Miliarderi bashkëthemelues i PayPal planifikon të ndërtojë një vendbanim në Mars për dhjetëra qindra eksplorues të hapësirës.
Vizionari, Elon Musk, kërkon të ndërtojë një qytet të vogël me 80 mijë nismëtarë në planetin e kuq.
Civilizimi i ri mund të nisë një mund të nisë një epokë të re teknologjike ku do të shërbehet vetëm ushqim vegjetarian.
Duke folur para Shoqërisë Mbretërore të Aeronautikës, 41-vjeçari ka deklaruar se ka pritur 10 vite për të ndarë këtë vizion.
“Atëherë dukej qesharake sepse nuk kishte raketa, nuk kishte infrastrukturë dhe NASA ishte e vetmja lojtare në vend – dhe nuk kishte një program për eksplorimin e Marsit. Por me punën time dhe të tjerëve në sektorin privat, misioni është shumë pranë realitetit”, ka thënë Musk.
Themeluesi i PayPal u shpreh se në këtë planet mund të nisim qytetërimin e vetë-qëndrueshëm që mund të kthehet në diçka shumë të madhe.
Shoqëria Mbretërore e Aeronautikës e cila është themeluar 146 vite më parë, nëntorin e kaluar i akordojë 41-vjeçarit që themeloi kompaninë e tretë të tij “SpaceX”, medalje ari për kontributin e tij në eksplorimin e hapësirës. Musk rekomandon që numri i personave që do të shkojnë për të jetuar në Mars të jetë 80 mijë.