Këtu jemi në Ghadames, në jugperëndim të Tripolit, në afërsi të kufirit me Algjerinë dhe Tunizinë.
Ky qytet ka një popullsi prej rreth 10,000 banorësh, kryesisht berberë (se mos i ngatërroni me berberët e lagjes ). Pjesa e vjetër e qytetit, e rrethuar me mur, është përfshirë në Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Secili prej shtatë klaneve që kanë jetuar në këtë pjesë të qytetit ka pasur lagjen e vet, ku në secilën kishte një vend publik për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.