Forumi Kuq E Zi
Nje here dikush me tha.... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nje here dikush me tha.... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Nje here dikush me tha.... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nje here dikush me tha.... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 6]

1Nje here dikush me tha.... Empty Nje here dikush me tha.... 12/1/2013, 11:18

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje dite nje plak me tha "Kur njeh dike, dhe ky dikush e ben zemren tende te ndaloj per ca sekonda, ki kujdes: ky person mund te jete njeriu me i rendesishem i jetes tende.
Nese syt takohen dhe ka nje drit qe ndricon kur e shikon, ki kujdes: mund te jete njeriu qe po pret qe kur linde.
Nese kur u puthet syte u mbushen me lote, mendo: ka diçka magjike midis jush.
...
Nese mendimi i pare dhe i fundit i dites eshe per ate njeri, nese deshira per te ndejtur bashke arrin te shtrengoj zemren, gezohu: qielli te dergoi nje dhurate hyjnore... DASHURINE
Nese nje dite i kerkoni falje njeri tjetrit per ndonje gabim dhe u kthehet nje perqafim, nje buzeqeshje, nje ledhatim dhe gjestet vlejn me shume se njemije fjale, dorezohu: ju jeni bere per njeri-tjetrin.
Nese eshte i merzitur, nese jeta e ka vrare dhe ti vuan dhimbjen e tije, qan lotet e tije dhe i fshin me dashuri, sa mrekulli. Ai njeri mund te kete besim te ty gjithe jeten.
Nese arrin, me mendimin, te ndjesh eren e njeriut qe do sikur ta kesh afer, dhe mendon se eshte perfekt edhe veshur me bizhame, shapka dhe flok te pakrehura. Nese nuk punon dot gjate dites, teper i emocionuar per takimin qe keni... nese nuk arrin dot te imagjinosh ne asnje menyre nje te ardhme pa ate person, dhe do doje me gjithe shpirt ti ishe pran kur plaket dhe, prap, mendon se do e doje marrezisht edhe keshtu. Nese preferon te vdesesh se sa ta shikosh te iki... atehere do te thote qe dashuria ka hyre ne jeten tende! Eshte nje dhurate."
Pastaj buzeqeshi dhe me tha "Ca njerez dashurohen shume here ne jete, pak duan vertet dhe gjejne nje dashuri te vertet. Ndonjehere e takojne dhe nuk u vene rendesi ketyre sinjaleve, dhe e lene te iki pa e jetuar. Eshte deshira e tyre. Keshtu qe, mos lejo kukurre qe marrezirat e çdo dite te bejne te mos shohesh gjene me te bukur ne bote: DASHURINE"....

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje dite Dallga pyeti Detin: 'A me do ti mua?' dhe deti iu pergjigj: 'Dashuria ime per ty eshte aq e forte, sa qe cdo here qe ti largohesh drejt tokes, une te terheq mbrapsht dhe te rikthej ne krahet e mia.. Pa ty, jeta ime s'do kishte kuptim.. Do isha nje Det pa jete..pa emocione.. Ti je esenca e ekzistences sime !'
Dallga u lumturua.. Qendronte ne krahet e detit, e cdo here largohej, per ti dhene gjerave ate shijen e cmueshmerise... dhe sa here qe ajo largohej, deti e rrimerte ne krahet e tij gjigante...

Dallga dhe Deti jane ende aty...ne lojen e pafundshme te emocioneve.. e shtiren sikur do jete hera e fundit qe dallga niset drejt tokes, per te mos u kthyer me...
Por me pas, ne fund, deshira per t'u kthyer eshte me e madhe se cdo gje tjeter..


Kjo eshte nje dashuri e vertet dhe e pafundme...
~♥~

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mendoj se njerëzit më të mirë, janë ata për të cilët ja vlen gjithmonë, janë ata të cilët për fat të keq humbasin pas dashurive të pamundura, që çmenden për dikë që nuk do t'i dojë kurrë, që për të qenë të lumtur e kanë provuar një ose dy herë dhe pastaj kanë hequr dorë, sepse lumturia nuk bën për ta. Njerëzit më të mirë janë ata që janë të bindur, janë ata që nuk i besojnë kurrë të parës "Të dua" , janë ata që e dinë se të dashuruarit nuk është për të gjithë dhe për një orë dashurie do të sakrifikonin vite jete. Njerëzit më të mirë janë ata që nuk ju bëjnë përshtypje komplimentet, nga gjinia tjetër, nga gjestet e mëdha. Njerëzit më të mirë bien në dashuri për arsye absurde, "ndërsa rrëfejnë, ju duket për të qeshur".
Unë mendoj se njerëzit më të mirë vuajnë shumë për të qenë ata që janë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NJE HERE DIKUSH ME THA...

