Forumi Kuq E Zi
Çfarë duhet bërë nëse humbasim një mik Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çfarë duhet bërë nëse humbasim një mik Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Çfarë duhet bërë nëse humbasim një mik Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çfarë duhet bërë nëse humbasim një mik Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Mosbesim, hutim, inat, por mbi të gjitha zhgënjim: këto janë disa nga ndjesitë që provojmë kur një mik ose mikeshë na kthen papritur krahët, ndërkohë që deri dje na kërkonte pa pushim, kalonim shumë kohë bashkë, bënim projekte dhe kishim një miqësi të fortë. Pastaj, papritur e pa kujtuar ndryshon sjellje dhe nuk shfaq më asnjë lloj interesi, rri si mënjanë duke luajtur edhe rolin e të ofenduarit. Kjo është një përvojë që secili prej nesh e ka provuar të paktën një herë në jetë, duke lënë gjurmë te ne, nëse gjërat bëhen me tendencë dhe në fshehtësi të plotë. Ato që të vrasin më shumë janë ftohtësia dhe mungesa e shpjegimit. Zhgënjimi është më i madh kur nuk kuptojmë arsyen. Kush na kthen krahët, me ose pa dashje, zakonisht nuk i shpjegon arsyet e ndryshimit të menjëhershëm dhe nuk shfaq mërzitje për miqësinë të cilës ka vendosur t’i japë fund në këtë mënyrë. Po ashtu, ai nuk e kupton poshtërimin që shkakton tek tjetri. Duke mos ditur arsyet se pse kjo miqësi prishet sa hap e mbyll sytë, çdo njeri do të kërkonte shpjegime për këtë sjellje. Nuk e dimë se si duhet të ndihemi: të tradhtuar apo se kemi bërë diçka keq. E gjithë kjo, sidomos kur jemi persona të ndjeshëm dhe e vlerësojmë mendimin e të tjerëve, na bën të ndihemi keq, aq sa edhe frenohemi ta pyesin personin që kemi përballë pse ka ndryshuar kështu: qëndrojmë të heshtur duke bluar me veten zhgënjimin. Ndihemi të dekurajuar dhe të inatosur, sepse mendojmë se është absurde të humbasësh një miqësi në këtë mënyrë. Çfarë mund të ketë ndodhur? Cila është arsyeja që e ka shtyrë shokun ose shoqen tonë të marrë këtë vendim kaq të papritur? Ç’duhet të bëjmë? Të pranojmë zgjedhjen e tij/saj dhe të mos poshtërohemi për të rifituar miqësinë e humbur?

Gjëja e parë që duhet bërë është që ta shpëtojmë miqësinë. Nëse e duam dhe e vlerësojmë shokun/shoqen, është normale që do t’i kërkojmë shpjegime, por jo më shumë se një herë. Nëse gjërat nuk rregullohen, atëherë secili do të shkojë në rrugën e tij. Kur shoku/shoqja sheh që ju nuk jeni mërzitur, mund të jetë ai/ajo që do t’ju kërkojë shpjegime. Nëse nuk ndodh asnjëra prej këtyre, atëherë dorëzojuni humbjes së miqësisë, siç i nënshtroheni fatit dhe shumë gjërave të tjera që ndodhin në jetë.

Pranoni këtë situatë të pakuptimtë

Ndonjëherë duhet të pranojmë faktin se disa sjellje nuk kanë një shpjegim logjik. Mund të ndodhë që “përgjegjësi” i situatës të mos e kuptojë se përse e bëri këtë gjë: gjithçka mund të jetë shkaktuar nga ndryshimi i humorit. Të gjithëve na ndodh që të kemi ndryshime të forta të humorit. Gjithsesi, ne nuk mund të marrim përgjegjësinë për një problem që nuk na takon.

Kujdes, sepse çështja mund të kthehet në një fiksim

Nëse zhgënjimi, pas disa muajsh vazhdon të jetë i fortë, mund të kthehet në një fiksim që mund të na shkatërrojë jetën dhe tregon praninë e një problemi te ne. Ndoshta ajo miqësi ishte domethënëse për ju, ose simbolizonte diçka shumë të rëndësishme nga e cila nuk mund të shkëputeni. Miqësia është një thesar i çmuar, nga i cili asnjëri prej nesh nuk mund të heqë dorë, por që shpesh edhe të tremb, sepse një ditë shoku ose shoqja mund t’ju kthejë krahët me indiferencën më të madhe.

Miqësia në zhvillimin e individit

Miqësitë vijnë pas marrëdhënies me prindërit dhe para lidhjes në çift. Miqtë janë të rëndësishëm gjatë periudhës kur përfundon fëmijëria dhe fillon mosha madhore, por vlera e tyre është më e madhe gjatë adoleshencës. Miqësitë lindin, por jo domosdoshmërish me individë të të njëjtës gjini dhe moshë. Miqësitë e para mund të lindin edhe gjatë fëmijërisë, kur djemtë dhe vajzat ndajnë të njëjtat lodra dhe të njëjtat eksperienca gjatë rritjes. Dy fëmijë që luajnë bashkë, hyjnë në shoqëri dhe e zhvillojnë më tej atë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Aldo

Aldo
Moderator
Moderator
Nuk eshte lehte te harrosh dike qe e ke dashur shume me gjithe shpirt..... Çfarë duhet bërë nëse humbasim një mik 1141667947

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
interesante por jaqe shyqyr zotit skam pass miq ndonjeher ndaj se vras mend per kerkonddd

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
edhe une per ate po druhem dhe nuk po miqesohem fort me askend

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons