Kafshe me te tmerrshme se macet nuk ka. Biologet amerikane nga Instituti Smithsonian i kane njohur macet e shtepise si nje rrezik te vertete per natyren. Ato jane fajtore per zhdukjen nga faqja e dheut te 33 lloje te shpendeve dhe te kafsheve, konfirmojne shkencetaret dhe njekohesisht paralajmerojne per rrezikun qe i kanoset prej tyre minjve dhe kafsheve te tjera te vogla, vecanerisht ne qytetet e medha.
Sipas te dhenave te shkencetareve, nga dhembet dhe kthetrat e maceve dhe macokeve vriten cdo vit rreth 3 miliarde zogj dhe deri ne 20 miliarde brejtes. Kjo shifer eshte shume me e larte se ajo e gjuetise, perdorimit te kimikateve shtepiake dhe prishjes me ndertime te habitatit te tyre te zakonshem.
Sigurisht biologet amerikane kane arsye per te ardhur ne nje perfundim te tille, por, megjithate, nuk duhet te vleresohet kaq seriozisht ndikimi i maceve mbi faunen, mendon Kandidati i shkencave biologjike, bashkepunetori i Akademise Bujqesore te Moskes me emer te Timirjazev, Sergei Krucina:
- Macja, si kafshe e vogel grabitqare qe eshte, ushqehet edhe me brejtes, edhe me zogj te vegjel. Por, jam mese i bindur, se asnje biolog i pergjegjshem nuk do te shprehet kurre se macet jane pergjegjese per zhdukjen e ndonje lloji brejtesish. Fakti, qe macet e pastrehe zvogeloje realisht numrin e zogjve gjate kohes se shtimit te tyre (ngritjes se folese) dhe numrin e brejtesve te vegjel ne parqe e kopshte, eshte krejtesisht i sakte. Por mace nuk ka aq shume megjithate, dhe, mendoj, se invadenca nga ana e grabitqareve te tjere eshte me e forte se ajo e shkaktuar prej maceve qe preferojne te bejne zakonisht jete vetmitare e nuk formojne grupimeve, tufa te medha.
Ne fakt ekziston mendimi se ne nje territor te mbyllur, ne vecanti, ne ishujt, macet ndikojne me te vertete ne ruajtjen e specieve.
Ne Zelanden e Re madje kane iniciuar edhe nje fushate kunder maceve te shtepise. Ambientalistet konfirmojne se ne qofte se nuk do te hiqen qafe keto grabitqare shtepiake, shumellojshmeria e shpendeve, brejtesve dhe zvarranikeve vendas do te pakesohet seriozisht. Kjo ide gjeti shume ndjekes e mbeshtetes. Ata, sigurisht, nuk bejne thirrje per zhdukjen e maceve, por propozojne te mos lihen te dalin ato jashte shtepise, ne rruge. Po si mund t’i refuzohet macokut shetitja? Kjo eshte krejtesisht e pamundur. Ofrohen dy variante: ose t’i varet ndonje zilke e vogel ne qafe, me qellim qe te paralajmerohen minjte e zogjte per afrimin e maces, ose te nxirret kafsha me zinxhir ne qafe e shoqeruar nga i zoti.
Nje propozim i tille eshte shume i arsyeshem, thote Doktorja e shkencave biologjike te Rusise, Elena Kotenkova:
- Moslenia e tyre per te dale shetitje eshte nje ide e mire, une gjithashtu nuk do ta lija macen time te dilte ne rruge. Madje jo dhe aq prej brejtesve te vegjel, se sa per shkak te zogjve kryesisht. Sepse brejtesve edhe nese i shkaktohet ndonje dem, une mendoj se ai eshte i rikuperueshem. Ata shtohen me shumice. Kurse zogjve macet i shkaktojne nje dem te konsiderueshem. Por jane te demshme jo dhe aq macet e shtepise, se sa ato te egra, qe nuk kane te zote dhe bredhin nga te duan.
Nga ana e vet ambjentalistet ruse propozojne aplikimin e regjistrimit te detyrueshem te maceve. Me qellim qe i zoti i maces te mos kene tundimin per ta lene ne rruge kafshen dikur te dashur qe i eshte bere tashme e bezdisshme.(zeri i rusise)