Agjencia hapësinore NASA ka zbuluar së në hënën e ngrirë të Saturnit gjendet i fshehur nënë tokë një oqean i kripur, Enselado. Kjo gjë është mbështetur nga një grup shkencëtarësh të cilët kanë publikuar faktet në revistën shkencore “Natur”.
Për të zbuluar përbërjen e materies që buron nga Enselado, kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat që janë transmetuar nga sonda “Kasini”, e cila është krijuar nga një bashkëpunim mes Agjencisë Hapësinore Italiane (ASI), NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane(ESA).
Sipas kërkuesve gajzerat e ajrit të mbushura me akull përmbajnë dhe disa grimca kripe. Këto grimca përbëjnë 99% të masës. Më parë ishin hedhur shumë hipoteza rreth prezencës ujit në Enselado, por gjithnjë ishte menduar se avujt vinin si rrjedhojë e prezencës së ujit.
Pas këtij zbulimi mendohet se në Enselado ekziston një detë ose akoma më mirë një oqean nëntokësor