Facebook e Yahoo! bashkë për një motorr kërkimi?
Realitet apo fantashkencë? Për momentin është vetëm një lajm jo zyrtar. Facebook dhe Yahoo janë duke diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në fushën e kërkimeve në web.
Lajmi është përhapur nga “Sunday Telegraph”, sipas të cilit Sheryl Sandberg, drejtoreshë operative e rrjetit social dhe Marissa Mayer, Ceo e Yahoo kanë “shfrytëzuar” eksperiencën si ish-punonjëse të Google për të realizuar në bashkëpunim një shërbim kërkimi që do të konkurrojë kolosin e internetit.