“Paralajmëron për situatë të rrezikshme” dhe situatë e cila mund të dalë jashtë kontrollit dhe mund të udhëheqin në një konflikt të “nxehtë” Rusinë me Perëndimin, kreu i hekurudhave ruse (RZhD), Vladimir Giakounin dhe një bashkëpunëtor sekret i presidentit Vladimir Putin, në një intervistë me gazetën gjermane Spiegel.
“Ndodhemi para një udhëkryqi, sidomos në çështjen e krizës së Sirisë, ku gjendja është tejet e rrezikshme”, shpjegoi për Spiegel, bashkëpunëtori sekret i Vladimir Putin.
“Duhet me çdo kusht të shmangin një konflikt lufte. Rusia është kundër përdorimit të forcave të jashtme (për zgjidhjen e krizës)”, plotësoi zyrtari rus, duke shkaktuar pyetjen e gazetarit gjerman, për implikimin e vendit të tij në luftën civile në Siri.
“Implikimi i Rusisë, mbështetet në njohjet që kemi për rajonin e Lindjes së Mesme. Konsiderojmë se Presidenti Bashar al-Assad, vijon të gëzojë mbështetjen nga mazhoranca e popullit sirianë dhe dimë gjithashtu se kundërshtarët e tij, armatosen nga shtete të jashtme”, u përgjigj ai.
Ndërsa, përsa i përket anës tjetër, citon alb-observer.com, se sa interesohet Rusia për shkeljet e të drejtave të njeriut që kryen pushteti i Bashar al-Assad, bashkëpunëtori i ngushtë i Putin, paralajmëroi duke thonë: “Demokratizimi i Lindjes së Mesme, ashtu siç e dëshiron Perëndimi, udhëheq në mënyrë të pashmangshme në ndikimin e islamizmit, të cilët deri pak kohë më parë ishin mjaftë të kufizuar”./