Kini kujdes, pasi ruajtja e qetesise mund t’ju...vrasë!
Harrojini të gjithë këshillat për mbajtjen e qetësisë, sepse rezultatet e reja të një kërkimi vendosin në diskutim "artin" e durimit. Pikërisht, studiuesit Marcus Mund dhe Kristin Mitt të Universitetit të Jenas në Gjermani kanë zbuluar një lidhje të fortë mes emocioneve të "permbajtura" dhe zgjatjes së jetës. Praktikisht kush nuk shfryn inatin ka një frekuencë kardiake më të madhe dhe më të lartë në krahasim me mesataren.
Eshtë vërtetuar se kush mban emocionet përbrenda mund të pësojë dëme kardiake si hipertensioni, dëme në veshka, por flitet edhe për kancer. Pra duhet të shfryni sa më shumë, kur ju ndodh diçka. Shkencëtarët kanë zbuluar se ata që nervozohen shumë gëzojnë një shëndet të mirë. Për shembull, italianët dhe spanjollët, të njohur për temperamentin e tyre "të nxehtë", jetojnë mesatarisht dy vjet më shumë sesa anglezët.
Irritimi ju bën mirë e aq më shumë të shfryni inatin. Prandaj sipas këtij studimi, këshillohet herë pas here 'humbja e kontrollit'. Kush i mban përbrenda emocionet ekspozohet më shumë ndaj stresit, shtimit të frekuencës kardiake dhe si rrjedhojë, shtohen rreziqet. Studiuesit shpjegojnë se ata që kontrollojnë emocionet janë të disiplinuar e të motivuar për të përmirësuar stilin e tyre të jetës. Prandaj nuk do t'u duhet shumë për t'u konvertuar në realitetin e ri.(