Duket sikur ka dalë nga legjendat mbi detet, por peshku monstër doli në dritë javën e kaluar duke lënë pa fjalë disa plazhistë. Një peshk vozitës, një krijesë e thellësive që rrallëherë është parë i gjallë, doli në brigjet e detit Hacienda në Cabo San Lucas në Meksikë. I njohur edhe si peshku fjongo, ai është peshku kockor më i gjatë i deteve, i karakterizuar nga ngjyra e shndritshme e argjentë dhe me fletën kurrizore në ngjyrë të kuqe ose portokalli. Peshku i gjetur ishte rreth 20 këmbë i gjatë dhe ngjalli kuriozitetin e shumë personave që u mblodhën në një kohë shumë të shpejtë për ta parë. Peshku vozitës përgjithësisht jeton në thellësinë 3000 këmbë nën sipërfaqe, por kur janë të sëmurë ose të plagosur ata dalin edhe në sipërfaqe. Një peshk vozitës mund të arrijë gjatësinë deri në 50 këmbë, por ata njihen si të parrezikshëm, duke qenë se nuk kanë dhëmbë. Por në përgjithësi rreth këtij llloj peshku dihet shumë pak.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy