Me ndyshimin e epokave ka ndyshuar edhe perceptimi i njerëzve për buykurinë femërore. Kështu ndërsa sot femra identifikohet me modelet Victoria’s Secret, 100 vjet më parë, fiziku ideal për një femër ishte shumë më ndryshe. Kështu duke iu referuar një artikujsh të asaj kohe studentja e lindur në Bruklin, Elsie Scheel, 24 vjeç, cilësohej si femra me trupin më ideal dhe ishte përzgjedhur nga studiuesja Esther Parker mes 400 femrave..
Sipas Neë York Times të asaj periudhe, përshkrimi I saj ishte: “ Një femër me flokë me ngjyrë të hapur, me sy ngjyrë blu, prania e së cilës flet për një shëndet perfekt. E gjatë 170 centimetra, ajo peshonte mbi 77 kilogram me trupin në formën e një dardhe, me përmasa 88-76-101.”
Përshkrimi ishte shoqëruar me një intervistë ku 24 vjecarja thoshte nuk poara hante mëngjes dhe ushqimi I saj I preferuar ishte bifteku. Ndërsa nuk pinte caj, kafe dhe nuk hante ëmbëlsira. Rezultati: Ajo thoshte se nuk është sëmurur kurrë dhe nuk e di se çfarë është frika.
Sot kjo studente do kishte një BMI 26.8, çka do e bënte atë mbipeshë.