Virusi Siberian del nga letargjia pas 30 mijë vjetësh
Virusis Siberian ishte në gjumë për gati 35 mijë vjet nën akujt e Siberisë, por ngrohja globale e ka zgjuar tani. Virusi i quajtur Pithovirus sibericum është më i madhi i vërejtur ndonjëherë dhe pavarësisht nga mosha e tij është ende i rrezikshëm. Virusi i përkon një periudhe mes 35 dhe 37 mijë vjet më parë. Që atëherë ai ka qenë i varrosur nën akujt e Siberisë. Shkenctarët thonë se ai është duke u zgjuar nga letargjia për shkak të ngrohjes globale dhe po mbahet nën vëzhgim të kujdesshëm. Analizat kanë treguar se ai nuk krijon probleme për njerëzit. Ai sulmon vetëm organizmat një-qelizor dhe amebat. Përgjegjës për zbulimin ishte një ekip shkencëtarësh kryesuar nga Jean-Michel CLAVERIE dhe Chantal Abergel, të cilët udhëhoqi një ekspeditë në Siberi. Në foto është një pamjet e tij qindra herë me e madhe se mesatarja që mund të shihet në mikroskop.