Përgatitje për luftë të madhe në masë nga Kina me Japoninë për ishujt Diaoyu ka njoftuar kanali televiziv kinez NTDTV (New Tang Dynasty TV).
Kanali televizivë NTDTV ka selinë e tij në New York, por me shumë degë të ndryshme në Azi dhe Kinë, me një fuqi teleshikuesit që arrin në 300 milionë, duke transmetuar dhe nga sateliti.
Serioziteti i televizionit është i nivelit 1, ndaj dhe reportazhet e tij të pasqyruara me autokolona ushtarake të ushtrisë kineze kanë ngjallur shqetësim të madh si në Japoni, po ashtu dhe për SHBA-të, aleatja kryesore e Japonisë.
Në reportazhin e televizionit NTDTV njoftohet më konkretisht: “Ndërmjet 3 dhe 6 shkurtit, në krahinat Fujian, Xiamen, Zhangzhou dhe Huzhou janë vënë re transferime të mëdha të autokolonave të ushtrisë. Më shumë se 100 makina të llojeve të ndryshme, autoblinda, tanke dhe artileri e rëndë në krahinën Fujian kanë lëvizur nëpërmjet rrugës nacionale Highway 308 duke krijuar një konfuzion në trafik prej 10 km. Gjithashtu, ushtria në krahinën e Fujian dhe Zhejiang prej ditësh ndodhen në gatishmëri nr 1. Shumë banor të zonës e kanë vënë re këtë gjë, madje shumë prej tyre po braktisin zonën”
Ndërkohë, para këtij mobilizim më 15 dhe 30 janar fregatat kineze izoloi me sistemet e kontrollit të zjarrit, anije japoneze si dhe helikopterët që ishin ngritur prej tyre. Sipas mediave kineze dhe më konkretisht në faqen e parë të gazetës “People’s Dail”, referohej se Kina nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj çështjes që ka lindur me ishujt Diaoyu (Senkaku për Japoninë) dhe duhet të jetë e përgatitur për fituar luftën.
Nga ana tjetër mediat botërore, përforcojnë reportazhet e televizionit kinez, duke njoftuar se pak kohë më parë Kina kishte porositur bazë materiale për prodhimin e 239 motorëve për aeroplanët luftarak model H-6K (version kinez Tu-16 Badger), avionë të cilët kanë marrë në patronazh patrullimin e ishujve të diskutueshëm Diaoyu.
Sipas analistëve ushtarakë në një luftë Sino-Japoneze, krahinat e Fujian dhe Zhejiang janë më rëndësishme në drejtim të mbështetjes së operacioneve luftarake.