Edhe pse tashmë diskutimet mbi fundin e botës janë lënë paksa në hije, kalimi i asteroidit Apophis ditën e djeshme pranë planetit tonë ka ngritur një hije dyshimi se ai mund të jetë ai që mund ti japë fund jetës në tokë. Kështu vetë NASA ka bërë me dije se ky asteroid, që e ka marrë emrin nga perëndia greke Apophis, që njihet si perëndia e errësirës e kaosit dhe që kaloi 14.5 milion kilometra pranë Tokës, në vitin 2029 do të jetë rreth 30 mijë kilometër larg Tokës. Ndërsa në 2036 ai mund të përplaset realisht me Tokën.
Kjo do të sillte një shpërthim me fuqi 500 megaton TNT. Sa për krahasim: bomba Cari AN602, më e fuqishmja bombë hidrogjeni e shpërthyer ndonjëherë, ka një fuqi prej 57 megaton TNT.
Për rrjedhojë pasojat do ishin të paparashikueshme: Nëse do binte në ujë, do krijoheshin valë cunami deri në 100 metra të larta ndërsa nëse do të binte në tokë do të digjte gjithcka./