Forumi Kuq E Zi
 Antipasta Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Antipasta Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Antipasta Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Antipasta Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Antipasta Empty Antipasta 24/1/2013, 14:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Vezet alla greke, nje antipaste shume e shijshme dhe e lehte per t’u gatuar, pregatiten kryesisht me djathin Feta dhe mund te ruhen ne frigorifere per disa dite. Te fresketa dhe shumengjyreshe, ato mund te serviren ne nje pjate e cila me pare eshte shtruar me sallata te ndryshme apo ullinj grek. Ne kete menyre sjellim alegrine ne tavoline ne pak minuta.

Perberesit per 4 persona

4 veze
100gr djath Feta
4 fileto açuge
1 spec te kuq te pjekur
3 luge vaj ulliri
2 luge majdanoz te grire
kripe
piper te bardhe (fakultative)
Veme te ziejne 4 veze per rreth 7 minuta dhe me pas i kalojme ne uje te ftohte per te pershpejtuar ftohjen e tyre. I heqim levozhgen, i presim ne gjysme, nxjerrim te verdhen e vezes dhe e therrmojme imet me duar. Presim djathin Feta ne kubik te vegjel dhe bejme te njejten gje me specin e kuq, majdanozin dhe me filetot e açuges.I vendosim ne nje ene te gjithe perberesit duke i perziere me kujdes dhe i shtojme vajin e ullirit dhe piperin e bardhe, i rregullojme me kripe duke patur kujdes, sepse perberja eshte vete e kripur.
Mbushim zgavren e vezes se ziere me perberjen e perftuar dhe e vendosim ne frigorifer ne nje ene me kapak per te pakten nje ore. Ne momentin e servirjes i vendosim mbi nje pjate te cilen e kemi shtruar me sallata te ndryshme apo ullinj te zinj.
*Keshille: Nqs nuk keni gjetur speca te kuq te pjekur mund te perdorni edhe ato turshi duke e bere perberjen pak te tharte. Ne rast se perdorni specat nen vaj, kini kujdes t’i hidhni me pak vaj ulliri.

2 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Japraket, ose sic quhen ne vendin e tyre te origjine Dolmadakia Yialantzi’, perbejne nje nga antipastat me te njohura greke te pregatitura me oriz dhe gjethe rrushi. Pa dyshim eshte nje pjate shume e vecante me ane te se ciles mund t’i habisni miqte tuaj dhe ne te njejten kohe mjaft e thjeshte per t’u pregatitur dhe shume e shijshme. Kjo antipaste perdoret gjithashtu ne vendet perreth si ne Bullgari apo Turqi dhe perben nje gatim tipik per naten e Krishtelindjeve dhe Vitit te Ri.

Perberesit per 4 persona

12 gjethe rrushi
250gr oriz kokerrumbullaket
200ml vaj ulliri
1 qepe mesatare
1 limon te shtrydhur
1 luge te vogel mente
1 luge te vogel koper
1 luge majdanoz
pak piper
Si fillim, lajme mire gjethet e rrushit dhe i veme ne uje te nxehte disa sekonda. I heqim nga uji duke i kulluar dhe i vendosim ne tavolinen e punes.Nderkohe pregatisim mbushjen: skuqim ne vaj ulliri qepen e prere holle derisa te marri nje ngjyre te arte. Shtojme me pas orizin, menten, kopren, majdanozin, kripen, pak piper dhe duke i shtuar gjysme gote uje te nxehte, i leme te ziejne per rreth 10 minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe orizi te mos ngjitet.
Masen e perftuar e leme te ftohet, dhe kur te jete ftohur vendosim nga ajo nje luge te vogel mbi cdo gjethe rrushi ne ekstremitetin aty ku gjendet kemba. E mbyllim gjethen fillimisht anash me pas e rrotullojme qe te mos dal mbushja.
Ne nje tave te thelle rendisim japraket njeri pas tjetrit dhe shtojme gjysme gote uje me leng limoni. E mbyllim me nje kapak dhe i fusim ne furre ne temperature 120 grade per 1 ore e gjysme. I servirim te ftohta.
*Keshille: Nqs perdorni gjethet e rrushit ne kuti, lerini ne uje per te pakten 12 ore, kullojini dhe fshijni mire. Nqs nuk keni gjetur gjethe rrushi, japraket mund te pregatiten gjithashtu me gjethe lakre te cilat i ziejme fillimisht. Per me teper kjo antipaste eshte e perkryer per te shoqeruar pjatat e peshkut.

3 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Eshte e pamundur te shkosh ne Greqi dhe te mos shijosh kete salce fantastike e cila pervec se eshte nje antipaste tipike e ketij vendi, sherben edhe si shoqeruese e sufllaqes greke. Pervec kesaj, ajo mund te shoqeroje cdo pjate; duke filluar nga mishi, peshku e duke perfunduar tek sallata apo orizi. Origjina e fjales xaxiqe, vjen nga turqishtja e vjeter (cacik), nje ushqim te cilin greket e perdornin per tu freskuar gjate dites duke perziere kos, uje, hudhra dhe buke: kjo eshte paraardhesja e xaxiqit te sotem, e cila ne Bullgari njihet me emrin tarator. Nje nga vetite e saj eshte se mund te ruhet ne frigorifer per rreth nje jave nga momenti i pregatitjes: ne kete menyre do te kurseni kohe duke pregatitur nje fete buke te thekur me xaxiqe kur te ktheheni ne shtepi te uritur.

Perberesit per 4 persona

400gr kos i trashe
4 thelb hudher
4 luge vaj ulliri
2 luge uthull
1 kastravec
kripe
pak koper
Si fillim grijme kastravecin ne fije te trasha nga ana me e trashe e grireses dhe i shtrydhim ujin me dore, ose nqs kemi kohe, e leme te kulloje mbi nje garze te paster. Grijme hudhrat shume holle, mundesishte i kalojme ne mikser per te perftuar nje krem nga ato.

Vendosim kosin ne nje ene dhe i shtojme kastravecin e grire dhe hudhren. Hedhim pak nga pak vajin e ullirit dhe uthullen duke e perzjere mire masen e perftuar me nje luge druri. E rregullojme me kripe e me pak koper dhe e servirim te zbukuruar me disa kokrra ullinj te zinj apo me gjethe mente.
*Keshille: Per Xaxiqen duhet perdorur kos grek i cili eshte mjaft i trashe, por ne pamundesi te tij mund te perdorim edhe kos normal te cilin do ta leme te kulloje me pare ne nje garze per ti hequr te gjithe ujin e tepert.

4 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Saganaqi


Saganaqi eshte nje antipaste tipike greke shume e shijshme, por edhe kalorike. Djathi qe perdoret per kete lloj pjate, eshte djathi kackavall i deles (mund te perdoret edhe pecorino romano) i cili skuqet ne nje tigan te vogel derisa te formoje flluska ne siperfaqen e tij dhe shpesh sherbehet me limon dhe piper siper.

Perberesit per 4 persona

4 feta djath kackavall dele
4 luge vaj ulliri
leng limoni te fresket
miell
piper (sipas deshires)
Presim djathin ne feta rreth 1/2 cm (nqs nuk eshte i prere paraprakisht), lagim secilen me uje te ftohte dhe i kalojme ne miell. Ne nje tigan te vogel, nxehim fort vajin e ullirit ne zjarr mesatar dhe skuqim fetat e djathit nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte. I servirim te ngrohta me leng limoni te fresket siper dheme piper sipas deshires.
*Keshille: Nqs deshironi, djathin mund ta kaloni ne veze te rrahur pasi e keni kaluar ne miell. Gjithashtu nqs iu pelqen shija pikante, mund ta kaloni djathin ne miell dhe piper.

5 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sallate Kapreze

Kapreze, eshte nje sallate qe perdoret si antipaste por, ndonjehere mund te sherbeje edhe si pjate e dyte. Eshte e perbere nga domate dhe mocarela, te prera keto ne feta apo ne kubik dhe te rregulluara me kripe, vaj ulliri dhe rigon apo borzilok. Emri i saj derivon nga ishulli Kapri, dhe perberesit jane tipik te kuzhines napoletane.


Perberesit per 4 persona

4 domate te forta dhe te pjekura
500gr mocarela
1 luge rigon apo borzilok te thate
vaj ulliri
kripe
disa gjethe borzilok
Ne fillim vendosim vajin e ullirit me kripe dhe rigon (apo borzilok) ne nje ene te vogel dhe i leme te marinohen.
Nderkohe presim ne feta me trashesi rreth 1/2cm domatet e lara e te pastruara dhe te njejten gje bejme edhe me mocarelen. I vendosim ne nje pjate te ceket duke i alternuar te dy keto perberes si ne figure. Siper i hedhim vajin e ullirit me kripe dhe rigon dhe sipas deshires edhe disa gjethe borzilok per zbukurim.*Shenim: Nqs doni ta beni sallaten tuaj akoma me te shijshme, pregatisni nje salce borziloku duke grire ne mikser disa gjethe borzilok me vaj ulliri, pak kripe dhe stika pishe.

6 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sallate ruse

Sallata ruse eshte nje pjate tradicionale e kuzhines ruse dhe konsumohet si antipaste ne te gjitha periudhat e vitit, por sidomos per Pashke, Krishtlindje apo Vitin e Ri. Eshte kurioz fakti qe kjo sallate merr emra te ndryshem ne varesi te vendeve ne te cilet konsumohet: ne Rusi njihet si sallate franceze ose Olivier, ndersa ne Gjermani njihet si Sallata Italiane!!!

Perberesit per 6 persona


4 patate mesatare
4 karrota mesatare
300gr bizele te ngrira
300gr majoneze
2-3 kastraveca turshi
2 veze
vaj ulliri
uthull
kripe
piper
Per te pregatitur kete sallate na nevojiten 4 ene te vecanta ne te cilat do te ziejme perimet ne uje te kripur: patatet e prera ne kubik mesatar (7-10 minuta), karrotat e prera ne feta apo ne kubik (5-7 minuta), bizelet e ngrira (3-4 minuta) dhe vezet (7 minuta).

Pasi te kete perfunduar zierja, por perimet te mos jene bere fare te buta, i vendosim te gjitha ne nje kullojese derisa te humbasin ujin e tepert ndersa vezet i presim ne copa te vogla dhe ne feta ( te njejten gje bejme edhe me kastravecat turshi).
Kur perimet te jene te vakta, i vendosim ne nje tas te madh qelqi bashke me kastravecat turshi dhe i rregullojme me pak vaj ulliri, 1-2 luge uthull, pak kripe dhe pak piper.
Kur te gjitha te jene ftohur, ne tas shtojme edhe vezet e prera ne copa te vogla dhe se fundi majonezen. E vendosim masen e pregatitur ne frigorifer per te pakten nje ore per te lejuar shijet te bashkohen me njera tjetren.
E hedhim sallaten ruse ne nje pjate te ceket duke e lyer siper me nje shtrese majoneze dhe e zbukurojme me fetat e vezeve te ziera, te kastravecave turshi, karrota dhe sipas deshires me ullinj, kaperi etj.
*Shenim: Ja disa rregulla per te perftuar nje sallate ruse te shijshme:

perdorni nje majoneze te mire, akoma me mire nqs eshte e pregatitur ne shtepi
pritini perberesit ne menyre uniforme dhe te rregullt
mos shtoni perime te pabera
mos shtoni perberes qe leshojne ngjyre, psh rrepa te kuqe
mos shtoni me teper sec duhet perberes qe cenojne delikatesen qe ka kjo sallate (psh shume kastraveca turshi)
mos shtoni perime qe permbajne shume uje
kastravecat turshi shtohen atehere kur perimet jane akoma te vakta, per te harmonizuar shijet
sallata ruse nuk duhet te permbajne me shume sec duhet majoneze, funksioni i sa i vetem eshte te lidhi perberesit

7 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shporteza me domate dhe oriz
Nje antipaste teper e thjeshte per t’u pregatitur, sjell ne ditet e festave ngjyrat ne tavoline pervec shijes shume te vecante.
Perberesit per 4 persona

4 domate mesatare
250gr oriz kokerrgjate (oriz per rizoto)
2 thelb hudher
5 luge vaj ulliri
disa gjethe borzilok
1 tufe majdanoz
pak rigon
disa gjethe mente te fresket
kripe
piper
Lajme domatet, i presim pjesen e poshtme te cilen do ta ruajme per t’ia vene si kapele, i heqim tulin e brendshem, i kriposi dhe i veme permbyse mbi nje pjate ne te cilen kemi shtruar leter kuzhine derisa te kulloje i gjithe lengu i brendshem.

Ziejme orizin ne uje me kripe, e heqim nga zjarri ne gjysmen e kohes qe duhet per t’u ziere dhe e kalojme ne uje te ftohte per te mos lejuar kokrrat te ngjiten njera me tjetren.
E vendosim orizin ne nje ene, e rregullojme me vaj ulliri dhe e perziejme; shtojme majdanozin e grire, borzilokun, menten dhe hudhren e lare dhe te prere holle, pak rigon dhe piper dhe i bashkojme te gjitha bashke. Mbushim me perberjen e perftuar domatet dhe i hedhim pak vaj ulliri siper, i mbulojme me kapelen e tyre te cilen e kemi prere ne fillim dhe e kemi lene menjane.
I vendosim domatet ne nje tave te lyer me pak vaj dhe i fusim ne furre ne nxehtesi te moderuar per rreth 15 minuta. I servirim te ftohta.

8 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Role me proshute
Keto rolè, kaq te thjeshta per tu pregatitur dhe kaq te shijshme ne te njejten kohe, jane te preferuara si nga te rriturit ashtu dhe nga femijet. Mjafton te merrni disa feta proshute te pjekur, lyheni me djath kremoz (tipi filadelfia) dhe shtoni cfare te deshironi: kerpudha, domate, ullinj, borzilok, majdanoz etj. Variantet jane te shumta, zgjedhja iu takon ju! Me poshte po tregojme nje nga tipet me te perhapura te rolève, ato me ullinj dhe domate.
Perberesit per 4 persona

8 feta proshute te pjekur
200gr djath kremoz (psh filadelfia)
15 ullinj jeshil
½ domate
disa gjethe majdanoz (ose borzilok)
2 luge qumesht
kripe
piper


I heqim berthamen ullinjeve dhe i presim ne copeza te vogla; presim ne kubik te vegjel domatet dhe borzilokun.
Ne nje ene punojme djathin kremoz me pak qumesht ,shtojme pak kripe dhe piper derisa te perftojme nje krem i cili hapet shpejt mbi fetat e proshutes. Shtojme ullinjte, domatet dhe borizokun dhe i perziejme te gjitha bashke.
Me masen e perftuar lyejme fetat e proshutes dhe i rrotullojme derisa te perftohet nje rolè te cilen e fiksojme me nje kunje.
I servirim rolète ne nje pjate te madhe te zbukuruar me gjethe sallate te fresket.

9 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tost ne fure

Keto tost mund te sherbejne si antipaste apo si nje mini vakt ne cdo moment te dites.
Perberesit per 4 persona


8 feta pancarrè (buke per tost)
8 feta te holla proshute te pjekur
1 mocarele mesatare
1 domate mesatare
rigon
kripe
piper
Si fillim, ndajme buken e tostit ne dy pjese, horizontalisht ose diagonale (si ne figure).
Presim mocarelen ne 8 feta te barabarta dhe bejme te njejten gje me domatet pasi i kemi lare mire dhe i kemi hequr farat. Mbi fetat e bukes vendosim nje cope proshute, me pas domatet e ne fund mocarelen. I rregullojme te gjitha me pak kripe, piper dhe pak rigon.
E vendosim taven ne furre te parangrohur 180 grade per rreth 15 minuta derisa buka te kete marr nje ngjyre te arte e te jete bere krokante dhe mocarela te jete shkrire.

10 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Petulla me maja birre

Perberesit

500gr miell
400gr uje te ngrohte
1 luge te vogel maja birre
kripe
Ne nje tas te thelle hedhim ujin e vaket, kripen dhe majane e birres dhe i perziejme me dore ose me ndihmen e nje piruni. Shtojme miellin duke formuar nje brum jo shume te forte. I hedhim siper nje shtrese shume te holle mielli, e mbulojme me nje pecete te lagur dhe e vendosim ne nje ambjent te ngrohte (ne temperaturen 25-30 grade). E leme ne kete menyre per rreth 1 ore-1 ore e gjysme, ose e kuptojme qe brumi eshte gati kur ai plasaritet ne siperfaqe, shkeputet nga anet e enes dhe rrit vellimin e tij. E perziejme perseri brumin dhe e leme te fryhet serisht per 1 ore tjeter.

Ne nje tigan te thelle hedhim vaj mjaftueshem dhe me duar te lagura me vaj formojme sfera me madhesi mesatare dhe i skuqim nga te dyja anet. Me pas i vendosim ne nje pjate te shtruar me leter kuzhine ne menyre qe te thithi yndyren e tepert. Keto petulla mund te shoqerohen me sheqer pluhur, me djath, me mjalt etj.
*Keshille: Per t’i bere me te shijshme petullat, gjate zenies se brumit mases i shtohet nje e verdhe veze dhe 2 luge vaj luledielli. Keto petulla mund te behen edhe te mbushura. Brumi pregatitet si me siper dhe hapet me duar te lagura ne formen e nje pete te trashe dhe brenda vihet mbushja qe mund te jete kime, oriz i perziere me djath, veze dhe majdanoz, presh me qumesht, veze me djathe, laker e skuqur ne tigan me kripe dhe piper etj.

11 Antipasta Empty Re: Antipasta 24/1/2013, 14:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ROLE PROSHUTE NE PETE SFOLJATE
Nje antipaste e shijshme, shume e pershtatshme per raste festash dhe per me teper pregatitet ne pak minuta.
Perberesit per 8 cope

8 feta proshute te pjekur
1 pete sfoljate
300 ml salce bechammel
2 te verdha vezesh
2 luge djath kackavall te grire
arre moskat
kripe
piper
Pregatisim rreth 300ml beshamel (me 300ml qumesht) sipas recetes , ose mund te perdorim ate te gatshmen. I shtojme nje te verdhe veze, djathin kackavall te grire, kripe, pak piper dhe pak arre moskat. Me kete salce te perftuar lyejme fetat e proshutes dhe i rrotullojme ne vetvete.

Ne tavolinen e punes hapim peten sfoljate dhe e ndajme ne 8 pjese te barabarta brenda se cilave vendosim rolète e proshutave. I mbyllim mire anet me ndihmen e nje piruni dhe lyejme siperfaqen e tyre me te verdhen tjeter te vezes. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180 grade per 20 minuta.
"Une gatuaj"

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons