‘Tingujt e zogjve’ që rrethojnë Tokën
Nuk janë zogj që këndojnë cdo mëngjes nëpër pemë, as balena që lëshojnë tingujt dhjetra metra në thellësitë e oqeaneve. Bëhet fjalë për tinguj të pakapshëm nga veshi njerëzor.
Sonda RBSP e NASA-s e hedhur në hapësirë për të studiuar fushën elektro-magnetike të Tokës, regjistroi tingujt e asaj që shkencëtarët e quajnë prej kohësh “kori”. Në fakt bëhet fjalë për tingujt e lëshuar nga lëvizjet me shpejtësi marramendëse të mikrotrupave që rrethojnë planetin tonë.
Tingujt kanë ngjashmëri me “këngët e zogjve” dhe është hera e parë që regjistrohen në një format të tillë.