Harrojini teoritë konspirative mbi kafshimet e gjarpërinjve apo helmimet fatale. Mbreti egjiptian Ramesses III vrarë nëpërmjet prerjes së fytit. Në këtë përfundim ka dalë një ekspertizë e realizuar mbi trupin e mumjes. Sipas skanimeve paraprake që kanë ekzaminuar trupin e faraoinit, një e prerë e thellë në qafë duket se ishte ajo që i shkaktoi një vdekje të parakohshme.
Sekreti është mbajtur i fshehtë ndër shekuj nga fashot që rrethonin trupin e mumjes, por tashmë duket se Ramessesi u eliminua gjatë një grushti shteti. Historianët kanë dyshuar se ai ishte vrarë në një puç brenda pallatit mbretëror, por nuk kishin prova për këtë. Besohet se ky grusht shteti u udhëhoq nga Tiye, njëra nga dy gratë e faraonit dhe princi Pentaëere, i cili është gjetur i varrosur përkrah babait, i mbuluar me lëkurë dhie (që konsiderohej si material i pistë). Kjo ka qenë një mënyrë për ndëshkimi për ata që i bënë komplot mbretit.
Faraoni i cili jetoi në shekullin XII para lindjes së Krishtit, Ramessesi III, vlerësohet nga historianët si faraoni i fundit i madh që njohu Egjipti dhe së bashku me të, merr fund edhe periudha e artë e këtij qytetërimi antik. (CNN)