DASHURIA - KJO NDJENJË HYJNORE
(pjesa e tretë)
Megjithëse, tingëllon pak si utopi, dashuria romantike është elementi më i fuqishëm i dashurisë rinore. Ajo konsiderohet si “dashuri e përjetshme” që nuk e humbë fuqinë, po të zgjas edhe me shekuj të tërë, dhe atë me intensitet të pa zvogëluar. Fuqia e saj është aq dominuese sa që logjika, në raste të tilla, e humb kuptimin dhe sakrificat kalojnë çdo kufij. Edhe më sublimja përball saj, pra vet kuptimi i jetës, nuk paraqet asnjë lloj sfide. Andaj nuk thuhet kot se dashuria romantike është opiumi më efektiv që mund të ekzistoj.
Dashuria romantike
Dashuria e çiltër shihet edhe në fund të detit.
Kur të djersitën duart... zemra të rrahë shpjet... e zëri të mbetët në fyt...
-Jo, kjo nuk është dashuri... kjo është pëlqyeshmëri.
Kur nuk mundesh ta largosh shikimin ose duart nga ai/ajo...
-Jo, kjo nuk është dashuri... kjo është pasion.
Kur përmallohesh... sepse e di se ai/ajo është atje...
-Jo, kjo nuk është dashuri... kjo është vetmi.
Kur të tërheq tjetri/ra... megjithatë mbetesh me të dashurin/ën e parë...
-Jo, kjo nuk është dashuri... kjo është lojalitet.
Kur mbetesh pranë tij/saj... pasi e dinë se të do dhe nuk dëshiron ta lëndosh...
-Jo, kjo nuk është dashuri... kjo është keqardhje.
Kur je më të... të puthë... të mban për dore...
-Jo, kjo nuk është dashuri... kjo është pasiguri.
Kur ja falë gabimet... pasi përkujdesesh dhe shqetësohesh për të...
-Jo, kjo nuk është dashuri... kjo është shoqëri.
Kur i thuash çdo ditë... se është i vetmi/ja në të cili(e)në pandarë mendon...
-Jo, kjo nuk është dashuri... kjo është gënjeshtër.
Kur ai/ajo e ndjenë zemrën tënde dhe të prek thellë në shpirt... dhe kjo të godet fuqishëm...
-PO... kjo është dashuri!!!
Kur je në gjendje t’ia dhurosh zemrën tënde... jetën tënde... vdekjen tënde...
-PO... kjo është dashuri!!!
“I love you", një himn që ka bërë folenë në secilën zemër. Një fjali e shkurtër por aq e fuqishme sa që mbërthen zemrën e secilës qenie njerëzore. Dhe me plot të drejtë njeriu i gëzohet kësaj shprehjeje, sepse mesazhi që përmban brendia e saj, ngrohë zemrën, gjallëron shpirtin, sjell kënaqësi të thellë në qenien e tij. E kënaqësia e thellë është shprehje e dukshme e dashurisë, në veçanti e dashurisë rinore, e dashurisë romantike. Secili person i dashuruar e ndjenë thellë në brendi të zemrës e shpirtit, në tërë qenien e tij, këtë ndjenjë kënaqësie, këtë burim të pashtershëm të lumturisë. Pyesni të posadashuruarit, dhe përgjigja nuk do të mungoj.
Një vështrim magjeps, një buzëqeshje e ëmbël, pak pëshpëritje intime, një puthje e lehtë, shtrëngim duarsh, rrëmbim zemrash, ndezje emocionesh, ëndrra pa fund... kështu mund të përshkruhet pakashumë dashuria romantike.
Megjithëse, tingëllon pak si utopi, dashuria romantike është elementi më i fuqishëm i dashurisë rinore, ose thënë më shkoqur, i dashurisë së parë tek dashnorët e rinj. Ajo konsiderohet si “dashuri e përjetshme” që nuk e humbë fuqinë, po të zgjas edhe me shekuj të tërë, dhe atë me intensitet të pa zvogëluar. Fuqia e saj është aq dominuese sa që logjika, në raste të tilla, e humb kuptimin dhe sakrificat kalojnë çdo kufij. Edhe më sublimja përball saj, pra vet kuptimi i jetës, nuk paraqet asnjë lloj sfide. Andaj nuk thuhet kot se dashuria romantike është opiumi më efektiv që mund të ekzistoj. Secili që e ka shijuar nektarin e dashurisë së parë, natyrisht që e ka përjetuar edhe “magnetizmin” e parezistueshëm hipnotik të kësaj ndjenje magjike. Prandaj kjo dashuri nganjëherë konsiderohet edhe dashuri e marrë ose dashuri e sëmurë! Dhe shikuar realisht, dashuria romantike është një lloj “çmenduria” që atakon trurin e të dashuruarve duke provokuar një gjendje tejet të ndjeshme shpirtërore e cila zakonisht ushqehet me idealizëm, dhe për të cilën, të dashuruarit, në të shumtën e rasteve janë në gjendje të luftojnë deri në flijim.
Edhe pse dashuria, përgjithësisht, konsiderohet si nevojë biologjike për afri, ngrohtësi, shoqëri, miqësi etj. me qenie të tjera, e sidomos te gjinitë e kundërta nevojë për kontakt intim, hulumtimet e fundit shkencore kanë konstatuar se ajo fiziologjikisht, ndryshon nga dashuria romantike.
Studimet e tre shkencëtarëve amerikanë H. Fischer, L. Brown dhe A. Aron, në këtë drejtim, dëshmojnë se dashuria romantike, edhe pse, njëjtë sikurse dashuria e përgjithshme, është nevojë biologjike, megjithatë dallon plotësisht nga epshi për seksualitet, që Frojdi e quan “libido”.
Dëshmitë e tyre, këta shkencëtarë, i bazojnë në analizimin e më se 2500 fotografive të trurit të regjistruara tek 17 të rinj të posadashuruar. Atyre gjatë eksperimentit u janë treguar fotografit e të dashurve, dhe gjatë asaj kohe, atyre u është bërë regjistrimi i trurit përmes rezonancës magnetike. Këto regjistrime, pra fotografi të trurit, pastaj janë krahasuar me aktivitetin e trurit, e të cilat kanë rezultuar se ndjenja e dashurisë romantike është e lidhur ngushtë me dy pjesë të trurit: me pjesën nucleus caudatus dhe pjesën ventral tegmental, në të cilat gjenden qelizat të cilat prodhojnë ose pranojnë dopaminën e cila është e lidhur me ndjenjat e kënaqësisë por edhe me sjelljet e kushtëzuara.
Këto “qendra të dashurisë” gjenden në anën e kundërt të pjesës së trurit nga ajo pjesë e cila është e lidhur me epshet fiziologjike. Kjo, sipas shkencëtarëve të lartpërmendur, paraqet qartë dallimin e nevojës fiziologjike për plotësimin e epsheve seksuale me nevojën psikologjike të dashurisë romantike. Ata gjithashtu, përmes eksperimenteve të tyre, sqarojnë edhe kontradiktat e këtyre dy nevojave biologjike: p.sh. pse dashuria provokon emocione të kundërta në krahasim me euforinë.
Deri sa njerëzit nuk e njohur mirë fiziologjinë e trurit njerëzorë, kanë menduar se të gjitha ndjenjat romantike burojnë nga zemra. Dhe kjo, natyrisht, nuk duhet të na çudisë, sepse kur të godet shigjeta amoriane e dashurisë, zemra fillon të rrah me ritëm tjetër: më të shpejtë dhe më të fuqishëm. Por, edhe e kundërta, kur dikush na braktis, zemra na “ngushtohet” sa që na zihet edhe fryma. Përveç kësaj, zemra ka edhe ngjyrën e kuqe, që simbolizon dashurinë e zjarrtë. Ashtu siç thonë sa e sa aforizma se pa dashuri nuk jetë, është e natyrshme që zemra ta simbolizoj dashurinë. Nuk thuhet kot: “po ta falë zemrën...” sepse çdo gjë që buron nga zemra, padyshim që është e sinqertë. “Zemra” - thotë një fjalë e urtë, “nuk gënjen kurrë”.
