Ai dukej më shumë si një përbindësh deti. Dhe si i tillë, i ka trembur fillimisht peshkatarët dhe të gjithë ata që e panë në momentin kur u kap.
Por në fakt, bëhej fjalë vetëm për një peshk, si gjithë të tjetët, i cili mesa duket krijoi panik tek ta, vetëm për përmasat tejet gjigante dhe të pandeshura më parë deri më sot.
Fjala është për peshkun më të gjatë në botë, i gjendur në Meksikë, pikërisht në plazhin e Cabo San Lucas.
Në fakt, ai ishte ende gjallë kur e gjetën, por ngordhi vetëm pak pasi e nxorën në tokë.
Ky cilësohet të jetë një peshk shumë i pazakontë, me trupin e tij të gjatë dhe të hollë si një fjongo, që zakonisht jeton në thellësitë e detit, në mes të 300 dhe 1000 metrave thellësi.
Forma e tij është e ngjashme me atë të një gjarpër deti, dhe gjatësia e çuditshme, shoqëruar me një nuancë të kuqe, e bën në duket më shumë si një kafshë mitike.
Peshku me emrin “rrem” mund të arrijë 11 metra në gjatësi dhe është konsideruar si peshku më kockëmadh në botë.