
Dhe t’ ia themi këngës n’ tela të sharkisë !
Oh , sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Kapit –
Qe sa kohë s’ jem pa ne , me axhën Sabit ?!
Për pa i pa këto fshatra , pa e pa Kapitin –
Unë i lutëm Zotit , t’ mos ma marri shpirtin !