Stjuardesën e pushojnë nga puna pse publikoi këtë FOTO
Një stjuardesë u pushua nga puna në linjën ajrore ruse Aeroflot, pasi postoi në rrjetin social rus Vkontakte një foto të saj duke u nxjerrë gishtin e mesëm pasagjerëve.
Stjuardesa Tatiana Kozlenko e vendosi foton në faqen e saj në Vkontakte, një faqe shumë popullore në Rusi dhe menjëherë ajo mori dhjetëra pëlqime.
Por foton e zbuluan edhe shefat e kompanisë Aeroflot, që vendosën ta pushojnë atë nga puna.
Vetë Tatiana thotë se nuk është fajtore, pasi fotoja ishte shtuar në faqen e saj. “Nuk jam unë aty, ky aeroplan nuk është i kompanisë sime. Nuk e di pse më shkatërrojnë jetën për kaq gjë. Kërkoj ndihmën tuaj,” shkruan ajo në Vkontakte.