Nuk do ta besoni sa herë e dha provimin për patentë dhe pse nuk e ka marrë..
Shumë nga ne që kemi hyrë në provimin për patentë, edhe kanë ngelur herën e parë. Disa kanë dështuar dhe në provën e dytë, të tjerë syresh dhe në të tretën. Por deri këtu. Rrallë dëgjon dikë që të thotë se ka hyrë në provim patente pesë apo gjashtë herë dhe ende nuk ka marrë një leje drejtimi automjeti.
Kurse personi që shikoni në foto, ka tejkaluar çdo shifër që mund të hamendësojmë: Plot 960 herë! Po po, e dëgjuat mirë, ajo ka hyrë në provim për patentë për 960 herë me radhë dhe gjithnjë ka dështuar.
Ajo është 69 vjeçe sot dhe quhet Tsa nga Korea e Jugut. Dhe meqë ligji, siç raporton noa.al, nuk pengon kufizim afatesh për dhënie provimi patente, që prej prillit 2005, ajo thuajse çdo ditë shkon në provim me shpresë që të ketë dhe ajo një patentë për ti dhënë makinës.
U desh hera e 961-të që hynte në provim, që koreania 69-vjeçare më në fund të pajiset me patentë shoferi.
“Kur më në fund e mori patentën, nisëm ta duartrokasim të gjithë, madje disa i dhuruan buqeta me lule. Për Tsa ishte një festë e vërtetë”, - thotë Park Sou Yion, instruktor dhe përgjegjës për provimin e dhënies së lejes për drejtim automjeti.
“Me thënë të drejtën, për ne ishte si të hiqnim nga shpina një barrë të rëndë. Për më tepër, nuk gjenim dot as kurajën që ti themi të tërhiqet, por më në fund ajo ia doli”.
Dhe gruaja tashmë e moshuar, është e lumtur sepse jo vetëm ka marrë patentë, por ka fituar edhe një makinë. Kompania më e madhe e prodhimit të makinave në Korenë e Jugut, Hyundai-Kia, i ka dhuruar një makinë.
Tani që i ka të dyja, duke kujtuar faktin se 960 herë ngeli në provim, urojmë dhe duam shumë, që mos bëjë ndonjë aksident...