Gjendet një kafkë e çuditshme në Meksikë
Arkeologët kanë zbuluar skelete dhe kafka të vjetra në një fshat pranë Onavas në Meksiko.
Kockat datojnë 1 mijë vjet më parë, por ajo që ka çuditur arkeologët ka qenë forma e çuditshme e njërës prej kafkave.
Një prej kafkave kishte një formë të stërgjatë dhe madje në disa kafka të tjera duket se kockat janë deformuar qëllimisht, janë thyer dhe po kështu dhe pjesa e nofullave.
Cristina Garcia Moreno, drejtuese e kërkimeve tha për “Daily Mail” se bëhet fjalë për traditën e zakonshme të popullatës së dikurshme të atij territori meksikan, e cila fëmijëve të porsalindur, me qëllim që pasi të rriten të kenë një ballë të madh, ua lidhte kokat me dërrasa.
Kjo bëhej që ky popull i kësaj zone të dallohej nga një grup tjetër që banonin larg zonës së tyre.