Një vogëlushe vetëm 10 vjec, Sophia Bailey Klug, i ka shkruar presidentit Barak Obama, pak kohë përpara zgjedhjeve, për ti kërkuar atij në këshillë se si të sillej me dy baballarët e saj që ishin cift homoseksualësh. Ajo është e bindur që ata e duan, sic duan njëri tjetrin por problemin e ka me shokët e shkollës të cilët nuk e kuptojnë një familje me dy baballarë.
Dhe Obama, i cil është shprehur pro martesave gay, i ka kthyer asaj një përgjigje të sinqertë ku e mbështet familjen e saj. Letrat janë bërë publike nga Shtëpia e Bardhë. Ja dy letrat!/alb-observer.com/
I dashur Barack Obama,
Unë që po ju shkruaj jam Sophia Bailey Klugh. Mikja e cila të ftoi për darkë. Nëse nuk të kujtohet nuk ka problem. Por, doja të të thoja se jam lumtur që ti mendon se dy meshkuj mund të duhen, pasi unë kam dy baballarë, të cilët e duan shumë njëri-tjetrin.
Por, në shkollë fëmijët e tjerë, mendojnë që është gjë e shpifur dhe e çuditshme dhe kjo më bën të vuaj. Të shkruaj sepse ti je heroi im. Nëse ti do të ishe në vendin tim dhe do të kishe dy baballar, dhe miqtë e tu të shkollës të talleshin me ty, si do të veproje? Të lutem mu përgjigj.
Doja të të thoja se ti je inspirim për mua dhe shpresoj që të fitosh dhe të jesh sërish president, në mënyrë që të bësh botën një vend më të mirë.
Mikja jote Sophia
P.S: Të lutem mi përshëndet vajzat e tua nga ana ime.
E dashur Sophia,
Të falenderoj që me ke shkruar një letër kaq të thellë për familjen tënde. Leximi i saj më ka bërë të ndihem akoma më krenar që jam presidenti yt dhe më ka dhënë akoma më shumë shpresë për kombin tonë.
Në Amerikë nuk ka dy familje, pasi të gjitha janë njësoj. Ne e gëzojmë këtë diversitet dhe pavarësisht nëse kemi dy nëna apo dy baballarë, ajo që ka më shumë rëndësi është dashuria që tregojmë ndaj tjetrit. Ti je shumë me fat që ke prindër të cilët kujdesen për ty, ndërsa ato janë me fat që kanë një vajzë të jashtëzakonshme sic je ti.
Diferencat mes nesh na bëjnë të bashkohemi më shumë. Ti dhe unë jemi të bekuar që jetojmë në një vend ku të gjithë kemi lindur të barabartë, dhe ku nuk ka shumë rëndësi sesi dukemi jashtë, ku jemi rritur apo kush janë prindërit tanë.
Rregulli i artë është që të sillemi me të tjerët në mënyrën që ti shpreson që ata të sillen me ty. Këtë fakt kujtoja edhe miqve të tu të shkollës, nëse të thonë dicka që të lëndon.
Të falenderoj që ke gjetur kohën për të më shkruar. Jam i nderuar që kam mbështetjen tënde dhe jam shumë i inspiruar nga mënyra jote e të kuptuarit. Më vjen keq që nuk kam rdhur për darkë tek ti, por do tu dërgoj përshëndetjet e tua Sashës dhe Malias.
Sinqerisht, Barack Obama