Sikur të mos mjaftonin profecitë e Maya-ve se bota do të përmbyset më 21.12.2012 dhe sikur të mos mjaftonte as gjendja e trazuar në rruzullin tokësor, me tërmete të fuqishme në Japoni e luftë në Libi, një tjetër lajm i kobshëm, del nga goja e një “profeti”, sipas së cilit, një luftë e re na pret.
Bëhet fjalë për astrologun rus Pavel Globa, i cili parashikon Luftën e Tretë Botërore në vitin 2014.
Gjatë një konference mes astrologëve të mbajtur në Moskë, Globa tha se kjo luftë do të zhvillohet pesë ditë pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen më 2014 në Rusi, por Rusia nuk do të përfshihet.
Në lidhje me vitin që po kalojmë, pra 2011-ën, astrologu Globa tha se është viti më katastrofik, gjatë të cilit do të ndodhin gjashtë eklipse. Tensionet për luftën do të fillojnë që këtë vit. Gjatë dhënies së çmimit Nobel për paqen, do të ndodhë një sulm terrorist, ndërsa Ballkani do të përfshihet në konflikte të armatosura.