ragjedi me një 15-vjeçare, e cila i dha fund jetës pas një frikësimi të marrë në shkollë, si pasoj e një ngacmimi dhe nën ndikimin e depresionit.
E vdekur u gjend 15-vjeçarja, citon alb-observer.com, pak javë pas publikimit të një video të sajë, në të cilën pohonte se kishte rënë viktimë e një sulmi me kërcënime në internet.
Fjala për Amanda Todd nga Kanadaja, nxënëse e Coquitlam Basic Alternative Eduction school, e cila u vetrav pasi nuk mundit ë durojë dot ngacmimet nga një bashkëmoshatar i saj.
15-vjeçarja bëri gabimin, siç edhe ajo shkruante, kur bëri marrëdhënie seksuale me një djalë të cilin mendonte se e dashuronte, por fatkeqësisht ai kishte një lidhje tjetër paralele dhe donte thjesht të “shkonte” me të.
Menjëherë pas kësaj, nisi tragjedia i saj!
Edhe pse ajo ndryshoi shkollë, citon alb-observer.com, në mes të sezonit mësimor, vajza e të “dashurit” të saj së bashku me shoqërinë e vetë, vijuan ta ngacmonin dhe ta “ndiqnin”, ndërsa një ish i dashuri i saj, publikojë fotografi intime të saj në facebook.
“Po bëjmë ç’është e mundur për ta ndihmuar”, deklaroi drejtori i shkollës.
Por, fatkeqësisht depresione e mposhti dhe 15-vjeçarja i dha fund jetës.
Për më shumë ndiqni videon në vijim: