Kohë jo fort të mira këto të sotmet për femrat shumë të bukura. Pasi sipas një studimi të fundit, vlerësohen më pak të mira në shtrat, sesa ato të shëmtuara.
Kështu, ka qenë Universitetit Radboud në Holandë, i cili e ka konfirmuar këtë konkluzion, duke e publikuar edhe në revistën “Archives of Sexual Behaviour” (Arkivat e Sjelljes Seksuale).
Sipas këtij studimi, femrat e kalendarëve, apo ato pas të cilave meshkujt çmenden në ekranet e televizioneve, nuk janë më në modë.
“Paradoksalisht, ato nuk i çmendin meshkujt në shtrat, megjithë bukurinë që kanë”, citon studimi në fjalë.
Ndryshe nga ato, femrat më pak të bukura vlerësohen me një performancë të mirë seksuale dhe mjaft të preferuara në shtrat për këtë, nga meshkujt. /noa/