Një nga ngjarjet më të pabesueshme!
U gjend e vdekur pas 13 vjetësh në shtëpinë e saj të cilën e kishte për pushime verore, por askush nuk kishte kuptuar gjënë më të vogël.
Mjeku ligjor pohoi se trupi i saj ishte dekompozuar, por ishte ngrënë nga minjtë.
Fjala për qytetaren greke Irini Ksenu, bnuese në Ahtinë por që dispononte dhe një vilë në fshatin Vaja të Egjinës në të cilën kalonte pushimet verore.
Vdekja e saj u zbulua krejt rastësisht, kur komshinjtë e saj vendosën të pastronin shtëpinë e Irinit, pasi prej andej dilnin shumë minj që i shqetësonin dhe u hyri frika e sëmundjeve ngjitëse. Shtëpia e Irinit ishte kthyer në një vend mbeturinash, pasi ishte e “braktisur”.
Ndërkohë banorët e fshatit besonin se ajo ishte bërë murgeshë.
Shefja e policisë së Egjinas, znj. Argiro Gari, e cili arriti e para në shtëpinë ku ndodhej e vdekura prej 12 vjetësh, ku dhe u ndesh këtë pamje kaq makabër. E tronditur nga kjo ngjarje ajo deklaroi për një media greke: “Kam parë shumë lloje të ndryshme krimesh për kaq shumë vjetësh që shërbejë në polici, por asnjë nuk ishte më e frikshme se sa kjo! Hapa agjendë e kësaj gruaje për të gjetur ndonjë të dhënë, por pak gjëra ishin shënuar aty. U detyrova të mbledh informacione nga shërbimi telefonik, për ndonjë të afërmin e saj, por asgjë nuk gjeta. Madje askush nuk e kishte kërkuar atë për 12 vjet rresht”, deklaroi shefja e policisë./alb-observer/