Shumë shtrenjtë e pagoi veprimin protestues një studente nga Ukraina. 21-vjeçarja Hana Sinkova u dënua me tre vjet heqje lirie, pasi… skuqi vezë në monumentin “Flaka e Përjetshme” në Kiev.
Ky monument është ekuivalent me monumentin e Ushtarit të Panjohur në Ukrainë. Studentja kishte shkuar pranë këtij monumenti me një tigan me vezë dhe po i skuqte mbi flakë!
Veprimi i saj erdhi në shenjë solidariteti ndaj veteranëve të luftës që sipas saj, janë braktisur nga shteti.
“Ky mesazh simbolik i imi është që shumë shpejt, të moshuarit, veteranët, njerëzit e varfër do të vihen në rradhë para flakës të përjetshme, për të gatuar ushqimin e tyre aty, pasi nuk do kenë ku të banojnë dhe asgjë për të ngrënë”, tha 21-vjeçarja, e cila do t’i drejtohet gjykatës së apelit. /alb-observer/