Forumi Kuq E Zi
FJALe Te URTA ARABE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FJALe Te URTA ARABE Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
FJALe Te URTA ARABE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FJALe Te URTA ARABE Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1FJALe Te URTA ARABE Empty FJALe Te URTA ARABE 11/2/2013, 19:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
50 FJALe Te URTA ARABE



1- Me mire eshte te shpenzosh nje qiri te vogel se sa tere jeten ta kalosh ne terr.
2- Gjithnje derisa qendron ne kembet e tua mos vajto nese nuk mundesh te vraposh.
3- " E mundshmja" pyet te " Pamundshmen" ku jeton? U pergjigj: ne endrrat e te paafteve.
4- Shtepia pa libra eshte shtepi pa shpirt.
5- Nuk eshte i forte ai qe gjithnje fiton lufterat, por i dobet eshte ai i cili gjithnje e humb paqen.
6- Nese do qe te urrejne te gjithe, iu thua te gjitheve se kush jane.
7- Epitetet jane shenjat e ahmakut, njerezve te medhenj nuk u duhet asgje me shume se sa emri i tyre.
8- Kush e done nje dru, done edhe deget e saj.
9- Mos e arrij paqen me lufte, por me marreveshje.
10- Kur drejtesia zhduket nga faqja e dheut, njeriu behet i pavlefshem.
11- Nuk eshte kenaqesi te punosh gjithnje ate qe deshiron, por eshte kenaqesi kur e do punen qe e deshiron.
12- Me e keqja cka mund t'i ndodhe nje njeriu eshte papunesia dhe qe nuk e done askend.
13. Turpi eshte bukuria e femres ndersa vlere te meshkujt.
14- Nese digjet shtepia e fqiut, ruaje tenden.
15- Mik e ke ate i cili ta terheq verejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tend per t'u bere me i dashur.
16- Miqesia eshte pusi,sa me teper nxjerre nga ajo , ajo behet me i thelle.
17- Buzeqeshja eshte fjale e bukur pa shkronja.
18- Mos perkujto shume ate cka e ke humbur per te mos e humbur ate cka e ke.
19- Kush kenaqet me vepra te vogla te dynjase , te gjitha veshtiresite do t'i jane te lehta.
20- Fjala e mire eshte pasaporte per arritje te cdo zemer.
21- Sa me i madh te jete mashtrimi , do te jete me e vogel kenaqesia.
22- Nese nuk do te keqen nga ti, ik nga e keqja.
23- Shpirti i qete eshte krevati me i mire per pushim.
24- Kush mbjelle te mira korre falenderime.
25- Edhe ne kopsht te mire din me qene ndonje gjarper.
26- Jeta eshte gjeja e vetme qe sa me shume rritet aq me shume bie.
27- Zemra eshte hapesira, ndersa goja eshte doreza, gjuha eshte celesi per kete arsye cdo kush le ta ruan celesin e fshehtesise se tij.
28- Pervoja eshte kraheria te cilin ta fale jeta kur te bien floket.
29- Paraja eshte e mire si sherbetor, por i keq si pronar.
30- Madhesia e dijes sate lind xhelozi, ndersa modestia e zemres sate lind miq.
31- Nese i verberi e udheheq te verbetin, te dy do te bien ne humnere.
32- casti i dhimbjes zgjate nje ore, ndersa kenaqesia nje moment.
33- Nuk duhet t'i frikesohesh krismes sepse plumbi qe te qellon nuk degjohet.
34- Te mjerin e terheqin floket e gjata te tija, ndersa nuk e sheh se po i zgjatet gjuha.
35- Nese do me pa realitetin femeror, shikoje ate me sy mbyllur.
36- Kush gabon eshte njeri,ndersa ai qe ne gabime qendron eshte djall.
37- Forca e zinxhirit matet me dobesine e hallkave te tij.
38- Nese jemi vellezer nuk na jane qeset motra.
39- Njerezit mund te jetojne pa ajer disa minuta, pa uje dy jave, pa ushqim dy muaj, ndersa pa idete disa vjet.
40- Gjysma e pare e jetes na kalon duke kerkuar pasuri, ndersa gjysma tjeter duke kerkuar mjek.
41- Kush blen ate qe nuk i duhet, shet ate qe i duhet.
42- Kur dikush lavderon dike, pak kush beson ne ate, ndersa kur kritikon dike, ate cdokush e beson.
43- Rehat flene ai i cili nuk ka ate nga e cila ai frikesohet.
44- Martesa ndodh papritur sikurse pike ngjyra ne rrobe.
45- Nese dikush munde ta blej kapelen, nuk mund te blej mendjet.
46- Pergjithesisht te hollat humbin duke kerkuar te hollat.
47- Sikur njerezit te pengohen te flasin mire per vete dhe keq per te tjeret, pjesa dermuese e njerezimit do te mbeten memec.
48- Nese femija luan me jeten e vet, jeta luan me te kur te rritet.
49- Zgjidhi fjalet para se t'i thuash dhe jepi zgjedhjes mjafte kohe, sepse fjala duhet te piqet sikurse pema, i duhet pak kohe per tu pjeke.
50- Ruaju te ndershmes kur e nencmon dhe vetmise se keqe kur i bene konak dhe njeriut te ndershem kur e bjere ne situate te keqe

https://kuqezi.albanianforum.net/

2FJALe Te URTA ARABE Empty Re: FJALe Te URTA ARABE 12/2/2013, 07:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
51- Mbret unë, mbret ti - kush bënë ujë?
52- Lehtë është kur të çmojnë të tjerët, por vështirë kur ti çmon vetveten.
53- I lumtur është ai që fytyrën e tij e poshtëron nga brengat, kokën nga zërja dhe trupin nga sëmundja.
54- Kur të arrish në maje, sillu nga mbrapa dhe shiko kush të ka
ndihmuar të ngjitesh dhe kthehu nga qielli që Allahu të forcoj në atë
maje.
55- Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë.
56- Nëse armiku nga ti kërkon këshilla jepi sepse mund të bëhet mik.
57- Ik kah të duash nga vetja nuk mund të ikësh.
58- Nëse je i pasur han kur të duash, nëse je i varfër han kur të mundesh.
59- Nëse dikush të thotë të dua si vëllain, kujtoje tregimin mbi Kabilin dhe Habilin.
60- Nëse flet me nguti do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë.
61- Mos polemizo me oratorin as me ahmakun pasi që në atë mënyrë oratori do të mund me fjalë, ahmaku të ofendon.
62- Sjellja e mirë mbulon shumë negativitete, sikur sjella e keqe që mbulon shumë veti të mira.
63- I pasur është kush nuk ka borxh, a i ri i cili është i shëndoshë.
64- Pak dije e shumë punë
65- Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë me ju hakmarrë dikujt.
66- Kur dy gjedhe grinden pas një plaçke, ujku ndien grindjen e tyre dhe vjen me na zgjidh problemin.
67- Shëndeti është ai që të bënë ditën të duket se është më e mira e vitit.
68- Llogaria telefonike është dokumenti më i mirë që tregon se më mirë është me hesht se me fol.
69- Pasanikut është vështirë me i falë diçka, të ngopurin është vështir me qeras.
70- Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që kërkon shumë.
71- Më lehtë mund të vuash nga e vërteta se sa të kënaqesh nga rrena.
72- Nuk është dorëdhënie e mirë ajo kur më jep atë që kam nevojë më
shumë se ti, por është më dhurim i mirë të japësh atë që të nevojitet më
shumë se mua.
73- Nëse të varfanjakut i dhuron peshkun, e ke ushqyer për një ditë.
74- Qeni lëviz bishtin, ndërsa dyfytyrëshi me gjuhë.
75- Më e mirë është nëna më e keqe, se njerka më e mirë.
76- Kur njeriu vendos me u martuar,ajo është vendim i fundit që e ka marrë.
77- Njeri i suksesshëm është ai i cili e mbyll gojën para se të tjerët
të mbyllin veshët nga ai, sikurse edhe ai i cili i hap veshët para se të
tjerët të hapin gojën.
78- Të mos marrim pjesë në formulimin e të metave të huaja, sepse edhe të tjerët kanë gjuhë dhe sy sikurse ti.
79- Nëse nuk mundesh me më ndihmuar, mos më pengo.
80- Më mirë është të rrëshqet këmba se sa gjuha.
81- Kush i hip të vërtetës e ka fituar krijimin.
82- Nuk shiten drunjtë e papërgatitur, as peshku në ujë.
83- Kur shkon përtacia rrugës, i shtohet varfëria.
84- Me vdekur i përkëdhelur dhe i dashur dua më tepër, se me jetuar i rrejtur.
85- Nuk është me rëndësi a donë, por kënd e donë.
86- Më mirë çka do me ngrënë, se sa çka do me falë.
87- Që të ruash shokën më parë ti duhesh të jesh shok.
88- Që të flasësh fjalë të mira, duhet të dëgjosh mirë.
89- Birat e çorapeve nuk i dinë askush përveç këpucës.
90- Nuk ka më trim se kali qorr.
91- Ruaju derës me shumë çelësa.
92- Nëse jo të mençurit ja jep thikën, je bërë vrasës.
93- Lehtë është të bëhesh i mençur pas kohe.
94- I tërë terri i botës nuk mund ta mbuloj dritën e një qiri të vogël.
95- Më mirë e ke dy herë me pyet, se një herë me gabuar.
96- Kush gabon duke buzëqesh, do të digjet duke qarë.
97- Qenit të rrahur mjafton t'ia tregosh gurin.
98- Pendla e mirë nuk mjafton me bërë zogun e bukur.
99- Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja.
100- Më mirë është të martohesh me varfanjaken se me u hangër me pasaniken.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons