Xhiron e botës bëri para dy vjetësh, një reportazh i televizionit kinez, në të cilin një 84-vjeçar lëvizet objekte duke përdorur energji të brendshme!
Në kinë,t
eknika në fjalë quhet; Qi dhe praktikohet nga murgj budist Shaolin.
Kështu, gjatë kohës kur 84-vjeçari filmohej, tregon se duke përdorur Qi, mund të lëviz tulla, të thyej objekte dhe sende të ndryshme nga distanca, të presë barkun e tij me një hanxhar dhe të mos pësoj asgjë!
Dy vjet pas reportazhit, specialist tentuan të shpjegonin mënyrat dhe teknikat se si 84-vjeçari mund të bënte kaq shumë “çudira” me energjinë e tij të brendshme, por më kot!
Artet Marciale Ezoterikë, gjithashtu quhen dhe Tradita –Filozofike dhe që synon në formimin e vazhdueshëm të nxënësve, në botën e jashtme, por kryesisht në atë të brendshme, nëpërmjet një rruge të zhvillimit të potencialit të plotë deri sa arrin pikën më të lartë të evolucionit të tij.
Provat që kalon nxënësi dhe sipas mësimeve të ardhura nga e kaluara e largët, janë të vazhdueshme dhe pa ndërprerje për gjithë jetën e tij.
Të famshmit, murgjit luftëtar të Shaolin, mundën të arrinin në një nivel të lartë të evolucionit të Arteve Marciale, të kombinuara me fenë e tyre dhe duke zhvilluar teknika ë aftësive psikike, si një gjendje harmonike natyrale për ta.
Ndërkohë, provat të cilat duhet t’i kalonin me sukses murgjit në manastiret e tyre, na tregojnë se ata i kalonin kufijtë e tyre natyral, duke kontrolluar Emocionet dhe Mendjen e tyre.