Forumi Kuq E Zi
DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Empty DEMIR KRASNIQI-LISI FLET 12/2/2013, 21:59

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DEMIR KRASNIQI-LISI FLET D%20Krasniqi

2DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Empty Re: DEMIR KRASNIQI-LISI FLET 12/2/2013, 22:00

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LISI FLET

Trungu i lisit me mua flet,
Me gjoks hapur gjithnjë më pret,
Do t’ ma qajë mua një dert,
Për një dhembje e një siklet!

Mirë se erdhe biri im,
Eja e ulu n’ trungun tim;
Ta tregoj një muhabet –
Ku jetova 500 vjet!

500 vjet m’ruajti Malësia,
Shumë pushuan nën degë t’ mia!...
Sa shumë luftëra përjetova –
Çdo furtune i përballova!

Shumë shenjëtarë më morën n thumba –
Trupi im mori shumë plumba!
Dhëmbët e sharrës dhe sëpata –
S’ më lanë t’qetë dita, as nata!

Breshër, akuj m’ kanë rëndua,
Borë e shi më kanë kaplua,
Nën degë t’mia kaloi shkau,
Porse rrënjët s’mund t’mi thau!

Sa luftëtarë këtu u strehuan ,
Sa rreziqeve iu shpëtuan ,
Sa grigja këtu mrizuan ,
N’ vapa zhegu u freskuan !...

Degët e mia kur u plakën –
Dikush n’ zgor ma futi flakën !
Dikush erdh pa mendje koke –
M’ preu me sharrë e m’shtriu për toke!

Ma preu trupin pa mëshirë –
Mori gjithë çka pata t’mirë,
Për kujtim ma la veç trungun,
Kalimtarët m’shikojnë si cungun!

3DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Empty Re: DEMIR KRASNIQI-LISI FLET 12/2/2013, 22:01

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MALLI PËR MEDVEGJËN



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Medvegjë,

Qe sa kohë s’ jem pa , o, unë , dajën Rexhë ?!

Ta përqafoj fort dhe ta pimë nga një kafe ,

T’i qajmë dertet s’ bashku dhe t’i ndërrojmë pak llafe !



Ka shumë kohë e vite, që nuk jemi pa –

Lotët nëpër faqe, neve na janë tha !

Dushmani i zi, o, neve na ka nda –

Mos me u pa ndër veti, as vëllai me vëlla !



Na ka hy ndërmjet dushmani si kaçë –

Nuk na la n’ këtë jetë , na kurrë me u kënaqë !

Nuk e shohim t’ riun, nuk e shohim t’ vjetrin –

Po vdesim me mall me e pa njëri – tjetrin !



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Llapashticë –

Ta ndiej bacën Ukë, kah luan me mezhnicë !

Se ku bien mezhnica – aty hidhen vallet ,

Kështu harrohen vuajtjet , kështu harrohen hallet !...



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Bojnik –

Ta shoh mixhën Sylë, se asht shpijanik !

Do t’ na banë mikpritje , na banë muhabet ,

Do t’ na tëhollojë pite , pulën do t’ na e pret !



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua në Vllasë –

Qe sa kohë s’ jem pa ne, o , me tezën Hasë ?!

T’ dalim e t’ pushojmë nën hije te bojlia ,

Ta shtrojmë muhabetin – tezja na pjek flija !



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua në Vrapcë –

T’ pimë duhan me llullë e ta ndezim me gacë !

Siç e kanë zakonin burrat në Gollak –

Pas darke na sjellin molla me pështjellak !



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Sjarinë –

Qe sa kohë s’ jem pa ne , me hallën – Sabrinë ?!

T’ dalim krah për krahu bashkë me bacë Hajzerin –

Në Bajë të Sjarinës ta shijojmë Gejzerin !



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Tupallë –

Me vëllezër e motra s’ bashku me u çmallë !

Të ulëm këmbëkryq te mullari i lamës –

Ta qes gishtin n’ vesh dhe t’ ia themi këngës !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Dukat –

Qe sa kohë s’ jam pa ne, me mixhën Murat ?!

Të ulëm nën hije te dardha e livadhit –

T’ këndoj këngë burrërie nën tinguj t’ kavallit !



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Dediç –

Qe sa kohë s’ jem pa , ne , me shokë e me miq ?!

T’ ulemi këmbëkryq mbi qilima t’ shtrojës –

Dhe t’ ia themi s’ bashku këngës edhe lojës !



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Gërbac –

Ta shoh mixhën Xhelë , ku na mbet ai bacë ?!

T’ ulemi këmbëkryq ne , s’ bashku rreth oxhakut –

Dhe t’ i kujtojmë trimat e pushkës dhe çarkut !



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Ramabajë –

Qe sa kohë s’ jem pa ne, me teze e me dajë ?!

T’ ulemi këmbëkryq n’ odë t’ shtruar me jana –

Bashkë me shokë e miq të luajmë me filxhana !



Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Starabajë –

Shumë kujtime t’ vjetra në zemër i mbajë !

T’ ulëm n’ ballë t’ oxhakut nën dritën e llambës ,

Me burra t’ konakut ne t’ ia themi këngës !



Zemra flakë po m’ digjet për grykë t’ Jabllanicës ,

Që të ngjitëm brigjeve n’ atë katund të Sfircës !

T’ dal në një bregore ku shkrepë rrezja e diellit –

T’ këndoj këngë malësore nën tingujt e fyellit !



T’ dalim , të shëtisim mu në maje Tepje ,

Dhe t’ ia themi këngës atje për shtatë qejfe !

T’ dalim n’ Velegllavë e n’ maje t’ Setilisë –

Dhe t’ ia themi këngës n’ tela t’ çiftelisë !



T’ vrapojmë për marama , t’ qesim gurapesh ,

Siç ishte zakoni kudo në mes nesh !

T’ ulemi këmbëkryq në odat e burrërisë

Dhe t’ ia themi këngës n’ tela të sharkisë !



Oh , sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Kapit –

Qe sa kohë s’ jem pa ne , me axhën Sabit ?!

Për pa i pa këto fshatra , pa e pa Kapitin –

Unë i lutëm Zotit , t’ mos ma marri shpirtin !

4DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Empty Re: DEMIR KRASNIQI-LISI FLET 12/2/2013, 22:02

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DEMIR LENA – NDERI I KOMBIT


N’ atë familje atdhetare ,

Me tradita kombëtare ,

N’ Ladorishtë – në rreth të Strugës ,

U lind djalë që i del zot pushkës !



Që mbron trojet e Shqipërisë ,

Idealet e pavarësisë !...

Si kalaja me bedena –

Shkëmb qëndrese – Demir Lena !



I pa epur n’ ballë të luftës ,

N’ mbrojtje t’ Dibrës dhe të Strugës ,

Kundër forcave të Serbisë ,

Që i copëtonin trojet Shqipërisë !



Në Betejën e Petrinjës ,

N’ Qafë t’ Bukovës – kundër shtrigës ;

Zuri pikat strategjike –

Kundër bandave serbo – çetnike !



Luftoi çeta e Demir Lenës –

Si Aliu i Tepelenës !

N’ këtë Betejë, ku mali soset –

Demir Lena , rëndë plagoset !



Luftëtari i Atdheut –

Shkoi n’ familje të Jashar Beut ;

Plot pesë muaj ku u mjekua ,

Luftën prapë për ta vazhdua !



Kryengritësit e Greqisë –

Sulmuan jugun e Shqipërisë !

Luftë e ashpër është zhvillua –

Korçën tonë kishin pushtua !



Patriotët nuk bënin pritje –

Për t’ marrë pjesë në kryengritje !

Gjithë çka patën dhanë e shkrinë –

Për ta mbrojtur Shqipërinë !



Demir Lena ishte nisë –

Nga Pogradeci – n’ Ladorishtë !

Dyzet trima luftëtarë ,

Ai me veti i kishte marrë !



Dhe u nisën për Shqipëri –

Zemrat mbushë me trimëri !

Në Bërzesht t’ Librazhdit kanë shkua –

Shaban Blloshmi i ka strehua !



Nëpër male ec , e ec –

Prej aty shkuan n’ Pogradec !

Ku po bënin përgatitje –

Për t’ luftua në kryengritje !



Luftë pas lufte ndër bedena –

Komandonte Demir Lena !

N’ Ladorishtë “Taborri i Strugës” –

Nuk i trembej aspak luftës !



Dyzet trima luftëtarë ,

Bashkë me 50 vullnetarë ,

N’ shkallë të parë t’ gatishmërisë –

Për t’i dalë Zot, Shqipërisë !



Demir Lena , ai trim drangua –

Me shumë çeta ishte bashkua !

Me çetën e Jashar Be Starovës –

Do t’ luftojnë si n’ Fushë t’ Kosovës !



Me çetën e Gani Butkës –

Porsi trimat e Oso Kukës !

Me çetën e Hysen Nikolicës –

Bash si trimat e Azem Galicës !



Me çetën e Shaban Blloshmit –

T’ gjithë armiqtë do t’i mposhtin !

Zalo Prodani e Kajo Babjeni –

Trima t’ njohur të këtij vendi !



Prilli i vitit katërmbëdhjetë –

Nuk harrohet kurrë për jetë !

Dridhen malet e Gjalicës –

Nga beteja e Nikolicës !



Luftuan trimat n’ Nikolicë ,

N’ Januvenë e në Sinicë ,

Luftuan n’ Korçë edhe në Dardhë –

Kudo dolën faqebardhë !



Në betejën e Nikolicës –

Ranë dëshmorë dy t’ Ladorishtës !

Këta dy trima nga “Taborri i Strugës” –

S’ tremb topi , as plumbi i pushkës !



Demish Hoxha e Bajram Coma –

Ranë dëshmorë për trojet tona !

Ranë n’ altarin e lirisë ,

Hynë n’ analet e pavdekësisë !



Demir Lena , ai luftëtar –

N’ vija t’ frontit kudo i parë !

N’ mbrojtje t’ shtetit amë shqiptar –

Luftoi armiq , luftoi tradhtarë !...



Deri n’ vitin dyzet e katër –

Luftë pas lufte shkoi me hatër !

Më njëzet e tetë tetor –

Demir Lena , ra dëshmorë !



N’ 100 vjet të Pavarësisë –

Shfletojmë faqet e historisë ,

Kujtojmë bijtë e Shqipërisë ,

Që iu bënë kurban lirisë !



Atdhetarët nuk harrohen –

Nëpër shekuj do t’ nderohen !

Me dekretin e Bamir Topit –

Iu dha Urdhri :”Nderi i Kombit”!

5DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Empty Re: DEMIR KRASNIQI-LISI FLET 12/2/2013, 22:03

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
JAM STËRNIP I KURT KOLMEKSHIT



Jam një djalë – bir i Tugjecit,

Jam stërnip i Kurt Kolmekshit.

Jam krenar me fis Krasniqe,

Jam bujar me derë fisnike.



Le e rritë në atë familje ,

Derë e njohur për mikpritje ,

Me traditë që nderon mikun ,

Që urren me shpirt armikun !



Nuk mund t’ rri i qetë prej epshit –

Pa i këndua Kurt Kolmekshit !

Do t’ia marr mjaltin prej hojes –

Fjalët ma t’ ëmbla t’i nxjerr prej gojës !



Për atë burrë t’ rrethit t’ Tropojës ,

Që prej zorit dhe nevojës ,

Nga Malësia e Gjakovës –

Ia mësyu maleve të Kosovës ...



Me familje e mësyu Gollakun –

Në Tugjec ngriti konakun .

Ndërtoi shtëpi, ngriti oxhakun ,

Me punë truallit ia dha hakun .



Krahas punës kurrë pa ndalë ,

Tre djem , Zoti ia kishte falë :

Aliu, Hasani e Mehmeti –

Shtohej rrita e bereqeti .



Me punë krahu e djersë hallall –

Prej tij u banë një mëhallë .

Linden t’ reja e shumë të rinj ,

Jo me qindra , po me mijë ...



N’ atë kodrinë ku shkreptinë rrezja –

Deri sot u bënë tetë breza .

N’ shenjë nderimi ndaj të urtit –

Sot i thonë :“Mahalla e Kurtit”.



Shumë kanë vdekë , me mall kanë shkua –

Në Kolmeksh njëherë me shkua !

Ato vende me i vizitua –

T’ parët e tyre , ku kanë jetua !



Shumë kanë marrë botën në sy –

N’ atë Malësi , ma nuk janë kthy’!

Sot , janë mbet veç dy – tri shpi ,

S’ ke ku t’ shkosh as ujë me pi !

6DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Empty Re: DEMIR KRASNIQI-LISI FLET 12/2/2013, 22:04

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
AI DAÇIQI FJALË KA QUA



Ai Daçiqi , fjalë ka qua –

Ju shqiptarë, mos me u hidhërua

Për aksionin që kam urdhërua ,

Lapidarit – vend me i ndërrua !



Ju, më keni keqkuptua –

Historinë e keni harrua !

Kam marrë vesh se gjyshi i gjyshit –

Iu përzuri , juve , prej Nishit !...



Jam i ri, por ia di rendin ,

Se n’ Preshevë , ky, s’e ka vendin !

Që t’ mos shkojë puna e Juaj, huqe –

E ka vendin te Molla e Kuqe !

7DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Empty Re: DEMIR KRASNIQI-LISI FLET 12/2/2013, 22:05

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MASAKRA E REÇAKUT



Po i këndoj me lot Reçakut ,
Ku s’ janë terë gropat prej gjakut,
Nga masakra ma brutale ,
Që banë forcat kriminale !
Këtë masakër mbi shqiptarë –
E bënë shkijet sllav barbarë
Me policë e me ushtarë,
Me çetikë , paramilitarë !...

Më 15 Janar , Nëntëdhjetë e Nëntë ,
N’ mëngjes herët, n’ gjumë të rëndë ,
Beogradi kishte urdhëruar –
Reçakun për ta rrethuar !

Forca t’ mëdha mobilizuan –
Shqiptarët n’ gjumë na i rrethuan !
Shkojnë me mjete të blinduara
Dhe ato t’ motorizuara ...

N’ mëngjes herët , në Reçak –
Mbarë lugina u mbush me gjak !
Na u mbush fshati zjarr e tym –
Mbi shqiptarë duke bërë krim !

N’ ora gjashtë e tridhjetë –
Ndodhi krimi i vërtetë !
Me artileri të randë –
Granatojnë fshatin nga çdo anë !

N’ këto momente nga ky krim –
Bëjnë përpjekje të gjejnë shpëtim !
Kërkojnë vende për strehim –
Për t’ shpëtuar nga ky rrethim !

Por përpjekjet kot iu shkuan –
Barbarisht u masakruan ,
45 shqiptarë janë pushkatua ,
Bashkë me ta edhe një grua !

Me t’ kuptuar për këtë tmerr –
Ambasadori Viliam Voker ,
Shkoj n’ Reçak, nën ato male ,
Për t’ pa ngjarjet kriminale !

Sheh kufomat shtrirë për toke –
T’ vrarë nga armët afër koke !
Pesëmbëdhjetë t’ vrarë në një gropë –
Këso masakre s’ është parë n’ Evropë !

Kur pa njerëzit e masakruar –
Keq Vokeri ishte trishtuar !
Ca minuta kishte kërkuar –
Çfarë do t’ flet për t’u koncentruar !

Mbasi frymë mirë kishte marrë –
Mbajti fjalë për gazetarë !
Mezi fliste prej trishtimit :
“Ky është krim kundër njerëzimit!”

Dha sinjale Perëndimit –
T’ marrin hapat e shpëtimit !
Ta shpëtojnë popullin shqiptarë –
Nga gjenocidi i pa parë !

8DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Empty Re: DEMIR KRASNIQI-LISI FLET 13/2/2013, 13:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dermir Krasniqi ka lindur më 10 Shkurt 1950 në fshatin TygjecDardanësKosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku,
që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri
vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”.

Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës,
profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folklorit deri më
sot nuk i është ndarë asnjëherë.

Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurura, të kompozuara dhe të incizuara nëpër disqe gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD.
Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka
grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të
publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Punon dhe jeton në Gjilan
Demir Krasniqi, ka botuar edhe këto vepra


  1. Mallëngjima e ushtima, Prishtinë, 1993
  2. Qamili i vogël-zë që nuk shuhet (monografi), Prishtinë, 1995
  3. Gjakon Kosova, Gjilan 1998
  4. Bejtë Pireva, Gjilan 2002
  5. Zeqir Maroca,Gjilan 2002
  6. Këngë krismash lirie I, Gjilan, 2003
  7. Këngë krismash lirie II, Prishtinë, 2003
  8. Familja Kurti nga Tygjeci (monografi), Prishtinë 2004
  9. Shtojzovallet e Gollakut, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2005
  10. Kushtrim lirie, SH.B. “Kurora”, Gjilan 2005
  11. Liman Shahiqi-trimi i Gollakut, Prishtinë, 2005
  12. Kroi i këngës-Gjilan, 2006
  13. Qamili i Vogël: Këngë përjetësie (mblodhi, redaktoi dhe deshifroi me nota Demir Krasniqi), Nëntor 2006
  14. Krenaria e Gollakut ( Me rastin e 40-vjetorit të karrierës dhe krijimtarisë muzikore) - Gjilan, 2008
  15. Diell Lirie, Gjilan, 2008

9DEMIR KRASNIQI-LISI FLET Empty Re: DEMIR KRASNIQI-LISI FLET 13/2/2013, 13:15

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
po njeri nder krijuesit dhe kengetaret e shquar

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons