Roboti që mëson si fëmijë
Ekspertët janë duke punuar në robotët të cilët do të komunikojnë sikurse njerëz – dhe të cilët do të mësojnë kur u urdhërohet diçka. Në dhomën e errët të laboratorit hulumtuespër robotë "Research Institut for Cognition and Robotics" në Universitetin Bielefeld (CoR-Lab) specialisti i IT-së, Lars Schillingmann, klasifikon lodrat në formë të
enëve. “Shiko!”, i thotë lehtë objektit përballë, derisa ngrit enët. “Ena e kuqe shkon në të verdhën, ndërsa e verdha në të kaltërtën. “E kuqe, e verdhë, e kaltër!” përgjigjet në këtë
zëri kompjuterik. Lars Schillingmann ka kuptuar përgjigjen e ICubit, robotit hulumtues. Roboti është i madh sa një fëmijë parashkollor,me kokë plastike të bardhë, me sy të
mëdhenj dhe faqe topolake, me këmbë dhe duar – i dizajnuar apostafat për shkak të studimit, vëzhgimit dhe zhvillimit sa më të mirë.
Robot ICub – i programuar për mësim ICub përmes kamerës vëzhgon atë që i tregohet. Përmes mikrofonit mund të dëgjojë, ndërsa reagon në ndryshime, lëvizje ose ndryshimin
në lartësinë e zërit. Schillingmann tregon një nga mundësitë: "Icub vëren dhe regjistron kur ndodhin ndryshime në fotografi.
Për shembull, ai vëren atë që është laramane në fotografi dhe kah lëvizë ai objekt. Ai po ashtu i kushton vëmendje kur filloj dhe kur ndalem së foluri. “Është fakt që kur ndodhin
më shumë ndryshime në të njëjtën kohë kjo është më interesante për robotin dhe për këtë arsye sinjalet e regjistruara ai i kombinon se bashku.
Në këtë mënyrë roboti mëson që t’i lidh në mënyrë të pavarur në kontest kuptimplotë informatat vizuale dhe akustike njerëzore të cilat i drejtohen.
Kostoja e programimit vështirëson përdorimin fleksibil të robotit Ai po ashtu me studentët e Universitetit të Bonit ka zhvilluar robotin Cosero: “Në garën robotike botërore
vitin e kaluarCosero ka bërë petull”, tha Behnke. Roboti ka marrë enën me brum, ka bërë gati shporetin për zierje, ka marrë tenxheren dhe në të ka derdhur brumin.
“Kjo është sekuencë e programuar e lëvizjeve me supozimin që pikërisht ajo pllakë duhet të jetë për zierje, dhe asnjë tjetër.” Në këtë perspektivë kjo është gjithsesi përparim dhe
tregon se çfarë do të mund të jetë e mundshme, por është ende larg nga aplikimi. Nga viti 2007, IT-të e CoRLab së bashku me inxhinierët, neuroshkencëtarët, psikologët dhe
linguistët janë duke punuar në zhvillimin e makinave të cilat mund t’i përshtaten sjelljes njerëzore dhe të mësojnë nga njerëzit. Nëse robotët do të marrin pjesë në vendet e punës
ose në shtëpi, e nevojshme është të mësojnë që të komunikojnë me njerëzit në mënyrë fleksibile. Në ndërkohë është duke u testuar i tërë vargu imodeleve të ndryshme të robotëve “shtëpiakë” dhe atyre për “shërbim”, por momentalisht nuk mund të aplikohen në mënyrë efikase, tha Sven Behnke, profesor i informatikës praktike në Universitetin
e Bonnit.
Dëgjimi dhe imitimi – robotët duhet të mësojnë si fëmijët në CoR-Lab Bielefeld punohet në zhvillimin dhe hulumtimin e aftësive kognitive personale të robotëve.
“Njerëzit të cilët dëshirojnë të kenë robot në të ardhmen, nuk duhen të jenë ekspert për robotë,”, tha Schillingmann. “Nëse dëshirojmë që robotët të kryejnë detyra të ndryshme, pa qenë të programuar më herët, duhet të gjejmë metoda të thjeshta përmes të cilave do të mësojnë robotët.”
Roboti hulumtues ndërkohë ka arritur të kryejë detyrën e ardhshme. Nuk ka mbajtur mend vetëm rendin e vënies së enës në enë, por tani gati pa gabim mund të përshtat një enë të caktuar me ngjyrën e caktuar të një vargu tjetër. Ai po ashtu mundet, pasi që i tregohet, të klasifikojë objektet, ngjyrat dhe objektin e destinacionit.
Ky hap është panevojshëm në planin afatgjatë. Icub pas kësaj do të duhej të bëjë lëvizje dhe të kryejë veprimin, sepse ka kuptuar udhëzimin: “Këto janë themelet e para për
ç’arsye do të kishte kuptim të prodhohen robotët në të ardhmen”, përfundon Schillingmann.
Por dikur do të mund të jetë tërësisht e thjeshtë të komunikohet me robotët sikurse me njerëzit. Robotët duhet të programohen për të njohur dhe kuptuar sikurse njerëzit – atë
çka flasim dhe tregojmë. ICub mëson, në parim, sikurse edhe fëmijët nga prindërit, përmes dëgjimit dhe përsëritjes, dështimit dhe përpjekjeve.
Struktura dhe kryerja e eksperimentit me enë, të cilin e ka kryer edhe vetë roboti, është bazuar në aftësitë kognitive të fëmijës trevjeçar