Por dashuria e zjarrtë e zemrës bëhet edhe më tërheqëse, më e plotë, më e fuqishme, më romantike kur pjesë përcjellëse e saj bëhet edhe ndonjë trëndafil i kuq. Në fakt, lulet, e sidomos trëndafilat e kuq, janë gjuha më simbolike e një dashurie romantike. Një dhuratë shumë e këndshme dhe shumë domethënëse por edhe e veçantë për ditë të shënuara. Gjuha e luleve i ka rrënjët në mitologjitë e popujve të lashtë, në librat e shenjtë, në gojëdhëna e përralla. Thuhet se trëndafilat e kuq ishin lulet më të preferuara të zonjës së dashurisë Afërditës (Venerës). Ndërsa në kohën e perandorit Ceaser Augustus, trëndafili ishte lulja më e popullarizuar dhe nuk kishte kopsht në të cilën nuk kultivohej ajo.
Pa dyshim që trëndafili, si simbolikë e romantizmit, është i pranishme edhe në poezinë tonë popullore. Sa bukur flet për trëndafilin poet ynë i mirënjohur Naim Frashëri: “ep erën e perëndisë trëndafili palë – palë”.
Naimi, trëndafilit i jep atributet e hyjnores. Trëndafili, në poezitë e tij, simbolizon, bukurinë, mirësinë, moralin, përsosmërinë, parajsën, pra trëndafili shkëlqen si shëmbëlltyre e shkrirjes së trupit me shpirtin, vdekjes dhe ringjalljes, hyjnores me tokësoren.
Jo pak herë Naimi analogjizon bukurin e trëndafilit me hijeshinë e vajzës: “Trëndafil i kuq me erë/E di vallë sa të dua” ose “Trëndafil mi more mendtë/ More trëndafil”. Për të, trëndafili, është polisemi e së bukurës dhe bashkë me karajfilin, manushaqen etj., krijojë pemën e dashurisë në kopshtin e parajsës.
E pse bash trëndafili i kuq?
Sepse e kuqja simbolizon gjakimin, epshin, vrullin, pasionin, dëshirën e zjarrtë për dashuri. Fundja, vet emri trëndafil buron nga italishtja “rosa”, që do të thotë - e kuqe (e çelur). Nëse do që të dukesh, ose më mirë të themi - që të bëhesh romantik, mjafton një trëndafil i kuq për t’i shprehur të gjitha ndjenjat përmes gjuhës së zemrës. Kjo vlen sidomos për dashnorët e turpshëm, që u “ngrihet” goja kur janë në pyetje këto dy fjalë, po i quajmë, magjik - “Të dua”.
Kur jemi tek ngjyrat, natyrisht në kontekstin e dashurisë romantike, secila ngjyrë trëndafili e ka domethënien e vet. Vetëm e kuqja simbolizon dashurinë e thellë dhe pasionin e zjarrtë, të tjerat kanë kuptim tjetër:
-e verdha, simbolizon shoqërinë (miqësinë) e vërtet, në kuptimin e plotë të fjalës (jo dashuri zemrash apo xhelozi);
-e bardha, është simbol i sinqeritetit dhe paqes;
-e kaltra, simbolizon fatin, butësinë, delikatesën etj.
Element tjetër, gjithashtu shumë i rëndësishëm për dashurinë romantike janë edhe pëllumbat. Poetët i ka tërhequr, por edhe mahnitur, gjithnjë bukuria dhe sjellja e pëllumbave. Ata, në kuptim të plotë të fjalës, paraqesin simbolikën e pamohueshme të dashurisë romantike dhe mu për këtë edhe ilustrohen gjithnjë në qift. Ata e kanë edhe një karakteristik shumë të veçantë: përveç që i gugatin njëri-tjetrit aq këndshëm në vesh, kur e zgjedhin partnerin i mbesin besnik deri në fund të jetës! Dhe kjo është edhe esenca e romantizmit të vërtet, të cilën e ëndërron secili qift, e posaçërisht secila vajzë, sidomos gjatë kohës së adoleshencës, kur edhe noton mbi valët e ëndrrave idealiste.
Por edhe zemra edhe lulet edhe pëllumbat duket se burimin e kanë shumë shekuj me parë, në legjendat e “pajtorit të të dashuruarve”, Shën Valentinin.
Shën Valentini dhe dita e të dashuruarve
Dashuria merr trajtën e secilës zemër...
Nuk mund të shkruhet për dashurinë e të mos përmendet edhe i shenjti, Shën Valentini, i cili njihet në tërë rruzullin tokësor si “pajtor i të dashuruarve” ose “mbrojtës i dashurisë”. Edhe pse u ndoq, persekutua, burgos e në fund ju pre edhe koka, ai për asnjë çast nuk u përul, duke predikuar dashurinë e cila duhej të bënte folenë në zemrën e gjithsecilit. 14 shkurti i vitit 270, dita kur u ekzekutua Shën Valentini, u rikthye në ditë përkujtimi për të, duke mos u zbehur shekuj me radhë dhe duke u festuar deri në ditët tona si “Dita e Shën Valentinit” apo “Dita e të dashuruarve”.
Pse bash “Dita e Shën Valentinit” apo “Dita e të dashuruarve”?
Legjenda të shumta qarkullojnë për këtë ditë. Disa nga elemente e këtyre legjendave që kanë udhëtuar ndër shekuj, e natyrisht që janë shtuar me kohë, po i përshkruajmë më poshtë:
Shën Valentini kishte një kopsht shumë të bukur për të cilin përkujdesej me plot pasion. Ai nuk i pengonte kurrë fëmijët e rrethit që të loznin brenda tij, bile, herë pas here, dilte në dritare për t’i soditur ata dhe për ta ndjerë sadopak gëzimin dhe harenë e tyre fëmijërore. Para se të binte muzgu, ai zbriste në kopsht dhe të gjithë fëmijëve që loznin aty, ua dhuronte nga një lule me këshillën që t’ia dërgonin prindërve si shenjë respekti e dashurie që kishin për ta. Mendohet se këtu e ka burimin edhe shkëmbimi i dhuratave të vogla, të cilat edhe sot u jepen personave të dashur, sidomos nënave.
Derisa Shën Valentini po përkujdesej për kopshtin e tij, i dëgjon dy të rinj, të fejuar, teksa po ziheshin mes veti. Ai u del përpara me një trëndafil të kuq në dorë dhe me një pamje të qetë e rrezatuese, ia dhuron të rinjve atë, duke kërkuar nga ata që ta shtrëngojnë që të dy bishtin e tij, dhe me këtë i shpalli ata si persona të martuar. Ky veprim i Shën Valentinit, si me shkop magjik, ktheu paqen mes këtyre dy të fejuarve dhe forcoi dashurinë mes tyre. Fjala u përhap shpejtë dhe njerëzit filluan të vinin tek Shën Valentini për ta bekuar martesën tyre. Meqë në atë kohë, perandori Claudius II, kishte ndaluar me urdhëresë fejesat dhe martesat, shkaku i luftërave, Shën Vlentini burgoset dhe dënohet me vdekje.
Supozohet se kjo është edhe arsyeja që në festën e Shën Valentinit ndihet çdokun aroma e këndshme e trëndafilave si simbol i dashurisë ndërmjet burrit e gruas, dashurisë ndaj njerëzimit, dashurisë ndaj Zotit. Në dashuri gjinden paqja, bashkimi i familjes dhe i mbarë njerëzimit.
Derisa Shën Valentini qëndronte në burg mendjen e kishte tek fëmijët dhe dashnorët e rinj. Ai iu lut Zotit, i cili ia dërgoi dy pëllumba. Dy pëllumbat u bënë bartësit e mesazheve të dashurisë. Në qafën e njërit pëllumbat ishte lidhur edhe një çelës. Ishte çelësi i “kopshtit të dashurisë”.
Me kalimin e shekujve, zemra, trëndafilat e kuq dhe pëllumbat u kthyen në simbol më të preferuara për ta shprehur ndjenjën e dashurisë. Edhe sot e kësaj dite, zemra, trëndafili i kuq dhe pëllumbi paraqesin simbolikën më sublime për, jo vetëm për dashurin romantike, por edhe për mbarë dashurinë njerëzore.