DESHIROJ TE JESH GJITHMON PRANE MEJE... TE TE KEM NE KRAH NE CDO MOMENT TE VESHTIRE TE JETES SIME....TE FLAS DHE TE ME DEGJOSH DHE ATEHERE KUR UN MOS TE MUND TE THEM ASGJE.... TE ME KUPTOSHE VETEM ME NJE VESHTRIM DHE ME TE RAHURAT E ZEMRES....MUNDESH??......

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ndonjehere ndjesia qe te fal nje person special ngelet gjate ne kujtesen tende.. nderthuret me notat e nje kenge te dedikuar ty dhe kujtimet rradhiten ne kujtese si fotografi bardh e zi te shkrepura papritur e pa kujtuar.. ndonjehere duke pare nje foto ndodh te rrjedhin lotet padashur,te buzeqeshesh ne fshehtesi dhe syte e tu te fokusohen ne disa caste te mrekullueshme qe sdo donim kurre te mbaronin. si cdo gje e bukur,nuk mund te zgjase pergjithmone !! ...dhe pastaj kerkon ta nxjerresh nga kujtimet,te buzeqeshesh serisht,te zihesh me te,ta perqafosh,puthesh,apo dashurosh si dikur,por si mund te kapen hijet ?? dicka e vdekur nk mund te ringjallet sado qe ta duash dhe me dhimbje ne shpirt te duhet te vazhdosh pa te...te besosh se neser kur te hapesh syte do te ndodhi dicka me e bukur,me e bukur se gjithcka,ti thjesht duhet ta lejosh te ndodhi pa pranine e nje kujtimi... atij kujtimi qe ti i dhe fund,e ndoshta e kujtove sot per te fundit here...ato fotografi qe grise dhe ate kg qe me nuk e degjove...ate qe le te ikte pa i kerkuar rikthim...ate qe per pak kohe te deshi,nje kujtim te vogel ne kete bote kaq te madhe !!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mbreme Te Enderrova Me Kostumin E Dhenderrise,Ne Dore Mbaje Goten E Dollise. Une Si Cigare Qe Shuhet Ngadale,Qaja Ne Nje Qoshe Pa Thene Asnje Fjale. Nuses Krahe Teje Embel I Buzeqeshje,Renkimet E Mia S'arrite Ti Ndjeje. Si Mundesha Te Jetoja Ne Ato Caste As Vete Se Di. Goten Kisha Mbushur Me Lotet E Mi. Papritmas U Ktheve. . . Ndeshe Shikimin Tim. Sa Me Kishe Munguar Plage Qe S'njeh Sherim. Si Pa Dashur Hapat Nga Ti I Drejtova,Zemren Bera Gur & Te Urova. Per Here Te Pare Pas Kaq Shume Kohesh Tek Ti Vura Re Hije Pendimi,E Teksa Lotet Dilnin, Te Thashe Jane Lote Gezimi. Edhe Pse Doja Ti Ndaloja,S'i Ndaloja Dot. Si Nje Shigjete Vrastare Po Me Godisnin Fort. Lehte Me More Doren Si Ne Takimin E Pare,Te Lutem Me Harro,E Nese Te Kam Lenduar Te Lutem Me Fal. Ne Kete Bote Te Gjithe Gabojme,Ndaj Mos Me Jep Merine. Ashtu Si Une Dua Te Gjesh Lumturine..E Pas Kesaj Qe The Vendosa Te Shkoj,Se Ndoshta Nje Dite Do Te Te Harroj. . . ! Nje here dikush me tha.... 1141667947. . .

