Forumi Kuq E Zi
50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dritëro Agolli në një vizitë në Skrapar në vitin 1994, kur një grup
demokratësh e qerasën me raki, shkrimtari ju thotë: Do ta pi rakinë
tuaj, sepse një demokrat në Skrapar është sa një socialist në Tiranë.


2. Dritëro Agolli në vitin 1997, pas deklaratës së Nanos për
meritokracinë e kuadrove: Kësaj i them shkërdhatokraci dhe jo demokraci

3. Edi Rama sapo emërohet ministër i Kulturës në vitin 1998 nuk
pranoi badigardë duke deklaruar: “Nuk do të pranoj badigardë, përjashto
rastin kur të më japin një më të gjatë se vetja”.

4. Pjetër Arbnori, ish-kryetari i Parlamentit, data 13 shtator
1999, në një konferencë për shtyp: Këta nuk janë socialistë, por
specialistë.
5. Edi Rama, ministër i Kulturës, në gusht të vitit 1999:
Është vështirë të jesh ministër Kulture në një vend me kulturë të tillë.

6. Edi Rama gjatë fushatës së Nanos për katarsis në vitin 2001:
Nano është bërë si Robert Çamçakëzi, fut duart në xhepa dhe bredh nëpër
kantier.

7. Fatos Nano në gusht të vitit 2001 kur shkon në Lezhë për
fushatë elektorale, del nga makina dhe i hap derën Lesit duke thënë: “E,
ç’është një lider partie para një lideri të shtypit të lirë”.

8. Fatos Nano gjatë fushatës për katarsis në vitin 2001: E mora Ramën me thonj pa prerë nga Parisi dhe e bëra ministër.

9. Fatos Nano: Në mbledhjen KPD-së në dhjetor të 2001: Lavatriçe? Po Musa, ti nuk vlen as sa një lavatriçe.

10. Fatos Nano në Parlament në vitin 2001: Unë jam çliruar nga
makthet e Berishës. Ndërsa kam thënë se lëvizjen “Nano” nuk e ndalon dot
më as vetë Nano, regjimin e Berishës në Shqipëri nuk e kthen dot më as
vetë Berisha.
11. Arta Dade në dhjetor të vitit 2001 gjatë fushatës së Nanos për Katarsis: Më tepër të dhemb kur ta fut i yti.

12. Edi Rama në komision hetimor ndaj tij, i drejtohet Uran
Metkos: Nuk t’i zgjidh dot hallet. Vetëm mund të të jap ndonjë pulë të
pjekur dhe një shishe raki që ta pish me Shpëtim Rroqin.

13. Edi Rama më 9 tetor 2002 i drejtohet Njazi Kosavrastit: Sikur të ka gjet doktori te gabi.

14. Gramoz Ruçi pas akuzave të Nanos se e ka mbajtur në kurriz
për 12 vjet: Kemi një shprehje ne andej nga jugu, dhëndrit të ri mos i
dil përpara gjashtë muaj para e gjashtë muaj pas dasmës.

15. Edi Rama më 9 tetor 2002 i drejtohet Rusmajlit: Do t’u jap një shkallë të Komunales që të shihni çfarë kam unë në kokë!

16. Edi Rama më 9 tetor 2002, i drejtohet Rusmajlit: Të fala doktor Najlonit.
17. Edi Rama në vitin 2002 në emision televiziv: Kush e di se
cila nga stërgjyshet e tezës së njërit, s’ka pasur një moment gëzimi me
stërgjyshin e hallës së tjetrit.

18. Pandeli Majko. Gazetari: A do ta pranonit postin e
kryeministrit nëse do t’u propozohej? Unë nuk jam nga ata që ua fusin
thikën pas shpine shokëve. (Më pas e pranon e postin e kryeministrit)

19. Edi Rama: “Unë solla në tiranë grupin “Scorpions” ndërsa PD-ja, Rroqin me kitarë”

20. Edi Rama: Kemi vënë bythën në qendër se nuk ka mushkonja, në periferi ka më shumë mushkonja me llastiqe në dorë.

21. Edi Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës pas akuzave si i
korruptuar: Nuk ka bir kurve të gjejë lekë të vjedhura në xhepat e mi.

22. Nikollë Lesi në tetor të vitit 2004 gjatë protestave
anti-Nano: I kam kërkuar Berishës të më japë PD-në mua dhe për 24 orë e
rrëzoj Fatos Nanon.
23. Fatos Nano në Parlament në vitin 2004: Pasuria ime më e
madhe, më e çmuar dhe e hipotekuar në sytë e të gjithëve, është Sali
Berisha.

24. Kastriot Islami më 22 prill 2004 në Parlament: Herën e parë
ta thashë italisht, tani do ta them shqip: Je bërë si Cari i Rusisë.

25. Bamir Topi në Parlament për Fatos Nanon: Unë, zoti
kryeministër, nuk merrem me ndryshime mbiemrash. Ju keni të njëjtin
mbiemër Nan´-i vogël. Ndërsa ju e doni në shumës mbiemrin tim, që të më
arrini mua me gjatësi

26. Sali Berisha më 10 shtator 2005 në kohën kur ai piu pak ujë
nga gota që gjendej mbi foltoren e Kuvendit, disa deputetë vijuan me
komentimin e fjalëve te tij. Berisha iu drejtua krahut të majtë me
fjalët: Nuk i flitet tjetrit, kur pi ujë”.

27. Sali Berisha në gusht të vitit 2005 në konferencë për shtyp: Nikollë Lesi është i vetmi që ngrin në gusht.
28. Sali Berisha, ish-shefi i opozitës në emisionin “Opinion” në TV “Klan”: E kam gjetur presidentin (për Moisiun50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë Smile, duke luajtur domino, përpara se ta propozoja atë në postin e Presidentit.

29. Edi Rama më 6 maj 2005, me të hipur në “arenën” e fjalimeve
të socialistëve kërkon t’i hiqet podiumi qe ndodhej para foltores:
Kongresmenët nuk kanë faj që duan të më shkurtojnë se jam shumë i gjatë.

30. Artan Lame në korrik 2005 në KQZ: Nëse peshku qelbet nga koka në PS është qelbur nga këmbët.

31. Ben Blushi në korrik 2005 në edicion informativ në Tv “Klan”:
Nga Partia Socialiste kishte kandidatë që bënin fushatë me pantallona
të shkurtra.

32. Nikoll Lesi, njëherë pas fitores së zgjedhjeve të 3 korrikut
2005 nga koalicioni i djathtë: Tani do ketë vetëm investime dhe
arrestime.

33. Gramoz Ruçi në kongresin e tetorit (2005) të PS-së: Tani që kaluam në opozitë as ujë nuk kemi.

34. Edi Rama menjëherë sapo zgjidhet nga kongresi në krye të
Partisë Socialiste deklaroi 10 tetor 2005: Duhet të ulim numrin e
burrave për metër katror.

35. Edi Rama gjatë inaugurimit të një rruge në Tiranë: Ne nuk hedhim asfalt “më ka ç’u moma me la gojën”.

36. Bujar Leskaj, ministër i Kulturës në një konferencë shtypi
për konfliktin me FSHF: Do ta ngul aq thellë atë gozhdë, sa të thonë o
lele, o mami gozhda.

37. Sali Berisha, në 16 mars 2006 në konferencë shtypi tek
kryeministria: Gazetarët jashtë tani. Se po t’i lesh këta, bëhen banorë
të Kryeministrisë. Po nuk kanë faj këta kur shohin Bashën, qeë ka
pothuajse moshën e tyre.

38. Blendi Klosi më 14 mars 2006 në Parlament: Zonja Topalli që
nga dje nuk të njohim si kryetare e Kuvendit. Ti përfaqëson vetëm frikën
e 80 burrave në Kuvend të cilët janë kthyer në gra.

39. Sali Berisha në prononcim për median më datën 16 mars 2006
për situatën në Parlament: Bilbilenjtë të bilbilojnë. Majko ishte bërë
si Çe Guevara.

40. Genc Pollo, ministër i Arsimit pas largimit nga PDR-ja e Nard
Ndokës: Politika duhet të përballet me haxhiqamilizmin parlamentar,
sepse në rast se përmes PDR-së kemi sjellë pa dashje në Kuvend ndonjë
kokërr jo “du babën” por “du postin”,

41. BLENDI KLOSI në seancën parlamentare të datës 27 maj 2006:
Kjo qeveri të kujton atë fjalën e urtë të grave, keq me burrë dhe keq pa
burrë, më mirë të mos isha martuar kurrë.

42. Fatos Nano, data 14 korrik 2006 gjatë bisedës me Berishën në
një pritje në ambasadën franceze: “Karrigen tënde dhe timen nuk e ha as
dreqi”.

43. Spartak Ngjela më 28 korrik 2006 në Parlament: Kur dola nga
burgu i pashë njerëzit duke ngrënë fara, dje isha në Durrës dhe po hanin
misra, kemi ecur shumë këto 15 vjet.

44. Namik Dokle i drejtohet Nishanit në datë 28 korrik 2006: Jam
duke bërë një dramë, por më mungonte roli i idiotit, por tani e gjeta.
45. Arta Dade i drejtohet ministrit të Jashtëm në Parlament: I
duket vetja si Don Zhuan ministrit tonë të Jashtëm dhe thotë pata një
bisedë miqësore me zonjën Ilika (ministrja e Jashtme e Maqedonisë) ashtu
sikurse mendon se ka pasur edhe ndjenja të tjera të miqësisë apo
simpatisë me gra apo me shoqe të tjera që zotin ministër e kanë rrethuar
edhe në kohën kur pinte çaj me klor kur ishte nxënës në shkollë.

46. Pandeli Majko në dhjetor 2005 iu drejtohet demokratëve për
krizën energjetike: Deri në fund do na akuzoni se kemi bërë pakt me
Perëndinë që të mos bjerë shi.

47. Neritan Ceka: Nuk ka faj njeri. Jetojmë në kohën e Haxhi
Qamilëve. Vetëm në Parlament janë nja 50 Haxhi Qamilë, mos të shtojmë
edhe ata të qeverisë.

48. Sali Berisha, në bashkinë e Kamzës, 5 shkurt 2007:
Po shikoja lajmet, shikoja Edvin Ramën në bulevardin e Kombinatit. Po
ecte pash më pash bulevardit të Kombinatit dhe takon papritmas, në mes
të bulevardit, një gomar. Aty ku ju kishte
premtuar se do të kalonte tramvaji, po kalonte sot vetëm veshgjati
për ta përshëndetur ish-kryetarin. Pas 3 vitesh takohej me veshgjatin në
të njëjtin vend.

49. Edi Rama për Berishën: Dua t’i kërkoj falje publike Pinokut,
kësaj krijese naive të përrallave që e kam fyer pa të drejtë dhe
krahasuar me Saliun.

50. Fatos Nano pas një mungese të gjatë në Parlament (2007), merr
pjesë në një seancë për të mos djegur mandatin. Sapo hyn në Parlament,
kryeministri Sali Berisha ishte i pari që e ngacmoi Nanon, duke e
pyetur: Fatos, ku e ke pas celularin, pse s’më ke marrë njëherë? Dhe
Nano ia kthen menjëherë: “Nuk kam pasur lekë në telefon, ndaj s’të kam
marrë”.

burimi shqiperia.com

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons