Trupi i pajetë i një 42-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në afërsi të gjimnazit “Ismail Qemali”, në Tiranë.
Viktima është identifikuar nga policia si Arjan Muça, 42 vjeç.
Uniformat blu bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja e 42-vjeçarit ka ardhur si pasojë e konsumimit të alkoolit, i cili mendohet të jetë përzier edhe me efektin e ilaçeve.
Ndërkohë, policia po kryen hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.