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
''Unë marr frymë nga ty dhe fitoj jetë'' ishte thënia jote e preferuar, kur ishe pranë meje. A është akoma tani?
Vallë mund të fitosh jetë, kur prezenca ime oksigjen mungon në jetën tënde?
Më dhe lamtumirën dhe u përfshiva dhe unë në atë botën që shembet për një moment përtokë. Minutat dhe sekondat e jetës sime iknin për të mos u kthyer më.
Rrëkeja e kohës rridhte enigmatike, e frikshme dhe e qetë si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga një plagë.
U përlota për një kohë të gjatë, kur në fakt isha unë që thoja, me bindje të plotë : ''Nuk hyj në kategorinë e femrave që qajnë për dashurinë''. Po si mund të mos qaja, kur buzëqeshja ime ishte shuar e kur gjallëria e ditëve të mia ishte zhdukur?
...
Nuk i ndjeja më dy sytë plot jetë të më vështronin me ndjenja të thella, nuk e ndjeja më një zemër të rrihte për mua dhe një mendje ku imazhi i vetëm i skalitur në të, isha unë.
Por ti mbase kuptove se dashuritë e mëdha ku bënte pjesë dhe dashuria jonë, asnjëherë nuk kanë një fund përrallash. Apo mbase dikush ta fiksoi thellë në qenien tënde këtë ide...
Ama dite t'ia dalësh mbanë. Dhe unë, në fakt, dua të të mendoj sa më pak, derisa të të fshij përherë nga kujtesa ime.
Do ta vë logjikën mbi ndjenjat, por mbase kjo është zgjidhja e duhur për të ecur para pa kujtimin tënd...
Do përpiqem të të harroj ty, megjithëse do të jetë mjaft e vështirë të eci përpara pa emocionet e një dashurie që vetëm të dy, patëm guximin ta ndanin zemren tone

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje here dikush me tha.... 1277648054 Bravo Smile te papame pjeset me siper

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
flm mbehet qefi qe tpelqyen......

Ajo: Pse me do?
Ai: Nuk mund te te them nje arsye por te dua vertet.
Ajo: Ti nuk me thua dot as nje arsye si mund te thuash qe me do vertet?
Ai: Une vertet nuk di te te them nje arsye por di te ta vertetoj qe te dua vertet.
Ajo: Vertetim?! Jo! I dashuri i shoqes time i thote me mijera arsye se pse e do ndersa ti nuk me thua mua as edhe nje!
Ai: Ok...Ok! Te dua sepse je e bukur, sepse ke nje ze shume te embel, sepse je e kujdesshme, sepse je e dashur, sepse je e zgjuar, per ...
shkak te buzeqeshjes tende, per shkak te levizjeve te tua...
Ajo u ndje e kenaqur me pergjigjet e djalit...por fatkeqesisht, disa dite me vone vajza pesoi nje aksident dhe ra ne koma...atehere djali shkroi nje letter dhe ja la prane kokes se saj.
Ai shkruante: E dashur, Te dua per shkak te zerit tend te embel...tani a mund te flasesh? Jo! Per kete nuk mund te te dua. Te dua sepse je e kujdesshme dhe e dashur...Tani nuk mund ti trregosh. Per kete nuk mund te te dua. Te dua per shkak te buzeqeshjes tende, per shkak te levizjeve te tua... Tani mund te buzeqeshesh? Mund te levizesh? Jo! Per kete nuk mund te te dua.
Nese dashuria do te kishte arsye, si tani, nuk do kishte arsye per mua qe te vazhdoj te te dua. Ka
dashuria arsye? JO! Per kete vazhdoj te te dua.....!!

10Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 16/1/2013, 14:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Me mba serisht ne perqafimin tend sonte!Vetem ti e boshatis mendjen time nga te gjitha dhimbjet e dites.Zemra ime smban dot me lot dhe ja nis te gjitha trurit por kam frike se dhe ai shume shpejt do u dorezohet atyre.Erdhe ne jeten time ne momentin kur po vendosej nese do me jepej nje mundesi e dyte apo me priste erresira.Qendrove aty me mua dhe me zgjate doren te dilja nga pellgu i zhgenjimeve qe kishte mbuluar egzistencen time.Je i vetmi qe degjove rrahjet e zemres time qe kerkonin ndihme.Te kam bere aq shume te vuash, te qash por ti asnjehere sme braktiise.Sikur zoti kishte pare sa vuaja dhe kishte vendosur te dergonte ne toke nje engjell vetem per mua.Nje engjell ku mund te mbeshtesja te gjithe qenien tim e pa patur frike nga tradhetia.I numerove lotet e mi dhe nje nga nje i ktheve te gjitha ne buzeqeshje.E ndiej prezencen tende ne cdo cep te jetes time.Ndiej frymemarrjen tende ne jastekun tim.Me perkedhel floket qetesisht dhe si lejon makthet e mia te me prishin gjumin.Dhe pse te gjitha keto ne ender une i ndiej ne realitet sepse sa here te therras ti fluturon dhe je aty me mua.E vetmja gje qe ndiej tani eshte se jam me fat qe hyre ne jeten time dhe qe me lejove te njihja enderrat e tua dhe te behesha pjese e tyre.me mba serisht ne perqafim te lutem.nuk dua te ndahem nga ty...Flm qe ekziston, mrekullia ime !!

11Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 16/1/2013, 14:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ndonjehere te merr malli per miqte, per shoket e vjeter,per ata qe fatkeqesisht me dashje apo pa te, kane kaluar tashme ne kapitujt e mbyllur te jetes tende.
Ndodh qe zgjohesh nga gjumi pa mendimet e te sotmes, por duke udhetuar neper kohet e vjetra. Duke kujtuar shoqerite, dashurite, mundimet dhe momentet e lumtura te asaj kohe.
Ndodh qe te zgjohemi pa mendimet e te sotmes, dhe te udhetojme ne ...
te shkuaren atehere kur kemi qare, kur kemi qeshur, ne ate kohen kur kemi hedhur themelet e asaj qe jemi sot.
Harroj te sotmen per pak caste per te rikujtuar njerzit qe kane qene kalimtare ne jeten time, ata nga te cilet kam marre mesime te vlefshme nga gjurmet qe ata kane gdhendur, dhe me kane bere te kuptoj se jeta ishte, eshte dhe do te jete rruge ku c'dokush le autografin e tij/saj me apo pa deshiren tone::Smile)))

12Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 16/1/2013, 14:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe të tentosh te falesh apo të kërkosh falje, të thuash se dashuron, të thuash qe te ka marr malli, të thuash qe ke nevojë, të thuash qe do të bëhesh mik/e… përpara një varri, nuk vlen me! Dhe kujto këto fjale: “Njeriu plaket shumë shpejt dhe mencurohet shumë vonë.” … Tamam atëherë kur: “Nuk ka me kohe.”

13Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 16/1/2013, 14:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
“Si është e mundur që një engjëll
sikur ti të dashuroj një vagabond
sikur unë?” - pëshpëriti ai derisa
dora e tij kaloj lehtë nëpër
floket e saj.
“Ndoshta për shkak se zemra
gjithnjë është rebele. Dhe kjo
zemër rebele mund ta dashurojë
vetëm një sikur ti. Mund të ta
shajnë. Le të flasin çka të duan,

por unë gjithnjë do ta dashurojë
vetëm vagabondin brenda teje”,
tha ajo dhe në çast e perqafoi.❥❦ ♥ ♥ ❦ ❥

14Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 16/1/2013, 14:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ti je shiu që më lagë,
ti je dielli që më ngrohë,
ti je fryma që më jep jetë,
ti je DASHURIA e vërtetë.

15Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 16/1/2013, 14:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nuk e kuptoj çfarë ka më të bukur perfektja që është kaq e dëshiruar. Ajo është thjesht një trillim, por, dhe nëse do të ekzistonte, jetesa do të ishte e kotë. Do të ishte nje vepër e pakorrigjueshme dhe kjo nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen ta imagjinoj dikë pranë vetes që të mos bëjë asnjë gabim. Gabimet na bëjnë më njerëzorë dhe më pasionantë.
Ndaj, joperfektja është shumë herë më e bukur.

16Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 16/1/2013, 14:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
E di qe ka me te mire se une, sa te duash, por asnjeri nuk do te di te te doje sa une. Te dua edhe kur me dhemb, edhe kur mendja me bind te te harroj. Te dua me trupin qe me dridhet, me lot, me buzeqeshje, me gjithcka qe shkakton.
TE DUA!!

17Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 16/1/2013, 14:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje plak i mencur dikur tha: Nese nuk je i lumtur vetem, atehere nuk do te jesh kurr i lumtur ne nje lidhje.
Krijo jeten tende fillimisht dhe pastaj ndaje ate me dike tjeter.. !!

18Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 22/1/2013, 16:21

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dikush më pyeti: - Pse e ke kaq të vështirë t'i besosh njerëzve?
Iu përgjigja: -Po njerëzit, pse e kanë kaq të vështirë të mbajnë një premtim...?!

19Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 22/1/2013, 16:21

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Perpiquni te mos kerkoni shume, eshte mire te doni ate qe keni, pa
ndjekur endrra false qe ju largojne nga realiteti duke ju lene te
pakenaqur, sepse jo gjithmone ajo qe ju mungon, eshte ajo cka keni
nevoje...!

20Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 22/1/2013, 16:21

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Më fol për dashurinë përpara se të më flasësh për urrejtjen.
Më fol për jetën përpara se të më flasësh për vdekjen.
Më fol për çastet e lumtura përpara se të më flasësh për ato të trishtuara...

fol për çdo gjë pozitive, se sa të më flasësh për ato negative, sepse
gjëra negative shohim çdo ditë, ndërsa gjërat pozitive janë më të rralla
në jetë. Duhet të jesh më pozitiv, të buzëqeshësh gjithmonë, të
shfaqesh i lumtur edhe kur nuk je.
Mendo që në botë ka njerëz që janë
më keq se ty, e megjithatë vazhdojnë të buzëqeshin. Jeta është shumë e
shkurtër për të qenë jo i lumtur dhe negativ. Gjithmonë shfaq anën tënde
pozitive.

21Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 22/1/2013, 16:22

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !!Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!!

22Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 22/1/2013, 22:22

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Me kan mesuar se nje pershendetje dhe edukata jan 2 gjera qe te pergjigjen ne menyre te barabarte ... Me kan mesuar qe ne jete gjithcka mund te harrohet pervec te mires qe ke marr ...Me kan mesuar se nese nje person e konsideron veten superior ndaj jush te duhet vetem ta lesh te jetoje ne inferioritetin e tij ...Me kan mesuar te jetoj dhe te eci me koken lart sepse askush nuk esht aq i rendesishem qe te me beje te shikoj poshte dhe kam mesuar qe rruga e e jetes ka pengesa dhe rrezohemi por jeni ne ato qe e vendosim nese duhet te vazhdojm te ecim apo jo ...Smile kam mesuar dhe do mesoj sepse kshu esht jeta sa te rrosh do te mesosh Very Happy

https://kuqezi.albanianforum.net/

23Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 23/1/2013, 10:47

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
duke te thirre me ket mbiemer qe ndoshta te
shkon ma shume , marr kurrajo me t'uru per martesen! Njekohesisht uroj
t'kesh afer po ata njerez qe kane perkedhel sedren e familjes tande ,te
t'ndihmojne me mbajt petkun e ndergjegjes...Cdo gja , por sidomos
RESPEKTI asht RECIPROK , e kush ta ka dhane asht obligim me ia kthy...ne
kete rast kisha dashte me ken i gezuar e jo te ndjeja keqardhje...
JETE TE LUMTUR !

24Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 23/1/2013, 10:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
E di qe ka me te mire se une,
sa te duash, por asnjeri nuk do te di te te doje sa une. Te dua edhe kur
me dhemb, edhe kur mendja me bind te te harroj. Te dua me trupin qe me
dridhet, me lot, me buzeqeshje, me gjithcka qe shkakton.
TE DUA!!

25Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 23/1/2013, 10:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nuk mund ta detyrosh diellin te ndricoje, por mund te largosh cdo gje qe pengon driten te hyje!

26Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 23/1/2013, 10:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t'u bërë më i dashur

27Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 23/1/2013, 10:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Cdokush mund te ju bej te lumtur duke ju bere dicka te vecant!Por,vetem dikush i vecant mund te ju bej te lumtur pa asgje..!

28Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 23/1/2013, 10:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Secili ka drogen e vet .Droga ime eshte heshtja ...Une e dua heshtjen ,
por edhe kam frike nga ajo .Megjithate , pa ate une do te humbisja ate
ndjesi te holle qe lejon te komunikosh me shpirtrat e gjerave....

29Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 23/1/2013, 10:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ai që sot ty të flet keq për mua, është i njëjti që më foli keq për ty dje

30Nje here dikush me tha.... Empty Re: Nje here dikush me tha.... 23/1/2013, 10:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Njerezit e koheve moderne te botes se informacionit, flasin, degjojne e
shkembejne mes tyre shume gjera fantastike. Tek-tuk edhe ndonje te
vertete.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 6]

Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons